Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka ndarë me publikun detaje të ëmbla nga dasma e saj me aktorin Callum Turner.
Ylli 31 vjeçar tha në një intervistë për revistën Vouge Italia, se ajo dhe bashkëshorti kishin marrë dy këshilla nga të afërmit: të shijonin dasmën si mysafirë dhe të kërkonin vazhdimisht njëri-tjetrin ndër të ftuarit.
Ajo tha se këto këshilla i ndihmuan çiftit të kalonin sa më shumë kohë së bashku dhe ta shijonin në maksimum ditën e tyre, duke e bërë me të vërtetë magjike.
Dua dhe Callum u martuan në një ceremoni elegante në Sicili më 6 qershor, pasi më herët kishin lidhur zyrtarisht kurorë në Marylebone Town Hall në Londër.

