By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BDI: 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, jubile që na obligon ta mbrojmë barazinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BDI: 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, jubile që na obligon ta mbrojmë barazinë
TOP Momenti

BDI: 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, jubile që na obligon ta mbrojmë barazinë

Momenti
Published: August 13, 2026

Sot shënojmë 25 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, një jubile që përfaqëson një nga kthesat më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut. Më 13 gusht 2001, me mbështetjen dhe garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe NATO-s, vendi zgjodhi rrugën e paqes, barazisë dhe ndërtimit të një shoqërie në të cilën shteti u përket njësoj të gjithë qytetarëve të tij, thuhet në kumtesën e BDI-së.

“Marrëveshja e Ohrit instaloi një arkitekturë të re kushtetuese, ligjore dhe politike të shtetit, të mbështetur mbi barazinë, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, respektimin e gjuhës dhe identitetit, decentralizimin, vendimmarrjen konsensuale dhe pjesëmarrjen e të gjitha bashkësive në institucionet e vendit.Marrëveshja Paqësore e Ohrit nuk ishte vetëm themeli i paqes dhe i barazisë së brendshme, por edhe parakusht themelor për realizimin e përcaktimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut. Falë stabilitetit dhe rendit të ri politik që ajo krijoi, vendi arriti të realizojë njërin prej dy synimeve të tij madhore strategjike – anëtarësimin në NATO. Edhe përcaktimi i dytë, anëtarësimi në Bashkimin Europian, është i pandashëm nga respektimi i frymës dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes. Rruga drejt Brukselit kalon përmes Ohrit, sepse nuk mund të ketë të ardhme europiane pa barazi, demokraci funksionale, marrëdhënie të qëndrueshme ndëretnike dhe respektim të marrëveshjeve mbi të cilat është ndërtuar stabiliteti i vendit.

Your browser does not support the video tag.

Por, pikërisht në 25-vjetorin e saj, në vend që këto parime të konsolidohen më tej, po përballemi me një proces shqetësues të zhbërjes së tyre, njëra pas tjetrës. Në njërën anë, Gjykata Kushtetuese, e shndërruar gjithnjë e më shumë në një institucion parapolitik, përmes vendimeve të saj jokushtetuese po rrënon shtylla të rëndësishme të rendit të krijuar pas vitit 2001. Në anën tjetër, ajo që ende nuk është shfuqizuar dhe vazhdon të jetë në fuqi, shpërfillet ose nuk zbatohet nga institucionet. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat u godit me shfuqizimin e mekanizmave që garantonin përfaqësimin etnik; përdorimi i gjuhës shqipe është vënë nën sulm dhe dispozitat ligjore në fuqi nuk zbatohen; legjitimiteti politik i shqiptarëve u nëpërkëmb; përllogaritja e popullsisë së përgjithshme nuk pasqyron realitetin e regjistrimit të vitit 2021; ndërsa emrat e rrugëve dhe shesheve, të vendosur para më shumë se dy dekadash si shprehje e realitetit shumëetnik të vendit, po shfuqizohen dhe po tentohet të zëvendësohen me emërtime nga periudha e monizmit, që nuk i bëjnë nder asnjë komuniteti dhe as së ardhmes demokratike të vendit.

Këto nuk janë raste të izoluara dhe as çështje teknike. Të marra së bashku, ato krijojnë një model të rrezikshëm të kthimit prapa. Kur njëra shtyllë rrëzohet me vendim gjykate, tjetra shpërfillet nga ekzekutivi dhe një e tretë relativizohet politikisht, atëherë vihet në pikëpyetje vetë ekuilibri mbi të cilin është ndërtuar paqja dhe stabiliteti i vendit. Marrëveshja e Ohrit nuk mund të pranohet në mënyrë selektive: të respektohet aty ku i përshtatet pushtetit dhe të anashkalohet aty ku garanton barazinë. Një qasje e tillë përbën rrezik serioz për kohezionin shoqëror, marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut”, thonë BDI-së.
Nga BDI thonë se ata kanë qenë bartës i procesit të shndërrimit të Marrëveshjes së Ohrit nga një dokument paqeje në realitet kushtetues, ligjor dhe institucional. Për ne, ky jubile nuk është vetëm rast për të kujtuar atë që është arritur, por moment për të ngritur zërin për atë që sot po rrezikohet. Asnjë hap prapa nga barazia, asnjë kompromis me të drejtat e fituara dhe asnjë heshtje përballë përpjekjeve për zhbërjen e tyre.

