Fiorentina ka shprehur interesim që ta ketë në radhët e veta futbollistin e Kosovës, Edon Zhegrovën, sipas mediumi italian “La Nazione”.
Zhegrova është pjesë e Juventusit aktualisht, por pëlqehet shumë nga trajneri Fabio Grosso, që e sheh atë si përforcim të duhur për krahun e djathtë të sulmit.
Drejtori sportiv i Fiorentinas, Fabio Paratici, është afër që ta mbyllë marrëveshjen për transferimin e Joao Marios dhe të njëjtën formulë mund ta përdorë edhe 27-vjeçarin.
“Huazimi me opsionin e blerjes përfundimtare të tij është opsioni i duhur për të dyja klubet”, ka shkruar “Tuttomercatoweb”.
Zhegrova iu bashkua Juventuist në shtator të vitit të kaluar nga Lille.
Ai u prit me bujë te “zonja e vjetër”, megjithatë e mbylli sezonin me vetëm 525 minuta lojë, dhe pa regjistruar gol apo asistim.

