By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën
Lajme

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Momenti
Published: June 21, 2026

Raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë, paanshmërinë dhe standardet e procesit ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Ka raste kur një raport nuk ndryshon gjithçka. Thjesht konfirmon atë që shumëkush e ka kuptuar prej kohësh.

I tillë është raporti i publikuar më 30 prill 2026 nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (BHRC), pas kërkesës së Avokatit të Popullit të Kosovës për një vlerësim të pavarur mbi funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Ky nuk është një dokument i hartuar nga mbështetësit e Hashim Thaçit. Nuk është as një memorandum politik i qeverisë së Kosovës, as një manifest patriotik i veteranëve të UÇK-së. Është produkt i një organizmi prestigjioz juridik britanik, i cili u thirr pikërisht për të parë nëse kjo gjykatë po i respekton standardet që pretendon se mishëron.

Dhe përgjigjja që del nga raporti është shkatërruese.

Jo sepse autorët deklarojnë se Dhomat e Specializuara janë të paligjshme. Nuk e bëjnë këtë. Përkundrazi. Ata pranojnë se në letër arkitektura juridike duket solide. Por problemi i madh me institucionet moderne nuk është më çfarë shkruhet në statutet e tyre. Problemi është si funksionojnë në realitet.

Në realitet, raporti përshkruan një gjykatë që vuan nga dyshime serioze mbi pavarësinë e saj, nga një regjim paraburgimi që rrezikon të shndërrohet në dënim pa vendim gjykate, nga procedura të paqarta në administrimin e provave dhe nga një marrëdhënie problematike mes drejtësisë dhe diplomacisë ndërkombëtare.

Me pak fjalë, raporti përshkruan pikërisht atë që Dhomat e Specializuara u krijuan për të mos qenë.

Që në fillim, kjo gjykatë mbante brenda vetes një kontradiktë të pazgjidhshme. Ajo u paraqit si pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por u largua nga Kosova. U paraqit si instrument i sovranitetit juridik të Kosovës, por iu besua ekskluzivisht gjyqtarëve të huaj. U paraqit si gjykatë e paanshme, por praktikisht e përqendroi misionin e saj tek njëra palë e konfliktit.

Për vite me radhë, mbështetësit e saj na thanë se pikërisht këto karakteristika përbënin garancinë e pavarësisë. Sot, raporti i BHRC-së ngre pyetjen e kundërt: po sikur këto të jenë pikërisht burimi i problemit?

Një gjykatë që nuk i beson asnjë gjyqtari të vendit që pretendon të shërbejë. Një gjykatë që operon mijëra kilometra larg shoqërisë që prek. Një gjykatë ku emërimet dhe financimet kalojnë nëpër filtra politikë ndërkombëtarë. Kjo mund të jetë shumë gjëra, por është e vështirë të paraqitet si modeli ideal i drejtësisë së paanshme.

Edhe më shqetësuese janë gjetjet mbi provat.

Raporti evidenton diskrecion të gjerë në pranimin e tyre, përdorim të theksuar të materialeve me shkrim, vonesa në zbulimin e dokumenteve për mbrojtjen dhe shqetësime serioze lidhur me materialet e ardhura nga autoritetet serbe.

Ky është një detaj që nuk mund të kalohet me një ngritje supesh.

Në çdo konflikt, burimi i provës ka rëndësi. Sidomos kur bëhet fjalë për një luftë ku njëra palë ishte agresori dhe tjetra po luftonte për mbijetesën e saj. Një drejtësi serioze nuk mund të kërkojë që publiku të mbyllë sytë përballë kësaj rrethane dhe të supozojë automatikisht se çdo dokument që mbërrin nga aparatet shtetërore serbe është i pastër nga çdo dyshim.

Po aq problematik është fakti që një pjesë e madhe e çështjes mbështetet në prova dokumentare dhe deklarime të mbledhura larg syrit të publikut, ndërsa mbrojtja vazhdimisht është ankuar për kufizime në qasje, kohë dhe mjete.

Në fund të fundit, drejtësia penale nuk ekziston për të prodhuar narrativa historike. Ajo ekziston për të provuar fajësinë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.

Dhe pikërisht këtu qëndron problemi themelor i Dhomave të Specializuara.

Edhe nëse nesër ato shpallin çfarëdo vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, pyetja nuk do të jetë thjesht nëse vendimi është ligjërisht i vlefshëm. Pyetja do të jetë nëse ai vendim është produkt i një procesi që ka fituar besimin e publikut dhe ka larguar dyshimet mbi paanshmërinë e vet.

Raporti i BHRC-së sugjeron se përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është larg të qenit pozitive.

Kjo është arsyeja pse Dhomat e Specializuara ndodhen sot përballë një prove më të madhe sesa vetë gjykimi i ish-komandantëve të UÇK-së: prova e legjitimitetit të tyre.

Nëse standardi i provës nuk është absolutisht bindës, nëse dyshimet mbi burimin dhe administrimin e provave mbeten, nëse paraburgimi shumëvjeçar vazhdon të shihet si një ndëshkim paraprak dhe jo si një masë procedurale, atëherë çdo vendim dënues do të mbetet i ndjekur nga hija e dyshimit.

Sepse drejtësia nuk matet nga numri i viteve të burgut që shpall. Ajo matet nga besimi që ngjall.

Dhe kur një gjykatë e ndërtuar si kompromis politik siç janë Dhomat e Specializuara fillon të prodhojë më shumë pikëpyetje sesa përgjigje, atëherë problemi nuk është më tek të akuzuarit. Problemi është tek vetë gjykata.

Sepse një gjykatë që lë pas më shumë dyshime sesa bindje mund të japë vendime, por vështirë se mund të prodhojë drejtësi. Një vendim gjykate mund të mbyllë një dosje. Vetëm drejtësia e vërtetë mund të mbyllë një kapitull të lavdishëm të UÇK-së dhe të komandantëve të saj.

source

You Might Also Like

Pse kaq shumë shtetas të Afrikës së Veriut përfshihen në kriminalitet në Zvicër?
TikTok refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
Vuçiq sot njoftoi se i ka shkruar letër për Urën e Ibrit Sekretarit Rutte, çfarë thonë nga NATO
Jo vetëm Ngushtica e Hormuzit, ja pikat strategjike të botës që ndikojnë ekonominë globale
Vdekjet e punëtorëve, Bordi i KEK thotë se do të themelojë Taskë Forcë për përmirësimin e sigurisë në punë

LEXO GJITHASHTU

Sindikata e Re e KEK-ut: Katër punëtorë të vdekur gjatë vitit, alarm serioz
Sindikata e Re e KEK-ut: Katër punëtorë të vdekur gjatë vitit, alarm serioz
TOP Momenti
“Mitraloz, armë të gjata, mjete shpërthyese e uniforma” – Detajet e operacionit të Policisë në koordinim me AKI-në në veri
“Mitraloz, armë të gjata, mjete shpërthyese e uniforma” – Detajet e operacionit të Policisë në koordinim me AKI-në në veri
TOP Momenti
Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut
Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut
TOP Momenti
Arrestohet një person për mashtrimin me biletat e aeroplanit
Arrestohet një person për mashtrimin me biletat e aeroplanit
TOP Momenti
Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së
Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së
TOP Momenti

You Might Also Like

Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën
Lajme

Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme

Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje

August 20, 2026
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme

Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje

August 20, 2026
Fetoshi: Vuçiq e sheh Urën e Ibrit si kërcënim, NATO-ja si progres
Lajme

Fetoshi: Vuçiq e sheh Urën e Ibrit si kërcënim, NATO-ja si progres

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?