By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Deklarata skandaloze e Daçiqit më 2020: Çka t’u bëjmë serbëve që tregojnë ku janë varrosur shqiptarët në Serbi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Deklarata skandaloze e Daçiqit më 2020: Çka t’u bëjmë serbëve që tregojnë ku janë varrosur shqiptarët në Serbi
TOP Momenti

​Deklarata skandaloze e Daçiqit më 2020: Çka t’u bëjmë serbëve që tregojnë ku janë varrosur shqiptarët në Serbi

Momenti
Published: August 3, 2026

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në fshatin Jabukë të Zubin-Potokut është gjetur një tjetër varr masiv me mbetje mortore, të cilat, sipas tij, u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se zbulimi është bërë rreth 10 kilometra larg vendit ku ditë më parë janë gjetur mbetje mortore në një varr masiv në Kalludër të Zubin-Potokut.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka bërë të ditur se kërkimet dhe gjurmimet në Kalludër janë ende duke vazhduar.

“Pas gjetjes së mbetjeve mortore në një varr masiv në Kalludër të Zubin-Potokut, ku ende po vazhdojnë kërkimet dhe gjurmimet, sot, vetëm 10 kilometra më tutje, në fshatin Jabukë të po kësaj komune, u gjet edhe një varr tjetër masiv me mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka falënderuar Policinë e Kosovës, njësitë për hetimin e krimeve të luftës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorinë e Kosovës për punën në hulumtimin, hetimin dhe identifikimin e lokacioneve.

Më tej, Sveçla ka drejtuar akuza ndaj Serbisë lidhur me trajtimin e çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Serbia vazhdon të mbetet e njëjtë si në kohën e Millosheviqit, jo vetëm përmes figurave si Aleksandar Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi”, ka deklaruar ai.

Sipas Sveçlës, Serbia “refuzon të japë informacione për personat e zhdukur, të marrë me dhunë”, ndërsa, siç pretendon ai, “kërcënon dhe burgos qytetarët e saj që bashkëpunojnë për gjetjen e këtyre varreve”.

Sveçla ka bërë thirrje edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë që, sipas tij, të dënojnë dhe ndëshkojnë Serbinë për këtë qasje.

“Ftoj partnerët ndërkombëtarë të dënojnë dhe ndëshkojnë ashpër këtë sjellje të Serbisë. Pa një gjë të tillë jo që do të jetë i pamundur çfarëdo hapi drejt të drejtësisë, por ky shtet do të cenojë çdo ditë paqen në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.

Në fund, Sveçla ka thënë se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë kërkimet për personat e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës.

“Ne mbetemi të përkushtuar dhe të palëkundur për të gjurmuar çdo pëllëmbë, në mënyrë që të zbardhim fatin e secilit person të vrarë dhe zhdukur nga shteti serb gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe të sjellim para drejtësisë secilin kriminel përgjegjës për krimet e asaj kohe”, ka përfunduar Sveçla. /Telegrafi/

You Might Also Like

Pejanin e mashtrojnë për tranplant veshke, ia marrin 135 mijë€
Arsenal armësh në veri, Hoxha: Mund të jenë përdorur në vrasjen e “intelektualëve të Mitrovicës”
Sindikata e Re e KEK-ut: Katër punëtorë të vdekur gjatë vitit, alarm serioz
“Mitraloz, armë të gjata, mjete shpërthyese e uniforma” – Detajet e operacionit të Policisë në koordinim me AKI-në në veri
Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut

LEXO GJITHASHTU

Pse kaq shumë shtetas të Afrikës së Veriut përfshihen në kriminalitet në Zvicër?
Pse kaq shumë shtetas të Afrikës së Veriut përfshihen në kriminalitet në Zvicër?
Lajme
TikTok refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
TikTok refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
Lajme
Arrestohet një person për mashtrimin me biletat e aeroplanit
Arrestohet një person për mashtrimin me biletat e aeroplanit
TOP Momenti
Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së
Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së
TOP Momenti
Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it
Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it
TOP Momenti

You Might Also Like

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin
TOP Momenti

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

August 20, 2026
“InfoNata” 20.08.2026
TOP Momenti

“InfoNata” 20.08.2026

August 20, 2026
Hoxhaj publikon foto të rrallë me Hashim Thaçin nga koha e studimeve: Të presim me padurim
TOP Momenti

Hoxhaj publikon foto të rrallë me Hashim Thaçin nga koha e studimeve: Të presim me padurim

August 20, 2026
Aksident në Sllatinë, gjashtë të lënduar
TOP Momenti

Aksident në Sllatinë, gjashtë të lënduar

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?