By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dënohet me 15 vite burg shqiptari që tentoi të organizonte sulmin terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vjenë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dënohet me 15 vite burg shqiptari që tentoi të organizonte sulmin terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vjenë
Lajme

Dënohet me 15 vite burg shqiptari që tentoi të organizonte sulmin terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vjenë

Momenti
Published: May 29, 2026

Një 21-vjeçar shqiptar nga Austria është dënuar me 15 vjet burg, pasi u shpall fajtor për planifikimin e një sulmi xhihadist ndaj një koncerti të Taylor Swift në Vjenë, gjatë turneut të saj “Eras Tour” në gusht të vitit 2024.

Sipas BBC-së, i riu – i identifikuar vetëm si Beran A, në përputhje me ligjet austriake të privatësisë – u dënua gjithashtu edhe për një sërë veprash të tjera të lidhura me terrorizmin.

Your browser does not support the video tag.

Beran A u arrestua pak para koncertit të parë nga tre shfaqjet e planifikuara në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë, pas një informacioni të ardhur si sinjalizim nga CIA. Menjëherë pas kësaj, të tri koncertet e planifikuara u anuluan, duke zhgënjyer rreth 200 mijë fansa.

Foto: Taylor Swift/Instagram

Taylor Swift kishte deklaruar më herët se rasti i kishte sjellë “një ndjenjë të re frike”, ndërsa anulimi i koncerteve i kishte lënë edhe “një ndjenjë të madhe faji”. Megjithatë, ajo falënderoi autoritetet, duke shkruar se falë tyre “po vajtonin për koncerte të humbura dhe jo për jetë të humbura”.

Prokurorët thanë se Beran A ishte radikalizuar dhe kishte bërë betimin e besnikërisë ndaj Shtetit Islamik (IS). Ata shtuan se i riu kishte tentuar – por pa sukses – të siguronte armë në mënyrë të paligjshme, përfshirë edhe një mitraloz dhe një granatë dore.

Një psikiatër i gjykatës, Peter Hoffmann, deklaroi se i akuzuari nuk shfaqte shenja sëmundjeje mendore dhe se nuk kishte “asnjë shpjegim psikiatrik” për radikalizimin e tij.

Procesi gjyqësor u zhvillua në Wiener Neustadt, në jug të Vjenës. Në të njëjtin rast u gjykua edhe një tjetër 21-vjeçar, Arda K nga Sllovakia, i akuzuar se ishte pjesë e një qelize të lidhur me IS-in. Ai u dënua me 12 vjet burg, megjithëse sipas BBC-së nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në planin për sulmin ndaj koncertit.

Beran A i tha gjykatës se ishte “i penduar”, para se juria të tërhiqej për disa orë për të marrë vendimin. /Telegrafi/

The post Dënohet me 15 vite burg shqiptari që tentoi të organizonte sulmin terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vjenë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?