By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bashkëluftëtarët e kujtojnë Bekim Berishën – “Abejën” – si strateg të luftës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bashkëluftëtarët e kujtojnë Bekim Berishën – “Abejën” – si strateg të luftës
TOP Momenti

Bashkëluftëtarët e kujtojnë Bekim Berishën – “Abejën” – si strateg të luftës

Momenti
Published: August 10, 2026

Hapat e parë të luftës i nisi së bashku me Bekim Berishën, të njohur me nofkën “Abeja”.

Që nga viti 1992, ai ishte përkrah tij në luftën në Kroaci e më pas në Bosnje, kundër forcave serbe.

Edhe pse bashkë nuk luftuan në Kosovë, komandant Hysni Ahmeti ruan kujtime të çmuara për bashkëluftëtarin e tij, të cilin e përshkruan si një strateg të fortë të luftës.

Your browser does not support the video tag.

Ahmeti i ka ende të freskëta kujtimet e vitit 1992, kur Abeja arriti të depërtonte në korridorin ku ishin bllokuar bashkëluftëtarët e tij në një zonë të Kroacisë.

Ai tregon se si Berisha kishte arritur t’i neutralizonte ushtarët serbë pa përdorur armë zjarri.

“Serbët na patën mbyllë korridorin dhe patëm mbetur mrena, dhe nuk patëm pasë mundësi me u tërhekë. Patëm qëndruar diku deri kah mëngjesi, gjithmonë serbët duke na bërë thirrje për dorëzim, por ne nuk u dorëzojshim. Erdhëm deri në atë pozicion që na me vra veten dhe në dorë të tyre të gjallë asnjëherë me ra.Dikush thotë prej trimërisë, dikush na thotë prej tutës, por një e di që të gjithëve na ka kapë gjumi. Ka ardhë Abeja, ka hy brenda dhe ma ka vendosë dorën në sy. Unë e kam pasë thikën në qafë dhe më ka thënë: ‘Abejë, hapi sytë se unë jam.’ Aty ka qenë një gëzim që ka ardhë me na tërhekë. I thamë: ‘Largona prej këtu’, tha: ‘Jo, duhet me luftu për me dalë.’Kur jemi kthy në pozicionet e serbëve, aty kam parë që asnjë serb nuk ka qenë i vrarë me plumb. Krejt Abeja i ka mbytë me tel. Ka qenë një strateg i luftës”, shprehet Ahmeti.

Ndonëse ishte i plagosur dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bekim Berisha u kishte ndihmuar edhe luftëtarëve boshnjakë në largimin e minave në një nga kodrat që ata nuk e kishin nën kontroll.

“I kam dy kushte, njësia e Hysni Ahmetit dhe një tupan me më përcjellë deri kur të vijmë lartë. Atëherë e kanë sjellë me helikopterë. Ka qenë i plagosur me lëse, e kemi dërguar në atë kodër aty. E kemi bërë sigurimin e terrenit, i ka çmontu minat, i ka mësuar ushtarët boshnjakë si me çmontu minat dhe kanë arritë boshnjakët me e marrë atë kodër”, tregon bashkëluftëtari i “Abejës”.
Përveç taktikave të luftës që mësoi prej Abehës, Ahmeti thotë se nga ai mësoi edhe rëndësinë e besnikërisë ndaj ushtarëve gjatë luftës.

“Ka qenë shumë i qetë dhe shumë besnik. Ka pasë një veçori, ka qenë shumë besnik, nuk i ka lënë kurrë ushtarët e vet në front, ose të plagosur ose të vrarë, që me mujtë me i marrë forcat armike. Po flas edhe në Kosovë, edhe në Bosnje, edhe në Kroaci”, thotë Ahmeti.

Më 10 gusht të vitit 1998, “Abeja” ra heroikisht pas një luftimi disaorësh me forcat serbe.

source

You Might Also Like

Araujo zyrtarizohet te Lievrpooli
Senatorja amerikane viziton Kosovën, pritet në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë
Kaçaniku nderon dëshmorët dhe kujton sakrificën për lirinë e Kosovës
Veturat koreane na prishën tregun: Kush po e dëmton konkurrencën?
Supremja refuzon kërkesën e LVV-së për pezullimin e çmimit të ri të biletave në Prishtinë

LEXO GJITHASHTU

Përplasja Hoxha- Gjuriq për Ujmanin, inkuadrohet Edi Rama: Ibri do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo sipas folklorit
Përplasja Hoxha- Gjuriq për Ujmanin, inkuadrohet Edi Rama: Ibri do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo sipas folklorit
Lajme
Menduh Thaçi akuzon rëndë Ali Ahmetin: Njeri i pabesë, instrument i sllavëve
Menduh Thaçi akuzon rëndë Ali Ahmetin: Njeri i pabesë, instrument i sllavëve
Lajme
Policia shpëton të moshuarin që ra në bunar në Shtime
Policia shpëton të moshuarin që ra në bunar në Shtime
TOP Momenti
S’ka vazhdim të seancës konstituive, Kuvendi edhe nesër e pasnesër pret bashkatdhetarë
S’ka vazhdim të seancës konstituive, Kuvendi edhe nesër e pasnesër pret bashkatdhetarë
Lajme
“Etno Festi” vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit, thotë Kurti
“Etno Festi” vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit, thotë Kurti
TOP Momenti

You Might Also Like

Vuçiqit i “dhemb” reagimi i Shqipërisë për lumin Ibër, vazhdon të hedhë akuza ndaj Kosovës
TOP Momenti

Vuçiqit i “dhemb” reagimi i Shqipërisë për lumin Ibër, vazhdon të hedhë akuza ndaj Kosovës

August 10, 2026
“Ditari” 10.08.2026
TOP Momenti

“Ditari” 10.08.2026

August 10, 2026
Subvencionimi i teksteve shkollore synohet të përfundojë para 1 shtatorit
TOP Momenti

Subvencionimi i teksteve shkollore synohet të përfundojë para 1 shtatorit

August 10, 2026
Arrestohet një person i dyshuar për plagosjen me armë zjarri në Gjakovë
TOP Momenti

Arrestohet një person i dyshuar për plagosjen me armë zjarri në Gjakovë

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?