By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Putini sapo i tregoi botës se sa shumë i frikësohet popullit të vet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Putini sapo i tregoi botës se sa shumë i frikësohet popullit të vet
TOP Momenti

Putini sapo i tregoi botës se sa shumë i frikësohet popullit të vet

Momenti
Published: August 13, 2026

Përjashtimi nga zgjedhjet i së vetmes parti kundër luftës, nxjerr në pah boshllëkun e propagandës së Kremlinit.

Nga: Vladimir Kara-Murza / The Washington Post
Përkthimi: Telegrafi.com

Your browser does not support the video tag.

Qëkur nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, diktatori rus Vladimir Putin ka pretenduar se “operacioni i tij special ushtarak” – siç e quan në mënyrë eufemiste propaganda e Kremlinit – gëzon mbështetje dërrmuese mes qytetarëve rusë, madje duke shkuar deri aty sa të thotë se “i gjithë kombi” është i bashkuar në mbështetje të luftës së tij.

Ky pretendim ka qenë gjithmonë i dyshimtë. Si mund të matet me vërtetësi opinioni publik në një vend që burgos njerëzit për shkak të shprehjes së mendimeve – në rastin e qëndrimeve kundër luftës, me shtatë, 12 apo (si në rastin tim) 25 vjet burg? Çuditërisht, disa komentues në Perëndim, përfshirë edhe kritikët e ashpër të Putinit, e kanë pranuar narrativën e Kremlinit si të mirëqenë, duke përqafuar – dhe përsëritur – idenë se shumica e rusëve e mbështesin luftën.

Por, veprat flasin më shumë se fjalët. Dhe, siç ndodh shpesh me diktaturat, akti më domethënës i vetëdemaskimit erdhi nga vetë regjimi. Të hënën, pas vetëm një dite në seancë gjyqësore, Gjykata Supreme e Rusisë anuloi regjistrimin zgjedhor të Yabloko-s – e vetmja parti në vend që kundërshton luftën në Ukrainë dhe bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm – duke e përjashtuar nga zgjedhjet parlamentare të shtatorit.

“Çfarë zgjedhjesh?” – mund të pyesë me të drejtë lexuesi, pasi Rusia e Putinit është diktaturë. E njëjta pyetje mund të ishte bërë në vitin 2020 për zgjedhjet presidenciale në Bjellorusinë fqinje, ku diktatori prej shumë vitesh në pushtet, Alexander Lukashenko, vendosi të lejonte kandidaten prodemokratike Svetlana Tikhanovskaya – një “shtëpiake”, siç e quajti ai me përçmim – të merrte pjesë në zgjedhje, me qëllim që të krijonte një fasadë demokratike dhe të demonstronte popullaritetin e tij të supozuar.

Por, plani nuk funksionoi. Sipas analistëve të pavarur, Tikhanovskaya e mundi bindshëm diktatorin që në raundin e parë të votimit, duke nxitur protesta masive dhe duke e detyruar regjimin t’i drejtohej një shtypjeje brutale për të qëndruar në pushtet. Deri tani, ia ka dalë. Por, e gjithë bota ka parë se Lukashenko nuk mund të pretendonte më se gëzon mbështetje popullore apo legjitimitet politik.

Kur autoritetet ruse regjistruan Yabloko-n për zgjedhjet parlamentare në fund të korrikut, nuk ishte e vështirë të kuptohej logjika e Kremlinit. Në fund të fundit, ai kishte gjithçka nën kontroll: mediat, komisionet zgjedhore dhe aparatin shtetëror të represionit. Përse të mos lejonte një parti kundër luftës të merrte pjesë në zgjedhje, t’i caktonte zyrtarisht një rezultat prej dy për qind dhe t’i tregonte botës se – siç ka thënë Putini kaq shumë herë – populli rus e mbështet në mënyrë dërrmuese luftën e tij në Ukrainë?

Por, gjërat filluan të shkonin keq. Ajo që regjimi nuk arriti të kuptonte ishte se Yabloko nuk ishte më thjesht një parti e vogël liberale, një mbetje e eksperimentit të shkurtër të Rusisë me demokracinë në vitet ’90 të shekullit XX. Ajo tashmë ishte e vetmja rrugë përmes së cilës qytetarët rusë mund të shprehnin kundërshtimin e tyre ndaj luftës.

Ata e shfrytëzuan menjëherë këtë mundësi. Yabloko përjetoi një rritje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, duke ua kaluar partive pro-Kremlinit për nga numri i ndjekësve. Videot në TikTok në mbështetje të partisë – të realizuara prej të rinjve që nuk kanë kujtime nga vitet ‘90 të shekullit XX dhe që, me gjasë, as nuk kishin dëgjuar më parë për Yabloko-n – papritur morën miliona shikime. Në grupet e bisedave në internet, të banorëve të ndërtesave të banimit anembanë Rusisë – përfshirë edhe provincat – Yabloko doli përpara partisë Rusia e Bashkuar të Putinit. Rezultatet e rrjedhura nga sondazhet e mbyllura tregonin se partia ishte dukshëm mbi pragun e nevojshëm për përfaqësim parlamentar dhe se mbështetja publike për të po i afrohej një përqindjeje dyshifrore.