“Marrëveshja Paqësore e Ohrit dëshmoi se Maqedonia e Veriut ecën përpara kur bashkësitë nuk sundojnë mbi njëra-tjetrën, por qeverisin së bashku; kur dallimet nuk shihen si kërcënim, por respektohen si vlerë; dhe kur legjitimiteti, barazia dhe konsensusi janë themeli i vendimmarrjes. Çdo përpjekje për ta kthyer vendin në logjikën e mbivotimit, dominimit dhe margjinalizimit nuk është vetëm kthim para vitit 2001, por rrezikim i vetë formulës që e ruajti paqen për një çerek shekulli.

Në këtë 25-vjetor, nderojmë sakrificën dhe kontributin e të gjithë atyre që e bënë të mundur paqen dhe institucionalizimin e barazisë. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje institucioneve të vendit, forcave politike dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që të mos lejojnë degradimin e një marrëveshjeje që solli paqen, stabilitetin dhe perspektivën euroatlantike të vendit”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

You Might Also Like

Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë
Kurti shpalos premtimet: Rritje pagash e shtesash, investime miliardëshe në industri dhe ushtri
LSDM kërkon TVSH prej pesë përqind për karburantet: Propozimi i Qeverisë është masë e vonuar
Pas konstituimit të Kuvendit, sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverinë
Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër

LEXO GJITHASHTU

Zemaj – LVV-së: E njëjta propagandë, por tash mashtrimi është deshifruar
Zemaj – LVV-së: E njëjta propagandë, por tash mashtrimi është deshifruar
Lajme
Çiklizmi në Zvicër është dy herë më i rrezikshëm se në Holandë
Çiklizmi në Zvicër është dy herë më i rrezikshëm se në Holandë
Lajme
Me 62 vota, zgjidhet Qeveria Kurti 4, Haxhiu: Urime dhe suksese
Me 62 vota, zgjidhet Qeveria Kurti 4, Haxhiu: Urime dhe suksese
Lajme
Simiq: Jemi kundër qeverisë, nuk do jetë jetëgjatë, do ta rrëzojë Kushtetuesja
Simiq: Jemi kundër qeverisë, nuk do jetë jetëgjatë, do ta rrëzojë Kushtetuesja
Lajme
Iraku sekuestron platformën e dronëve që u përdorën për të sulmuar tubacionin saudit
Iraku sekuestron platformën e dronëve që u përdorën për të sulmuar tubacionin saudit
TOP Momenti

You Might Also Like

“Kurti 4” – këta janë të gjithë emrat e kabinetit të prezantuar nga Kurti
TOP Momenti

“Kurti 4” – këta janë të gjithë emrat e kabinetit të prezantuar nga Kurti

September 13, 2026
Një raketë huthi plagos dy persona dhe dëmton një xhami në rajonin e Jazanit, thotë Arabia Saudite
TOP Momenti

Një raketë huthi plagos dy persona dhe dëmton një xhami në rajonin e Jazanit, thotë Arabia Saudite

September 13, 2026
Reagon Shasivari: Mos mi keqinterpretoni fjalët, Gjykata Speciale është realitet, neve na ka mbetur të merremi me pasojat e atyre që e votuan
TOP Momenti

Reagon Shasivari: Mos mi keqinterpretoni fjalët, Gjykata Speciale është realitet, neve na ka mbetur të merremi me pasojat e atyre që e votuan

September 13, 2026
Vetëm VV dhe Lista Serbe në sallë, ironizon Përparim Rama: Patriotizmi sot paska pushim
TOP Momenti

Vetëm VV dhe Lista Serbe në sallë, ironizon Përparim Rama: Patriotizmi sot paska pushim

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?