By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Deklaratat e Vuçiq për devijimin e Ibrit dhe Ujmanin, Fitore Pacolli  kërkon reagim nga SHBA  dhe BE
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Deklaratat e Vuçiq për devijimin e Ibrit dhe Ujmanin, Fitore Pacolli  kërkon reagim nga SHBA  dhe BE
Lajme

Deklaratat e Vuçiq për devijimin e Ibrit dhe Ujmanin, Fitore Pacolli  kërkon reagim nga SHBA  dhe BE

Momenti
Published: August 9, 2026

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, i ka cilësuar si thellësisht shqetësuese dhe të papranueshme deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndërhyrjes në resurset ujore dhe infrastrukturën që ndërlidhet me sistemin Ibër-Lepenc.

Pacolli ka thënë se Liqeni i Ujmanit dhe sistemi Ibër-Lepenc janë infrastrukturë kritike strategjike për Kosovën, duke theksuar se ato janë jetike për furnizimin me ujë të pijshëm, sektorin energjetik, bujqësinë dhe ekuilibrin mjedisor.

Your browser does not support the video tag.

Ajo ka bërë thirrje ndaj Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara, Kombeve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë që të reagojnë ndaj deklaratave të Vuçiqit dhe të kërkojnë respektimin e së drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare.

Sipas Pacollit, çdo ndërhyrje, dëmtim, devijim apo ndryshim i njëanshëm i rrjedhave ujore dhe infrastrukturës përbën çështje të sigurisë ujore, energjetike, mjedisore dhe njerëzore, ndërsa Kosova, siç ka deklaruar ajo, do të mbrojë resurset ujore dhe infrastrukturën e saj kritike. /Gazeta Express

Postimi i plotë:

Deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndërhyrjes në resurset ujore dhe infrastrukturën që ndërlidhet me sistemin Ibër-Lepenc janë thellësisht shqetësuese dhe të papranueshme.

Sipas Konventës së Helsinkit shtetet kanë detyrim të bashkëpunojnë për përdorimin e drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, të parandalojnë dëmet ndërkufitare dhe të mbrojnë ekosistemet ujore. Resurset ujore nuk mund të përdoren si instrument kërcënimi, presioni apo destabilizimi ndaj një shteti tjetër.

Liqeni i Ujmanit dhe sistemi Ibër-Lepenc janë infrastrukturë kritike strategjike e Republikës së Kosovës. Ky sistem është jetik për furnizimin me ujë të pijshëm të qindra mijëra qytetarëve, për funksionimin e sektorit energjetik, për bujqësinë dhe për ekuilibrin mjedisor të një pjese të rëndësishme të vendit.

Prandaj, çdo deklaratë apo veprim që synon ndërhyrjen, dëmtimin, devijimin ose ndryshimin e njëanshëm të rrjedhave ujore dhe infrastrukturës ujore, me pasoja për Kosovën, nuk është çështje e politikës ditore. Është çështje e sigurisë ujore, energjetike, mjedisore dhe njerëzore, dhe duhet të trajtohet me seriozitetin maksimal nga bashkësia ndërkombëtare.

I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kombeve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë që të reagojnë ndaj deklaratave të tilla dhe të kërkojnë respektimin e plotë të parimeve dhe detyrimeve të së drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare.

Republika e Kosovës do të mbrojë resurset e saj ujore, infrastrukturën kritike dhe interesin e qytetarëve të saj, në përputhje me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.

The post Deklaratat e Vuçiq për devijimin e Ibrit dhe Ujmanin, Fitore Pacolli  kërkon reagim nga SHBA  dhe BE appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, thërrasin: UÇK, UÇK
Daut Haradinaj: Rruga e vetmja rrugë për ta kthyer shtetin në binarë demokratik, shtatori po vjen Albin
Netanyahu kundërshton planin 15-pikësh të Trumpit për Gazën
Netanyahu thotë se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza para se Hamasi të çarmatoset
BBC: Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, por kush është faji?

LEXO GJITHASHTU

Një i vdekur e një i lënduar në një aksident në Ferizaj
Një i vdekur e një i lënduar në një aksident në Ferizaj
TOP Momenti
Kuvendi mbetet i bllokuar, partitë pa marrëveshje për zhbllokimin e krizës
Kuvendi mbetet i bllokuar, partitë pa marrëveshje për zhbllokimin e krizës
TOP Momenti
Portieri kosovar Art Selaci përfshihet në ekipin më të mirë të Evropianit në Gjeorgji
Portieri kosovar Art Selaci përfshihet në ekipin më të mirë të Evropianit në Gjeorgji
TOP Momenti
Rreth një mijë raste të dhunës në familje këtë vit
Rreth një mijë raste të dhunës në familje këtë vit
TOP Momenti
​Protesta në Tiranë në ditën e 71-të, qytetarët tubohen para Kryeministrisë
​Protesta në Tiranë në ditën e 71-të, qytetarët tubohen para Kryeministrisë
TOP Momenti

You Might Also Like

Selmanaj: Askush nuk është mbi Republikën
Lajme

Selmanaj: Askush nuk është mbi Republikën

August 9, 2026
Konjufca i përgjigjet Zelenskyt: Kosova e mbështeti Ukrainën e Serbia nuk iu bashkua sanksioneve ndaj Rusisë
Lajme

Konjufca i përgjigjet Zelenskyt: Kosova e mbështeti Ukrainën e Serbia nuk iu bashkua sanksioneve ndaj Rusisë

August 9, 2026
A do të përfundojë vala e të nxehtit zviceran më në fund, në gusht?
Lajme

A do të përfundojë vala e të nxehtit zviceran më në fund, në gusht?

August 9, 2026
“Përjashtim i paprecedentë” – BDI pretendon se VLEN lihet jashtë seancave të mbyllura të Qeverisë
Lajme

“Përjashtim i paprecedentë” – BDI pretendon se VLEN lihet jashtë seancave të mbyllura të Qeverisë

August 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?