By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rrezikohen licencat e “Kosova A” dhe “Kosova B”, ekspertët paralajmërojnë pasoja për Kosovën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rrezikohen licencat e “Kosova A” dhe “Kosova B”, ekspertët paralajmërojnë pasoja për Kosovën
Lajme

Rrezikohen licencat e “Kosova A” dhe “Kosova B”, ekspertët paralajmërojnë pasoja për Kosovën

Momenti
Published: September 14, 2026

Licencat e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B” pritet të skadojnë më 4 tetor, ndërsa mungesa e kuorumit në Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) rrezikon vazhdimin e tyre.

Sipas REL-it, ZRRE-ja ka konfirmuar se pa licenca aktive, KEK-u nuk ka bazë ligjore për të vazhduar prodhimin e energjisë.

Your browser does not support the video tag.

Aplikimet për vazhdimin e licencave janë shqyrtuar nga stafi profesional, por vendimi përfundimtar nuk mund të merret pa funksionalizimin e Bordit.

Bordi aktualisht është pa kuorum për shkak të mungesës së dy anëtarëve dhe kryesuesit, ndërsa plotësimi i këtyre pozitave kërkon funksionalizimin e Kuvendit.

Ekspertët e energjisë paralajmërojnë se një skenar i tillë mund të kishte pasoja të mëdha për Kosovën.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj në një prononcim për “Front Online” ka kritikuar mosfunksionalizimin e institucioneve të vendit, duke thënë se një situatë e tillë po shkakton probleme të mëdha.

Mulaj tha se çështja e energjisë lidhet edhe me sigurinë kombëtare, ndërsa ka paralajmëruar për pasoja të mëdha në rast se nuk vazhdohen licencat.

“Kjo tregon më së miri çfarë funksionaliteti kanë institucionet e vendit, çfarë probleme u sjellin jo vetëm kompanive e ndërmarrjeve publike, por edhe bizneseve private e sigurisë kombëtare, sepse energjia hyn në këtë çështje”, ka deklaruar Mulaj.

Sipas tij, mosvazhdimi i licencave mund t’i shkaktojë Kosovës probleme të jashtëzakonshme, veçanërisht nëse institucionet kryesore nuk funksionalizohen.

“Vazhdimi i licencave sjell probleme jashtëzakonisht të mëdha Kosovës. Edhe nëse nuk formohen institucionet, siç është Kuvendi dhe bordi i ZRRE-së, në emër të sigurisë kombëtare në mënyrë automatike është dashur të vazhdohen”, ka thënë ai.

Mulaj ka vlerësuar se problemet me funksionalizimin e institucioneve po reflektohen drejtpërdrejt në ekonominë e vendit.

“Kjo tregon që problemet me funksionalizimin e institucioneve tona sjellin pasoja të pariparueshme për ekonominë e vendit”, ka përfunduar Mulaj.

Njohësi i energjetikës, Vezir Rexhepi ka thënë se termocentralet Kosova A dhe Kosova B të cilat janë në kuadër të KEK-ut duhet të pajisen me licencë nga ZRRE-ja për të vazhduar operimin.

Rexhepi tha se të dy termocentralet duhet të operojnë në kuadër të rregullimit të ZRRE-së, duke theksuar rëndësinë e tyre për furnizimin me energji elektrike në vend.

“Termocentrali Kosova A dhe B, që janë në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës, duhet ta marrin dhe ta kenë licencën, e cila çdo herë aprovohet prej ZRRE-së. Nuk mund të flas për aspektet ligjore, por ata duhet të operojnë vetëm në kuadër të ZRRE-së”, ka deklaruar Rexhepi.

Sipas tij, energjia ka një ndikim të jashtëzakonshëm në funksionimin e vendit, pasi të dy termocentralet sigurojnë pjesën kryesore të furnizimit me energji elektrike.

“Çështja e energjisë ka ndikim të jashtëzakonshëm, sepse të dy termocentralet e furnizojnë vendin dhe së fundmi edhe bizneset pas liberalizimit të tregut”, ka thënë ai.

Rexhepi tha se çdo problem në furnizim do të kishte pasoja të mëdha.

“KEK-u e furnizon Kosovën pothuajse me mbi 80 për qind të prodhimit të përgjithshëm. Ndikimet janë të jashtëzakonshme nëse ka probleme te furnizimet dhe është e rëndë”, është shprehur Rexhepi.

The post Rrezikohen licencat e “Kosova A” dhe “Kosova B”, ekspertët paralajmërojnë pasoja për Kosovën appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tahiri: PDK iu drejtua Kushtetueses, kërkojmë masë për të parandaluar dëmet institucionale
Kalojnë ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, ndalohet një kosovar dhe një malazez
Një person humb jetën në Pejë, ishte duke marrë trajtim mjekësor
Gjendet pa shenja jete një foshnje në Prizren
PDK-ja e dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë “Kurti 4”

LEXO GJITHASHTU

Putini më parë do të vazhdonte të vriste sesa të pranonte humbjen: NATO-ja duhet të ndërhyjë
Putini më parë do të vazhdonte të vriste sesa të pranonte humbjen: NATO-ja duhet të ndërhyjë
TOP Momenti
PDK-ja i drejtohet Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
PDK-ja i drejtohet Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
TOP Momenti
Vetaksidenti në Shirokë përfundon me fatalitet, humb jetën 49-vjeçari
Vetaksidenti në Shirokë përfundon me fatalitet, humb jetën 49-vjeçari
TOP Momenti
PDK-ja e çon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
PDK-ja e çon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
Lajme
Kongresi amerikan mban dëgjim për politikën e SHBA-së dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Kongresi amerikan mban dëgjim për politikën e SHBA-së dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
TOP Momenti

You Might Also Like

Ramadani: Agonia institucionale duhet të marrë fund
Lajme

Ramadani: Agonia institucionale duhet të marrë fund

September 14, 2026
Magyar: Do të hiqet kufizimi i epokës së Orbanit që ndalonte adoptimin e fëmijëve nga homoseksualët
Lajme

Magyar: Do të hiqet kufizimi i epokës së Orbanit që ndalonte adoptimin e fëmijëve nga homoseksualët

September 14, 2026
Gashi: Për çdo ditë të humbur, përgjegjësia politike ka emër dhe mbiemër
Lajme

Gashi: Për çdo ditë të humbur, përgjegjësia politike ka emër dhe mbiemër

September 14, 2026
14 shkolla të Kosovës në proces të mbylljes, shkaku i rënies së numrit të nxënësve
Lajme

14 shkolla të Kosovës në proces të mbylljes, shkaku i rënies së numrit të nxënësve

September 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?