Tërshëra (Avena sativa) është një drith integral që i përket së njëjtës familje me grurin, orizin dhe elbin. Ajo është kultivuar rreth 3.000 vjet më parë në Evropën Qendrore ose Veriore dhe përshtatet shumë mirë me klimën e freskët dhe të lagësht, shkruan mondo sanità.it.
Kokrra e tërshërës përbëhet nga krundet, endosperma dhe embrioni.
Në treg gjendet në forma të ndryshme:
kokrra të plota (më pak të përpunuara),
steel-cut (kokrra të prera),
thekon (të ziera me avull dhe të shtypura),
tërshërë e menjëhershme (instant), e cila tretet më shpejt.
Sa më pak të jetë përpunuar kokrra, aq më ngadalë çlirohen karbohidratet dhe rritet më ngadalë niveli i sheqerit në gjak.
Vlerat ushqyese
100 gramë tërshëre përmbajnë afërsisht:
382 kalori,
69 g karbohidrate,
13,5 g proteina,
10,4 g fibra,
rreth 6 g yndyrna, kryesisht të pangopura.
Një porcion prej 40 gramësh siguron rreth 150 kalori, pa llogaritur qumështin, kosin apo frutat që mund t’i shtohen.
Përveç kësaj, tërshëra është burim i mirë i:
magnezit,
fosforit,
zinkut,
hekurit,
vitaminës B1.
Beta-glukani – fibra më e rëndësishme
Përbërësi më i studiuar i tërshërës është beta-glukani, një fibër e tretshme që:
formon një xhel në zorrë; ndihmon në uljen e kolesterolit LDL (“kolesterolit të keq.
Tërshëra përmban gjithashtu avenantramide, përbërës natyralë me veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, të studiuara kryesisht në kërkime laboratorike.
Përfundimi
Përfitimet e tërshërës nuk vijnë nga një “superushqyes” i vetëm, por nga kombinimi i:
fibrave (sidomos beta-glukanit),
strukturës së saj si drith integral,
proteinave,
vitaminave dhe mineraleve.
Konsumimi i rregullt i tërshërës, si pjesë e një diete të shëndetshme dhe të balancuar, mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të zorrëve, uljen e kolesterolit dhe kontrollin më të mirë të sheqerit në gjak./atsh

