By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Berisha: E votoj me dy duar që kryeministri të ketë vetëm dy mandate
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Berisha: E votoj me dy duar që kryeministri të ketë vetëm dy mandate
TOP Momenti

Berisha: E votoj me dy duar që kryeministri të ketë vetëm dy mandate

Momenti
Published: July 30, 2026

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të votojë një ndryshim kushtetues që do të përcaktonte kufizimin e mandatit të kryeministrit në dy mandate në krye të qeverisë.

Në një intervistë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Berisha tha se një dispozitë e tillë do të ishte e dobishme në rrethanat aktuale politike në Shqipëri.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, qeverisja e gjatë e kryeministrit Edi Rama ka krijuar nevojën për një kufizim të tillë, duke e akuzuar atë se ka tejkaluar kufijtë e një qeverisjeje normale.

“Jam gati të votoj një klauzolë të tillë. Normalisht nuk qëndron, por a është e dobishme? Është e dobishme. Edi Rama e faktoi këtë. Kur ka një njeri të zhveshur nga çdo normë morale, ai është një rrezik kombëtar më i madh nëse nuk i pritet mandati me dy mandate”, ka deklaruar Berisha.

Ai shtoi se do ta mbështeste një ndryshim të tillë nëse do të sillej në Kuvend.

“Ta sjellin dhe unë e votoj me të dy duart. Jam njeri që respektoj Kushtetutën. Jam gati të votoj ndryshimin kushtetues që nesër”, ka thënë kreu i PD-së.

Berisha e lidhi këtë qëndrim me atë që ai e cilësoi si keqpërdorim të pushtetit nga ana e kryeministrit Rama, duke përmendur pretendimet e tij për manipulim të zgjedhjeve.

“Kjo kërkesë ka një bazë në realitetin shqiptar, pasi një njeri u bë diktator i urryer”, ka deklaruar Berisha.

Kufizimi i mandateve të kryeministrit është një çështje që është diskutuar edhe më herët në skenën politike shqiptare, por deri tani nuk ka pasur një ndryshim kushtetues për këtë çështje.

You Might Also Like

“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil
Veriu nën llupën e sigurisë
Zjarr në dy fshatra të Mitrovicës, zjarrfikësit vijojnë intervenimin
Mërgimtarët nisin kthimin, mbi dy orë pritje në Merdar
Një planet si Toka, por 23 herë më masiv: shkencëtarët përballë një enigme

LEXO GJITHASHTU

Prishtina Mall: Blej dhe Fito këtë sezon të kthimit në shkollë
Prishtina Mall: Blej dhe Fito këtë sezon të kthimit në shkollë
TOP Momenti
Maqedonci: Optimizmi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë
Maqedonci: Optimizmi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë
TOP Momenti
Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
TOP Momenti
“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë
“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë
TOP Momenti
Studimi tregon çfarë ndikon më shumë në humbjen e peshës
Studimi tregon çfarë ndikon më shumë në humbjen e peshës
TOP Momenti

You Might Also Like

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person
TOP Momenti

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person

August 22, 2026
Fluks i shërbimeve emergjente
TOP Momenti

Fluks i shërbimeve emergjente

August 22, 2026
Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë
TOP Momenti

Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë

August 22, 2026
Kremlini përsërit narrativat e Beogradit, Zakharova akuzon Perëndimin se po nxit “spastrim etnik” të Kosovës
TOP Momenti

Kremlini përsërit narrativat e Beogradit, Zakharova akuzon Perëndimin se po nxit “spastrim etnik” të Kosovës

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?