By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Deputetët e PDK-së te dyert e Qeverisë: Këto zyra janë uzurpuar nga deputeti Kurti, ai duhet të jetë në Kuvend
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Deputetët e PDK-së te dyert e Qeverisë: Këto zyra janë uzurpuar nga deputeti Kurti, ai duhet të jetë në Kuvend
Lajme

Deputetët e PDK-së te dyert e Qeverisë: Këto zyra janë uzurpuar nga deputeti Kurti, ai duhet të jetë në Kuvend

Momenti
Published: August 13, 2026

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar sot aktivitetin politik kundër asaj që ata e quajnë “pengmarrjee të institucioneve nga ana e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, deputetja Vlora Çitaku, në një konferencë për media, para objektit të Qeverisë tha se LVV po shpërfillë procedurat për konstituimin e Kuvendit, duke ua pamundësuar deputetëve ta ushtrojnë mandatin që ua kanë besuar qytetarët në zgjedhjet e 7 qershorit.

Your browser does not support the video tag.

“Ne këtu jemi me një qëllim të vetëm: të kërkojmë rivendosjen e ligjit, Kushtetutës dhe demokracisë në vend. Kjo ndërtesë këtu është Qeveria e Republikës së Kosovës, në të cilën shumë prej nesh e kemi pasë nderin me shërby. Nuk ka nder e privilegj më të madh se me pasë mundësi me i shërby vendit tënd. Mirëpo, edhe nuk ka krim më të madh se sa kur besimi qytetar keqpërdoret dhe zyrat e popullit uzurpohen. Këto zyra janë të uzurpuara nga një deputet (Albin Kurti). Po aq sa ka të drejtë të jetë ai aty, po aq kemi të drejtë edhe ne. E dyta, ai duhet të jetë në Kuvend bashkë me ne për të konstituuar Kuvendin, për të themeluar institucionet. Nuk jemi këtu të bëjmë puç”,

PDK e ka ftuar Kurtin që të shkojë në Kuvend, ta propozojë kryetarin dhe ta konstituojë këtë institucion.

“Ne jemi këtu për t’i thënë Albin Kurtit: Eja në Kuvend. T’i ndërtojmë institucionet, pastaj ecim tutje!”, tha Çitaku.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se rendi kushtetues i vendot ka rënë dhe e ka ftuar kryesuesin Avni Dehari që ta caktojë vazhdimin e seancës.

“Çka po ndodhë në këtë vend është absurde dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kosovës. Ne kemi pasur zgjedhje në shkurt, në dhjetor, në qershor. Kemi pasë tri palë zgjedhje nacionale. Asnjëherë nuk ka ndodhur që dikush 18 muaj e 5 ditë t’i bllokojë institucionet”, theksoi ai.

PDK tha se përsëri do t’i drejtojë kërkesë Avni Deharit për mbajtjen e seancës konstituive pas 48 orëve dhe aktivitetin e saj PDK do ta zhvendosë edhe jashtë Kuvendit në forma më të gjëra të mobilizimit politik, demokratik dhe qytetar.

The post Deputetët e PDK-së te dyert e Qeverisë: Këto zyra janë uzurpuar nga deputeti Kurti, ai duhet të jetë në Kuvend appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruat, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Djali i Kadri Veselit: Ju kisha lutë të na kurseni nga pyetjet, ishin 24 orë kaotike, i falënderoj njerëzit e Kosovës
Endrit Thaçi pas aterimit në Prishtinë: Gjykatë kriminale, besojmë se do të kthehen të pafajshëm në Gjyqin e Apelit
Arrijnë në Prishtinë djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

LEXO GJITHASHTU

Policia tregon për incidentet e fundit te EULEX’i, thotë se protesta ka përfunduar në ora 00:20
Policia tregon për incidentet e fundit te EULEX’i, thotë se protesta ka përfunduar në ora 00:20
Lajme
Togeri i kërkon protestuesve të shpërndahen: Ta mbrojmë njëri tjetrin
Togeri i kërkon protestuesve të shpërndahen: Ta mbrojmë njëri tjetrin
Lajme
Protesta te EULEX, zjarrfikësit janë në vendngjarje
Protesta te EULEX, zjarrfikësit janë në vendngjarje
Lajme
Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së zë ballinat e mediave ndërkombëtare
Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së zë ballinat e mediave ndërkombëtare
TOP Momenti
Zjarr në objektin e EULEX-it, protestuesit hedhin fishekzjarre
Zjarr në objektin e EULEX-it, protestuesit hedhin fishekzjarre
Lajme

You Might Also Like

Walker Bashkimit Evropian: Ku ishit kur serbët para se te niste lufta i trajtuan në mënyrën me mizore kosovarët
Lajme

Walker Bashkimit Evropian: Ku ishit kur serbët para se te niste lufta i trajtuan në mënyrën me mizore kosovarët

September 16, 2026
Protestuesit arrijnë te selia e EULEX’it, pamjet e fundit nga atje
Lajme

Protestuesit arrijnë te selia e EULEX’it, pamjet e fundit nga atje

September 16, 2026
Arrestimi i krerëve të UÇK dhe dërgimi në Hagë në ditarin e Qosjes – çfarë shkruante shkrimtari
Lajme

Arrestimi i krerëve të UÇK dhe dërgimi në Hagë në ditarin e Qosjes – çfarë shkruante shkrimtari

September 16, 2026
Protestat në Prishtinë, policia ka shoqëruar dy persona: Njëri është ndaluar për 48 orë e tjetri është liruar
Lajme

Protestat në Prishtinë, policia ka shoqëruar dy persona: Njëri është ndaluar për 48 orë e tjetri është liruar

September 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?