By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Qendra e Studentëve hap konkursin për konvikte dhe mensë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Qendra e Studentëve hap konkursin për konvikte dhe mensë
Lajme

Qendra e Studentëve hap konkursin për konvikte dhe mensë

Momenti
Published: September 14, 2026

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në konvikte dhe për shfrytëzimin e mensës së studentëve për vitin akademik 2026/2027.

Sipas njoftimit, aplikimi do të bëhet online, ndërsa konkursi do të jetë i hapur deri më 18 shtator 2026, në orën 16:00.

Your browser does not support the video tag.

“Për pranimin e studentëve në konvikte dhe ushqim në mensën e studentëve për vitin Akademik 2026/2027”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Studentëve.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt në studime themelore, vendbanimi i të cilëve është 25 kilometra ose më larg nga Prishtina.

Kriteret për pranim në konvikte

Qendra e Studentëve ka përcaktuar edhe kritere të veçanta për pranimin e studentëve.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Fakultetit Teknik dhe Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, të cilët kanë notë mesatare 9.00 dhe vendbanimin 25 kilometra ose më larg nga Prishtina, pranohen në konvikte pavarësisht numrit total të pikëve.

Ndërkaq, studentët e fakulteteve të tjera me notë mesatare 9.5 dhe vendbanim 25 kilometra ose më larg nga Prishtina, gjithashtu pranohen pavarësisht numrit të pikëve të fituara.

Për studentët e tjerë, pikët llogariten në bazë të kritereve të përcaktuara. Nota mesatare vlerësohet me 5 deri në 15 pikë, ndërsa largësia e vendbanimit nga Prishtina me 1 deri në 10 pikë, shkruan Telegrafi.

Studentët që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Kosovës për largësinë përfitojnë 15 pikë.

Pikë shtesë për kategori të veçanta

Konkursi parasheh edhe pikë shtesë për studentët që i përkasin kategorive të veçanta.

Sipas konkursit:

  • fëmijët e dëshmorëve përfitojnë 10 pikë;
  • fëmijët e prindërve invalidë të luftës 5 pikë;
  • studentët, prindi i të cilëve është veteran i luftës, 3 pikë;
  • fëmijët e prindërve martirë nga lufta 4 pikë;
  • studentët me aftësi të kufizuara 6 pikë;
  • studentët pa të dy prindërit 5 pikë;
  • studentët fëmijë të të burgosurve politikë 4 pikë;
  • studentët nga familjet me asistencë sociale 4 pikë;
  • dy ose më shumë studentë nga e njëjta familje që aplikojnë në Qendrën e Studentëve marrin 3 pikë.

Qendra e Studentëve ka bërë të ditur se studentët që përfitojnë pikë shtesë duhet të ngarkojnë në sistemin online dokumentacionin përkatës.

Për disa kategori, sistemi do t’i llogarisë automatikisht pikët, përfshirë ato që lidhen me notën mesatare, largësinë e vendbanimit, statusin e prindit invalid të luftës dhe asistencën sociale.

“Pikët e fituara nga nota mesatare, nga largësia, student i prindit invalid të luftës, studentëve me asistencë sociale pikët i llogarit vet sistemi online. Andaj nuk është e nevojshme që këto dokumente të ngarkohen gjatë aplikimit”, sqaron Qendra e Studentëve.

Për studentët nga komunitetet jo shumicë, sipas konkursit, do të vlejë lista nga sistemi i Universitetit të Prishtinës.

Kur publikohen rezultatet?

Rezultatet e konkursit do të publikohen më 25 shtator 2026, në tabelat e konvikteve dhe në faqet zyrtare të Qendrës së Studentëve.

Studentët që nuk pajtohen me rezultatet do të kenë mundësi të ushtrojnë ankesë online më 28 dhe 29 shtator, ndërsa rezultatet e ankesave do të publikohen më 1 tetor 2026.

Qendra e Studentëve ka paralajmëruar gjithashtu se studentët që kanë shkelur rregulloret në fuqi në Qendrën e Studentëve nuk do të pranohen në konvikte.

“Konvikte do të pranohen studentët me numrin më të madh të pikëve të fituara”, thuhet në konkurs.

Aplikimi bëhet përmes sistemit online të Qendrës së Studentëve, ndërsa udhëzuesi për aplikim është publikuar në faqen zyrtare dhe në profilin zyrtar të institucionit në Facebook.

The post Qendra e Studentëve hap konkursin për konvikte dhe mensë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tahiri: PDK iu drejtua Kushtetueses, kërkojmë masë për të parandaluar dëmet institucionale
Kalojnë ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, ndalohet një kosovar dhe një malazez
Një person humb jetën në Pejë, ishte duke marrë trajtim mjekësor
Gjendet pa shenja jete një foshnje në Prizren
PDK-ja e dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë “Kurti 4”

LEXO GJITHASHTU

Putini më parë do të vazhdonte të vriste sesa të pranonte humbjen: NATO-ja duhet të ndërhyjë
Putini më parë do të vazhdonte të vriste sesa të pranonte humbjen: NATO-ja duhet të ndërhyjë
TOP Momenti
PDK-ja i drejtohet Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
PDK-ja i drejtohet Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
TOP Momenti
Vetaksidenti në Shirokë përfundon me fatalitet, humb jetën 49-vjeçari
Vetaksidenti në Shirokë përfundon me fatalitet, humb jetën 49-vjeçari
TOP Momenti
PDK-ja e çon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
PDK-ja e çon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
Lajme
Kongresi amerikan mban dëgjim për politikën e SHBA-së dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Kongresi amerikan mban dëgjim për politikën e SHBA-së dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
TOP Momenti

You Might Also Like

Ramadani: Agonia institucionale duhet të marrë fund
Lajme

Ramadani: Agonia institucionale duhet të marrë fund

September 14, 2026
Magyar: Do të hiqet kufizimi i epokës së Orbanit që ndalonte adoptimin e fëmijëve nga homoseksualët
Lajme

Magyar: Do të hiqet kufizimi i epokës së Orbanit që ndalonte adoptimin e fëmijëve nga homoseksualët

September 14, 2026
Gashi: Për çdo ditë të humbur, përgjegjësia politike ka emër dhe mbiemër
Lajme

Gashi: Për çdo ditë të humbur, përgjegjësia politike ka emër dhe mbiemër

September 14, 2026
14 shkolla të Kosovës në proces të mbylljes, shkaku i rënies së numrit të nxënësve
Lajme

14 shkolla të Kosovës në proces të mbylljes, shkaku i rënies së numrit të nxënësve

September 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?