By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BE do të ndërtojë gigafabrikat e veta të IA-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BE do të ndërtojë gigafabrikat e veta të IA-së
Lajme

BE do të ndërtojë gigafabrikat e veta të IA-së

Momenti
Published: August 1, 2026

Bashkimi Evropian prezantoi një plan për të siguruar financime publike dhe private për zhvillimin e gjerë të infrastrukturës së IA-së për të reduktuar varësinë nga vendet joevropiane.

Komisioni Evropian ka hapur thirrje për oferta që synon të gjenerojë mbi 30 miliardë euro financim publik dhe privat për ndërtimin e shtatë të ashtuquajturave gigafabrika të Inteligjencës Artificiale për të forcuar pavarësinë e Bashkimit Evropian në këtë fushë. 10 miliardë euro do të vihen në dispozicion nga BE-ja dhe shtetet anëtare, ndërsa 20 miliardë eurot e tjera pritet të sigurohen nga investitorë privatë.

Your browser does not support the video tag.

Fondet do të mblidhen dhe shpërndahen nga Ndërmarrja e Përbashkët Evropiane për Kompjuterikën me Performancë të Lartë (EuroHPC JU), e cila u krijua në vitin 2020 për të zhvilluar “një ekosistem superkompjuterik të klasit botëror duke bashkuar burimet e Bashkimit Evropian, të vendeve evropiane dhe të partnerëve privatë”.

Domosdoshmëri strategjike për Evropën

Komisioni deklaroi se kjo nismë do të “zgjerojë kapacitetet e Evropës për Inteligjencën Artificialedhe do t’u japë qasje në infrastrukturë startup-eve, kompanive në rritje (scale-ups), ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, industrisë, universiteteve dhe autoriteteve publike”.

Duke folur për ndërtimin e këtyre objekteve, të cilat do të prodhojnë procesorë të avancuar për Inteligjencën Artificiale, softuer, platforma cloud, lidhje me shpejtësi të lartë dhe qendra të dhënash me efikasitet energjetik, Henna Virkkunen, nënkryetare ekzekutive e Komisionit Evropian për Sovranitetin Teknologjik, Sigurinë dhe Demokracinë, e cilësoi këtë moment si “një pikë të rëndësishme kthese”. Ajo e quajti këtë nismë një domosdoshmëri strategjike për Evropën, sepse zhvillimi i IA-së po përshpejtohet.

BE-ja e varur në teknologji nga SHBA-ja dhe Kina 

Aktualisht Bashkimi Evropian ka 19 qendra të dhënash (data centers), të shpërndara nga Spanja deri në Finlandë.

Megjithatë BE-ja vazhdon të mbetet ende shumë e varur nga aktorë të huaj për teknologjinë e tij, gjë që e bën atë dhe shtetet anëtare mjaft të cenueshme ndaj vendimeve dhe interesave të fuqive të jashtme.

Presidenti amerikan Donald Trump, për shembull, e ka bërë të qartë synimin e tij për të përdorur peshën ekonomike të Shteteve të Bashkuara për të ndikuar në mënyrën se si BE-ja dhe vendet e saj anëtare vendosin rregulla për kompanitë amerikane të teknologjisë. Nga ana tjetër Kina ka kufizuar furnizimin me minerale që janë jetike për sektorin teknologjik.

Energjia dhe sfida të tjera

Tani BE-ja shpreson të trefishojë kapacitetin e qendrave të saj të të dhënave brenda pesë deri në shtatë vjetëve të ardhshëm, dhe të fitojë më shumë pavarësi teknologjike. Megjithatë ajo përballet me sfida të mëdha në konkurrencën me SHBA-në dhe Kinën, ku, ndër të tjera, energjia është dukshëm më e lirë.

Një raport i fundit i Komisionit Evropian, i paraqitur në Parlamentin Evropian, dha një vlerësim mjaft pesimist për të ardhmen, nëse situata mbetet e pandryshuar. Raporti paralajmëroi se: “Bizneset evropiane dhe autoritetet publike do të vazhdojnë të mbështeten te ofruesit amerikanë të inteligjencës artificiale, në dëm të ofruesve evropianë të shërbimeve që përpiqen të konkurrojnë në kufijtë më të avancuar të teknologjisë.”

Raporti theksoi gjithashtu se: “Varësia nga ofruesit e mëdhenj të shërbimeve cloud dhe të kapaciteteve llogaritëse për inteligjencën artificiale, veçanërisht për përdorime shumë kritike, do të vazhdojë t’i ekspozojë të dhënat ndaj aksesit nga vende të treta dhe do të krijojë rreziqe për vazhdimësinë e shërbimeve, duke rrezikuar autonominë operacionale.” /DW

The post BE do të ndërtojë gigafabrikat e veta të IA-së appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Deputeti i PD – Ramës: Të thuash ‘Serbia e humbi Kosovën’ është shtrembërim i rrezikshëm për historinë
Tranzicioni gradual i KFOR’it nga Ura e Ibrit, Elshani: S’ka diçka të jashtëzakonshme, policia bën detyrat e veta
Arrestohen pesë persona pas një përleshje fizike në Ferizaj, u përdor edhe kaçavida
Hap llogari në ProCredit Bank, afatizo dhe fito bonus menjëherë!
Lladrovci priti nënkolonelin Klinar, e falënderon për bashkëpunimin e shkëlqyer me KFOR-in

LEXO GJITHASHTU

Vendosja e flamujve të UÇK-së dhe Shqipërisë në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan, japin detaje nga policia
Vendosja e flamujve të UÇK-së dhe Shqipërisë në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan, japin detaje nga policia
TOP Momenti
BDI: Arkin Jahiji do të jetë kandidati ynë për zgjedhjet në Bërvenicë
BDI: Arkin Jahiji do të jetë kandidati ynë për zgjedhjet në Bërvenicë
TOP Momenti
Flamujt në kishën ortodokse në Lipjan, Policia identifikon dy persona: Janë njoftuar prokurorët kujdestarë
Flamujt në kishën ortodokse në Lipjan, Policia identifikon dy persona: Janë njoftuar prokurorët kujdestarë
Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar një përleshje fizike në Ferizaj, lëndohen tre persona
Arrestohen pesë të dyshuar një përleshje fizike në Ferizaj, lëndohen tre persona
TOP Momenti
MPB: Problemi me sigurimin shëndetësor nuk është shkaktuar nga ne
MPB: Problemi me sigurimin shëndetësor nuk është shkaktuar nga ne
TOP Momenti

You Might Also Like

Largimi i KFOR-it nga veriu, a pati reagime nga qytetarët serbë? Flet Veton Elshani
Lajme

Largimi i KFOR-it nga veriu, a pati reagime nga qytetarët serbë? Flet Veton Elshani

August 11, 2026
Zjarr në një deponi të gomave në Sllatinë, ngrihen shtëllunga tymi të zi
Lajme

Zjarr në një deponi të gomave në Sllatinë, ngrihen shtëllunga tymi të zi

August 11, 2026
SHBA – Iran, Ngushtica e Hormuzit – Pakistani: Gjërat po shkojnë në favor të paqes
Lajme

SHBA – Iran, Ngushtica e Hormuzit – Pakistani: Gjërat po shkojnë në favor të paqes

August 11, 2026
Shoqata e Qumështarëve: Neve na është ndaluar prodhimi me vaj palme, por Ministria lejon importin me përmbajtjen e njëjtë
Lajme

Shoqata e Qumështarëve: Neve na është ndaluar prodhimi me vaj palme, por Ministria lejon importin me përmbajtjen e njëjtë

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?