Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar për situatën e zjarreve në Evropë, duke përmendur edhe Shqipërinë në mesin e vendeve që po përballen me vatra zjarri.
Në një postim në rrjetin social X, ajo bëri të ditur se BE-ja po monitoron situatën dhe se sistemi satelitor Copernicus po mbështet operacionet e hartëzimit.
Postimi:
Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive. Presioni po rritet në 🇧🇪 Belgjikë, 🇦🇱 Shqipëri, 🇷🇸 Serbi, 🇲🇪 Mal të Zi dhe 🇧🇦 Bosnje-Hercegovinë.
Sistemi ynë satelitor Copernicus tashmë po mbështet operacionet e hartëzimit në 🇪🇸 Spanjë, 🇦🇱 Shqipëri, 🇬🇷 Greqi, 🇫🇷 Francë, 🇩🇪 Gjermani dhe 🇷🇸 Serbi.
Përmes Qendrës së Emergjencave, Evropa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin.
Dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është në dispozicion sa herë që një vend kërkon solidaritetin dhe ndihmën e Evropës.
Europe remains on high wildfire alert.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 15, 2026
Pressure is growing in 🇧🇪 🇦🇱 🇷🇸 🇲🇪🇧🇦
Our satellite system Copernicus is already supporting mapping operations in 🇪🇸🇦🇱 🇬🇷 🇫🇷 🇩🇪🇷🇸
With its Emergency Centre, Europe is keeping a close eye on blazes across the continent.
And the Civil… pic.twitter.com/Jyi5OyaUju
The post Zjarret në Shqipëri e Evropë, presidentja e KE, Von der Leyen: Po monitorojmë nga afër, jemi në gatishmëri të lartë appeared first on Gazeta Express.

