By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dallaveret me patent shoferë – Ngritet aktakuzë ndaj 12 personave
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dallaveret me patent shoferë – Ngritet aktakuzë ndaj 12 personave
TOP Momenti

Dallaveret me patent shoferë – Ngritet aktakuzë ndaj 12 personave

Momenti
Published: May 12, 2026

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.Sh, T.Sh, R.S, M.S, L.G, N.D, B.K, D.T, B.B, M.D, M.I, dhe F.B për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Manipulimi me prova”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Dhënie ryshfeti”.

Siç thuhet në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës e cila përmban 391 faqe të ngritur nga prokurori i çështjes përfshihen 12 persona të pandehur, të cilët përmes veprave penale të lartcekura, ju kanë mundësuar në mënyrë të kundërligjshme kandidatëve të auto shkollave të ndryshme pajisjen me patentë shoferë në Pejë.

Your browser does not support the video tag.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri A.Sh., në cilësinë e Koordinatorit të Njësisë së Qendrës për Patentë Shoferë në Pejë, gjatë periudhës kohore nga viti 2021 e deri më 23.07.2024, dyshohet se nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, duke mos zbatuar Ligjin për Patentë Shofer dhe udhëzimet administrative përkatëse lidhur me organizimin dhe mbajtjen e provimeve për patentë shoferë. I njëjti dyshohet se ka planifikuar dhe organizuar mbajtjen e provimeve teorike edhe në data dhe rrethana të kundërligjshme, duke mundësuar testimin e kandidatëve të cilët nuk figuronin në listat zyrtare të kandidatëve dhe pa koordinim me strukturat përgjegjëse të Ministrisë kompetente”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se i pandehuri R.S. dyshohet se ka ndihmuar në realizimin e këtyre veprimeve të kundërligjshme, duke ndërmjetësuar dhe mundësuar dhënien e ryshfetit nga përfaqësues të auto-shkollave të ndryshme, në shuma që sipas aktakuzës variojnë nga 300 deri në 1,000 euro, me qëllim të kalimit të kandidatëve në testet teorike dhe praktike për pajisje me patentë shofer.

“Në aktakuzë përfshihet edhe dyshimi se të pandehurit A.Sh., T.Sh. dhe R.S., më 17 nëntor 2023, në zyrën e koordinatorit të Njësisë së Qendrës për Patentë Shoferë në Pejë, kanë vepruar në bashkëkryerje në kryerjen e veprës penale “Manipulimi me prova”. E pandehura T.Sh., në cilësinë e pyetëses së pjesës teorike, dyshohet se gjatë periudhës 2021 – 2024 nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare sipas dispozitave administrative për sigurimin e cilësisë dhe standardeve minimale për pyetësit teorik, duke u mundësuar kandidatëve kalimin e testit teorik përmes tregimit të përgjigjeve të sakta dhe lejimit të testimit edhe pa dokumentacion të kompletuar”.

Po ashtu në njoftim thuhet se veprime të ngjashme, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer edhe nga e pandehura M.Sh., e cila në cilësinë e pyetëses së pjesës teorike, dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për persona të tjerë.

“Në këtë çështje penale përfshihet edhe i pandehuri L.G., zyrtar administrativ në Njësinë e Qendrës për Patentë Shoferë në Pejë, i cili dyshohet se ka lejuar paraqitjen e kandidatëve në provime edhe në rastet kur dosjet e tyre kanë qenë të pakompletuara, si dhe nuk ka regjistruar dhjetëra kandidatë në librat amzë përkatës. Sipas aktakuzës, gjatë kontrollit janë gjetur edhe dosje të kandidatëve të mbajtura në mënyrë të kundërligjshme jashtë institucionit përkatës”.

Gjithashtu, të pandehurit B.K. dhe N.D., në cilësinë e ekzaminuesve të pjesës praktike, dyshohet se kanë organizuar dhe zhvilluar testime praktike në kundërshtim me udhëzimet administrative dhe jashtë orarit zyrtar të punës, duke mundësuar kalimin e kandidatëve pa përmbushur kriteret ligjore dhe profesionale për pajisje me patentë shofer.

Sipas aktakuzës, si rezultat i këtyre veprimeve të kundërligjshme, disa nga përfaqësuesit e auto-shkollave kanë përfituar avantazh të padrejtë konkurrues në treg, duke regjistruar numër dukshëm më të madh të kandidatëve krahasuar me auto-shkollat tjera.

Të pandehurit M.I., D.T. dhe M.D., në cilësinë e përfaqësuesve të auto-shkollave, akuzohen për veprat penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, ndërsa të pandehurit B.B. dhe F.Z. akuzohen për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës kompetente që, pas administrimit të provave dhe zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale që iu vihen në barrë.

Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit, keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit që cenon sundimin e ligjit, sigurinë publike dhe besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

The post Dallaveret me patent shoferë – Ngritet aktakuzë ndaj 12 personave appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
OBRM-PDUKM: Edhe gjatë qeverisjes së LSDM-së kishte raste me ujë të pasigurt për pije

LEXO GJITHASHTU

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Lajme
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Lajme
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
Lajme
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
Lajme
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë
Lajme

You Might Also Like

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot

August 7, 2026
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti

Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund

August 7, 2026
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti

Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar

August 7, 2026
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
TOP Momenti

Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?