Arsenal po e monitoron me vëmendje situatën e sulmuesit brazilian Vinicius Junior, pasi bisedimet për rinovimin e kontratës së tij me Real Madrid ende nuk kanë sjellë marrëveshje.
Kontrata aktuale e Vinicius me klubin madrilen skadon në verën e vitit 2027, ndërsa drejtuesit e Real Madrid pritet të zhvillojnë një takim me futbollistin sapo ai të rikthehet nga pushimet, për të kuptuar qëndrimin e tij lidhur me të ardhmen.
Arsenal e sheh këtë si një mundësi ideale për të realizuar një transferim të madh gjatë kësaj vere. Kampioni i Premier League synon të përforcohet me një yll të nivelit botëror dhe nuk dëshiron të presë deri vitin e ardhshëm, kur konkurrenca për brazilianin mund të jetë edhe më e madhe.
Për momentin, klubi londinez nuk ka paraqitur ofertë zyrtare, por po ndjek nga afër zhvillimet mes Vinicius dhe Real Madrid. Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje për kontratën e re, Arsenali pritet të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e njëzet e pesë vjeçarit./rtk

