By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bastisjet në Prizren ku u sekuestrua ari, Prokuroria jep detaje: Kap vlerën mbi 450 mijë euro, u kontrolluan 6 lokale e 3 shtëpi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bastisjet në Prizren ku u sekuestrua ari, Prokuroria jep detaje: Kap vlerën mbi 450 mijë euro, u kontrolluan 6 lokale e 3 shtëpi
Lajme

Bastisjet në Prizren ku u sekuestrua ari, Prokuroria jep detaje: Kap vlerën mbi 450 mijë euro, u kontrolluan 6 lokale e 3 shtëpi

Momenti
Published: May 21, 2026

Prokuroria Themelore në Prizren,  është deklaruar rreth aksionit të zhvilluar të mërkurën ku u bastisën gjashtë biznese dhe tri shtëpi banimi, janë gjetur dhe sekuestruar ari e argjend i padeklaruar, si dhe një armë pa leje, duke bërë të ditur se operacioni është kryer në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

Prokuroria thekson se kontrolle janë kryer në gjashtë lokale afariste në qytetin e Prizrenit, si dhe në tri shtëpi banimi, gjatë kontrolleve janë siguruar dëshmi materiale dhe është hasur sasi e konsiderueshme e arit dhe argjendit të padeklaruar, dhe është iniciuar rast ndaj katër personave për veprat penale “Shmangia nga tatimi”, dhe,  “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”, përcjell Gazeta Express.

Your browser does not support the video tag.

‘’ Nga kontrollet e realizuara janë sekuestruar gjithsej: – 3.775,33 gram ari i padeklaruar, në vlerë të përafërt prej rreth 455.000 euro;  – 4.204,98 gram argjend i padeklaruar, në vlerë të përafërt prej rreth 8.900 euro’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, vlera mbi 460.000 euro

Prizren, 21 Maj 2026 –  Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka zhvilluar veprime hetimore lidhur me dyshimet se disa biznese për shitjen e arit në qytetin e Prizrenit janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore dhe tatimore lidhur me tregtimin e arit dhe argjendit.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore që kanë nisur nga data 19.09.2025, me urdhër të prokurorit të çështjes, me datë 20.05.2026, janë realizuar kontrolle në gjashtë lokale afariste në qytetin e Prizrenit, si dhe në tri shtëpi banimi. Gjatë kontrolleve janë siguruar dëshmi materiale dhe është hasur sasi e konsiderueshme e arit dhe argjendit të padeklaruar, dhe është iniciuar rast ndaj katër personave për veprat penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” nga neni 312 të KPRK-së.

Nga kontrollet e realizuara janë sekuestruar gjithsej:

– 3.775,33 gram ari i padeklaruar, në vlerë të përafërt prej rreth 455.000 euro;

– 4.204,98 gram argjend i padeklaruar, në vlerë të përafërt prej rreth 8.900 euro.

Po ashtu, gjatë kontrolleve në dy lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar dy armë/pistoleta pa leje dhe është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së. 

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me institucionet relevante të zbatimit të ligjit, mbetet e përkushtuar në ndjekjen e rasteve të shmangies nga tatimi, evazionit doganor dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit ekonomik. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Bastisja në Prizren: Sekuestrohet ari e argjend i padeklaruar, 4 të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

The post Bastisjet në Prizren ku u sekuestrua ari, Prokuroria jep detaje: Kap vlerën mbi 450 mijë euro, u kontrolluan 6 lokale e 3 shtëpi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?