Fushata kundër luftës e Yabloko-s ka marrë mbështetjen e figurave kryesore të opozitës së larmishme dhe të njohur për përçarjet e saj në Rusi. Ata u bënë thirrje mbështetësve të tyre që në shtator të votonin për këtë parti dhe të dëshmonin forcën e qëndrimit kundër luftës. Ky ishte koalicioni më i gjerë i grupeve opozitare – të paktën që nga protestat kundër Putinit të viteve 2011-2012, në mos që nga fillimi i viteve ’90 të shekullit XX, nga periudha e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Dhe, Putinin e kapi paniku. Sado i aftë të jetë bërë Kremlini në manipulimin e zgjedhjeve dhe falsifikimin e rezultateve të votimit, është e vështirë të fshihet përmasa e mbështetjes për opozitën kur ajo arrin në miliona vota dhe në përqindje dyshifrore (mjafton të pyesni Lukashenkon). Mundësia që në Rusi të përsëritej “efekti Tikhanovskaya” ishte shumë reale – dhe Kremlini kaloi në menaxhim emergjent të krizës.

Padia gjyqësore, e përpiluar me ngut nga Rodina (Atdheu), një parti kukull ultranacionaliste pro-Kremlinit, rendiste disa arsye për përjashtimin e Yabloko-s nga zgjedhjet – disa prej tyre haptazi absurde, si pretendimi se, duke publikuar një fotografi të bombardimit të Hiroshimës, partia kishte shkelur të drejtat e pronësisë intelektuale të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Në padi, Yabloko akuzohej gjithashtu për “ekstremizëm”, pasi kishte kërkuar armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe, në këtë mënyrë, sipas padisë, kishte “shkelur integritetin territorial të Federatës Ruse” – sepse, armëpushimi do të nënkuptonte heqjen dorë nga përpjekjet për të pushtuar territoret ukrainase të cilat Putini i kishte shpallur “ruse”. Udhëheqësi i Rodina-s, deputeti i Dumës Shtetërore, Alexei Zhuravlev, e ka quajtur Yabloko-n një parti të “tradhtarëve të kombit” që “punojnë për Perëndimin”.

Meqë në fletën e votimit të shtatorit kanë mbetur vetëm partitë që mbështesin luftën, Kremlini do të pretendojë sërish se gëzon mbështetjen e plotë të publikut për sulmin e tij ndaj Ukrainës. Por, këtë herë, pas shfaqjes së pagabueshme të frikës të së hënës, pak njerëz do ta besojnë këtë. Yabloko mund të jetë hequr nga fleta e votimit, por miliona rusë që kundërshtojnë luftën mbeten – dhe, është vetëm çështje kohe para se regjimi i Putinit të përballet sërish me këtë realitet.

Duke parë videot nga jashtë Gjykatës Supreme në Moskë, të hënën – ku qindra të rinj protestonin në mbështetje të Yabloko-s, duke brohoritur, kënduar dhe qeshur përballë policisë – nuk mund të mos mendoja se këta të rinj, në fund të adoleshencës dhe në fillim të të njëzetave, në moshën e fëmijëve të mi, janë e ardhmja e Rusisë, ndërsa diktatori shtatëdhjetëvjeçar në Kremlin nuk është. /Telegrafi/

You Might Also Like

Dhunë në familje në Podujevë, një grua dërgohet në QKUK pasi u rrah nga dy burra
GLPS: Vendimmarrja e Qeverisë në detyrë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin
Zbulohet identiteti i të arrestuarit nën dyshimet për spiunazh
VLEN: BDI e përdori Marrëveshjen e Ohrit si bankomat personal
“Merreni Bedri Hamzën dhe ejani në takim”, Manxhuka i LVV-së i bën thirrje PDK-së

LEXO GJITHASHTU

Vudi Xhymshiti publikon fotomontazh me AI, Time Kadriaj thotë se do ta denoncojë në Gjykatë: S’e kam takuar Llugiqin
Vudi Xhymshiti publikon fotomontazh me AI, Time Kadriaj thotë se do ta denoncojë në Gjykatë: S’e kam takuar Llugiqin
Lajme
Kryeministrja e Japonisë thotë se vizita e Putinit në ishujt e kontestuar është “absolutisht e papranueshme”
Kryeministrja e Japonisë thotë se vizita e Putinit në ishujt e kontestuar është “absolutisht e papranueshme”
Lajme
Vudi Xhymshiti publikon montazh me AI, Time Kadriaj thotë se do ta denoncojë në Gjykatë: S’e kam takuar Llugiqin
Vudi Xhymshiti publikon montazh me AI, Time Kadriaj thotë se do ta denoncojë në Gjykatë: S’e kam takuar Llugiqin
Lajme
Qyteti bregdetar Burgas i Bullgarisë zgjidhet nikoqir i Eurovision 2027
Qyteti bregdetar Burgas i Bullgarisë zgjidhet nikoqir i Eurovision 2027
TOP Momenti
Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, Policia sekuestron 86 thika e 19 boksa metali
Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, Policia sekuestron 86 thika e 19 boksa metali
Lajme

You Might Also Like

Serbia arreston edhe një shtetas të Kosovës
TOP Momenti

Serbia arreston edhe një shtetas të Kosovës

August 13, 2026
Deliu Kodra: Kuvendi nuk mund të mbahet peng, thirreni seancën
TOP Momenti

Deliu Kodra: Kuvendi nuk mund të mbahet peng, thirreni seancën

August 13, 2026
QMK: Pesë zjarre aktive në hapësirë të hapur, 42 janë shuar deri në mëngjes
TOP Momenti

QMK: Pesë zjarre aktive në hapësirë të hapur, 42 janë shuar deri në mëngjes

August 13, 2026
352  persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore brenda 24 orëve në QKUK
TOP Momenti

352 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore brenda 24 orëve në QKUK

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?