By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Boronica në vazo, teknologjia që rrit prodhimin dhe fitimin e fermerëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Boronica në vazo, teknologjia që rrit prodhimin dhe fitimin e fermerëve
TOP Momenti

Boronica në vazo, teknologjia që rrit prodhimin dhe fitimin e fermerëve

Momenti
Published: August 6, 2026









Teknologjia moderne po sjell një kapitull të ri në kultivimin e boronicës në Kosovë. Sistemi i avancuar i mbjelljes në vazo po u mundëson fermerëve rendiment më të lartë, menaxhim më të lehtë të plantacioneve dhe cilësi më të mirë të frutave. Kushtet e favorshme klimatike të këtij viti dhe kërkesa e madhe nga tregjet evropiane po e bëjnë këtë kulturë gjithnjë e më tërheqëse për prodhuesit vendorë.

Your browser does not support the video tag.


Vitin e kaluar Erblin Gashi finalizoi plantacionin e tij të boronicës me sistem të avancuar kultivimi në vazo. Në fshatin Mramor të Komunës së Prishtinës ai ka ngritur një plantacion prej 66 ari me këtë teknologji bashkëkohore.


Sipas tij, kultivimi në vazo ofron lehtësi më të madhe në menaxhimin e plantacionit dhe njëkohësisht siguron rendiment më të lartë sesa kultivimi i boronicës drejtpërdrejt në tokë.


Procesi i plehërimit, thotë Gashi, preferohet të kryhet në çdo ujitje, gjë që i mundëson bimës furnizim të vazhdueshëm me elementet ushqyese.


Sistemi i avancuar mundëson gjithashtu ujitje profesionale, duke kontrolluar jo vetëm sasinë dhe shpërndarjen e ujit, por edhe pH-në e tij, sipas kërkesave të boronicës.

Edhe pse ndërtimi i këtij sistemi kërkon investim të konsiderueshëm, Gashi thotë se përfitimet që sjell e bëjnë atë plotësisht të arsyeshëm.


Megjithëse plantacionin e ka mbjellë vetëm një vit më parë, këtë sezon ai pret rendiment të mirë, falë kushteve të favorshme klimatike që kanë mbizotëruar gjatë verës.


Ai thotë se tregu për boronicën është i sigurt dhe se çmimi i këtij viti është mjaft i kënaqshëm.


Një tjetër përparësi e kësaj kulture, krahasuar me disa kultura të tjera të imta që kultivohen në Kosovë, është edhe procesi i vjeljes, i cili organizohet më lehtë.


Plantacionin e boronicës e ka ngritur edhe me mbështetjen e grantit të Ministrisë së Bujqësisë. Sa u përket subvencioneve, ai vlerëson se janë të rëndësishme, por konsideron se mbështetja më e madhe duhet të orientohet drejt kulturës së mjedrës, pasi boronica tashmë ka një treg të qëndrueshëm dhe çmim të mirë.


Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Shoqatës Nacionale “Mjedrat e Kosovës”, Kujtim Lepaja, i cili njëherësh ka monitoruar zhvillimin e këtij plantacioni në Mramor, shpjegon se përparësia kryesore e kultivimit në vazo është substrati i posaçëm, i cili krijon kushte ideale për zhvillimin e boronicës amerikane.


Sipas tij, përparësitë e këtij sistemi, krahasuar me kultivimin tradicional në tokë, janë të shumta.


Lepaja thotë se kjo teknologji jo vetëm që ka reduktuar, por pothuajse ka eliminuar sëmundjet që prekin kulturën e boronicës në Kosovë.


Ai shton se në vitin e pestë të prodhimit, rendimenti mund të arrijë mbi 15 tonë për hektar.


Në Kosovë kultivohen disa kultivarë të boronicës, të cilët dallohen për kohën e pjekjes së frutave. Kjo bën që tregu vendor të furnizohet për rreth 90 ditë, ndërsa eksporti të vazhdojë edhe rreth një muaj e gjysmë më gjatë.


