By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: DW: Pas atentatit të dështuar me dron ndaj aeroportit Leipzig, Gjurmët të çojnë drejt shërbimit sekret rus
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
DW: Pas atentatit të dështuar me dron ndaj aeroportit Leipzig, Gjurmët të çojnë drejt shërbimit sekret rus
Lajme

DW: Pas atentatit të dështuar me dron ndaj aeroportit Leipzig, Gjurmët të çojnë drejt shërbimit sekret rus

Momenti
Published: September 14, 2026

Pas atentatit të dështuar me dron ndaj aeroportit Leipzig/Halle, po dalin gjithnjë e më shumë detaje në dritë. Sipas mediave, hetimet të çojnë drejtpërdrejt te shërbimi sekret ushtarak rus, GRU.

Pas atentatit të dështuar me dron ndaj aeroportit Leipzig/Halle duket se hetimet gjejnë përfshirje të drejtpërdrejtë të shërbimi sekret ushtarak rus GRU: një punonjës i dyshuar i GRU-së thuhet se ka pasur rolin e organizatorit logjistik të operacionit. Sipas gazetës Welt am Sonntag, e cila i referohet dokumenteve sekrete të hetimit, në dosje përmendet një person i dyshuar i lidhur me GRU-në si përgjegjës për logjistikën e operacionit.

Your browser does not support the video tag.

Bëhet fjalë për një shtetas rus, raportoi gazeta duke cituar burime të sigurisë. Sipas këtyre burimeve, ai ka organizuar përgatitjet e sulmit. Personi në fjalë thuhet se ka hyrë në Gjermani përmes Turqisë dhe më pas është larguar drejt Serbisë nga aeroporti Berlin Brandenburg. Sipas raportit hetimor, autoritetet gjermane kishin dijeni për lidhjet e tij të dyshuara me shërbimin sekret rus që në momentin e hyrjes në vend. Megjithatë, ai nuk u vendos nën vëzhgim nga autoritetet. Ndërkohë, burri thuhet se është kthyer sërish në Rusi. Nga ana tjetër, qeveria në Moskë i ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzat dhe çdo përfshirje të mundshme në këtë rast.

Lëndët shpërthyese dhe teknologjia e ndezjes sinjale vendimtare

Mbrëmjen e 4 gushtit, në aeroportin Leipzig/Halle u zbulua dhe u çaktivizua një dron i ngarkuar me lëndë shpërthyese pranë një avioni transportues ukrainas të tipit Antonov. Sipas qeverisë federale gjermane, gjurmët që çuan te të dyshuarit lidhen, ndër të tjera, me konfigurimin e dronit, llojin e eksplozivit të përdorur dhe teknologjinë e ndezjes. Këto elemente, sipas autoriteteve, janë njohur edhe nga operacione të tjera hibride të atribuuara Rusisë.

Në fillim të shtatorit, qeveria gjermane e bëri zyrtarisht përgjegjëse Rusinë për incidentin. Si reagim, ajo vendosi, ndër të tjera, mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme ruse në Bon. Moska iu kundërpërgjigj kësaj mase duke mbyllur konsullatën gjermane si edhe disa degë të Institutit Goethe në Rusi. /DW

The post DW: Pas atentatit të dështuar me dron ndaj aeroportit Leipzig, Gjurmët të çojnë drejt shërbimit sekret rus appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

14 shkolla të Kosovës në proces të mbylljes, shkaku i rënies së numrit të nxënësve
Qeveria Kurti 4 mban mbledhjen e parë
BE do të shtrëngojë më tej politikën e migracionit pas krizës së Ceutës
Rrezikohen licencat e “Kosova A” dhe “Kosova B”, ekspertët paralajmërojnë pasoja për Kosovën
Qendra e Studentëve hap konkursin për konvikte dhe mensë

LEXO GJITHASHTU

Nis viti i ri shkollor, 25 mijë fëmijë në klasën e parë, 53 shkolla të reja. Shtohen masat për sigurinë
Nis viti i ri shkollor, 25 mijë fëmijë në klasën e parë, 53 shkolla të reja. Shtohen masat për sigurinë
TOP Momenti
LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje Maqedonia
LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje Maqedonia
TOP Momenti
Shqiptari i arratisur dy herë me helikopter përfshihet në përleshje me armë në Athinë
Shqiptari i arratisur dy herë me helikopter përfshihet në përleshje me armë në Athinë
TOP Momenti
Deklaratat përfundimtare për veprën kundër administrimit të drejtësisë, sot vazhdon seanca në Hagë
Deklaratat përfundimtare për veprën kundër administrimit të drejtësisë, sot vazhdon seanca në Hagë
TOP Momenti
SHBA dhe BE paralajmërojnë Serbinë për teknologjinë kineze: Rrezikohet rruga evropiane
SHBA dhe BE paralajmërojnë Serbinë për teknologjinë kineze: Rrezikohet rruga evropiane
Lajme

You Might Also Like

Musliu: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, edhe NATO-ja do të japë përgjegjësi 
Lajme

Musliu: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, edhe NATO-ja do të japë përgjegjësi 

September 14, 2026
Kandidatët ekstremistë francezë kryesojnë në garën presidenciale të vitit 2027
Lajme

Kandidatët ekstremistë francezë kryesojnë në garën presidenciale të vitit 2027

September 14, 2026
“Thaçi 2” – vazhdon dita e tretë e deklaratave përfundimtare në Hagë
Lajme

“Thaçi 2” – vazhdon dita e tretë e deklaratave përfundimtare në Hagë

September 14, 2026
Kosova pret verdiktin e Hagës, në Drenicë dhe Podujevë shpresojnë në lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Lajme

Kosova pret verdiktin e Hagës, në Drenicë dhe Podujevë shpresojnë në lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

September 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?