Koha e prodhimit të boronicës në Kosovë konsiderohet shumë e favorshme për tregun evropian. Madje, sipas Lepajës, kërkesat nga Evropa janë dukshëm më të mëdha sesa sasitë që prodhohen aktualisht në vend.


Ai thekson se kultivimi i kultivarëve të vonshëm u mundëson fermerëve të përfitojnë çmime edhe më të larta në treg.

Lepaja shpjegon gjithashtu përbërjen e substratit që përdoret në vazot ku kultivohet boronica, duke shtuar se jetëgjatësia e një plantacioni me prodhim optimal arrin deri në 20 vjet.


Në nivel botëror ekzistojnë dy varietete kryesore të boronicës dhe kjo kulturë tashmë kultivohet pothuajse në të gjitha vendet me kushte të përshtatshme klimatike.


Sipas tij, klima e këtij viti në Kosovë është ndër më të favorshmet që nga fillimi i kultivimit të boronicës në vend. Kjo pritet të ndikojë në rritjen e rendimentit për rreth 20 për qind krahasuar me vitin e kaluar.


Përveç prodhimit më të lartë, edhe çmimi i sivjetmë i boronicës konsiderohet shumë i favorshëm për fermerët.


Aktualisht, në Kosovë me boronicë janë të mbjella rreth 180 hektarë tokë. /rtk


source

You Might Also Like

BE: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit
Filipçe: Do ta rikthejmë pushtetin dhe qytetarët do të jetojnë më mirë
Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht ç’mund të ndodhë këtë javë në Kosovë
Mickoski: Në bazë të karburantit dizel, kursimi ditor i qytetarëve është më shumë se 250.000 euro
“Hero i Kosovës”, Reuters shkruan për Thaçin dhe vendimin që pritet në Hagë: Ngjarje tektonike

LEXO GJITHASHTU

BE: I dimë vendimet për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, i takon Kushtetueses t’i gjykojë
BE: I dimë vendimet për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, i takon Kushtetueses t’i gjykojë
Lajme
Nuk i dorëzoi 105 euro të gjetura nga udhëtarja në aeroport, IPK rekomandon suspendimin e policit
Nuk i dorëzoi 105 euro të gjetura nga udhëtarja në aeroport, IPK rekomandon suspendimin e policit
Lajme
Konjufca e Hoti do të shkojnë në Hagë për ta ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së
Konjufca e Hoti do të shkojnë në Hagë për ta ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së
Lajme
Gazetari i Reuters – shefit të NATO-s: A keni hartuar plan për të mërkurën, pavarësisht se cili do të jetë vendimi për Thaçin?
Gazetari i Reuters – shefit të NATO-s: A keni hartuar plan për të mërkurën, pavarësisht se cili do të jetë vendimi për Thaçin?
Lajme
“DONIKA” kthehet në T7 nga 23 shtatori, me biseda që frymëzojnë
“DONIKA” kthehet në T7 nga 23 shtatori, me biseda që frymëzojnë
Lajme

You Might Also Like

Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
TOP Momenti

Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

September 14, 2026
Profesori Ziberi: Rezultatet e PISA-s janë pasojë e punës sonë të përditshme
TOP Momenti

Profesori Ziberi: Rezultatet e PISA-s janë pasojë e punës sonë të përditshme

September 14, 2026
Izraeli me projekt sistematik për “eliminimin” e palestinezëve në Bregun Perëndimor, thotë raporti i grupit izraelit
TOP Momenti

Izraeli me projekt sistematik për “eliminimin” e palestinezëve në Bregun Perëndimor, thotë raporti i grupit izraelit

September 14, 2026
Dyshohet se mori 105 euro që i ishin dorëzuar në aeroport, IPK rekomandon suspendimin e policit
TOP Momenti

Dyshohet se mori 105 euro që i ishin dorëzuar në aeroport, IPK rekomandon suspendimin e policit

September 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?