By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ulutash: Presim nga Serbia të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ulutash: Presim nga Serbia të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023
TOP Momenti

Ulutash: Presim nga Serbia të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023

Momenti
Published: July 25, 2026




Foto: Laura Hasani





Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka thënë se presin nga Serbia që të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023 që ngjanë në Kosovë.

Your browser does not support the video tag.


Ai për situatën në Banjskë të atij viti tha se përbënte sfidë serioze për KFOR-in, por NATO-ja qe përgjigjur menjëherë.


“Ngjarjet në Banjskë në vitin 2023 ishin padyshim një sfidë serioze që kërkoi reagim të shpejtë dhe vendimtar”, ka thënë Ulutash në  Klan Kosova.


Ai shtoi se NATO-ka u përgjigj menjëherë dhe kjo çoi në forcimin më të madh të kapaciteteve të KFOR-it në më shumë se një dekadë.


“Edhe pse KFOR-i është përballur me shumë sfida gjatë historisë së vet 27-vjeçare, ai ka dëshmuar vazhdimisht aftësinë për të zbatuar plotësisht dhe paanshmërisht mandatin e tij të OKB-së, si dhe aftësinë për t’u përshtatur kur kërkohet nga zhvillimet relevante të sigurisë. Prioriteti ynë është të sigurojmë se qëndrimi ynë ose prania jonë operative në terren të mbetet e përshtatshme për detyrën. Kjo është ajo ku përqendrohem unë dhe ku do të mbetet i përqendruar çdo pjesëtar i KFOR-it nën mandatin tim, nën komandën time, çdo ditë pa ndërprerje”, deklaroi komandanti i KFOR-it.


Ulutash tha se KFOR-i komunikon në baza të rregullta me Forcat e Armatosura të Serbisë, dhe presin mbështetje nga ta për të siguruar llogaridhënie për sulmet e vitit 2023 të kryera në Kosovë.“Së pari, dua të them se KFOR-i mban komunikim të rregullt dhe transparent me Forcat e Armatosura të Serbisë në të gjitha nivelet. Së shpejti do të jem në Beograd, përsëri, dhe do të takoj shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Mojsilloviq. Ky do të jetë takimi im i pestë me të gjatë këtij mandati. Dhe unë e vlerësoj shumë bashkëpunimin e zhvilluar me gjeneralin Mojsilloviq ndër vite. Ai ka ndihmuar në shumë mënyra të ndryshme, duke forcuar transparencën, besimin e ndërsjellë, dhe duke kontribuuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal”.


“Së dyti, siç e ka bërë të qartë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe zyrtarët e tjerë të NATO-s, ne presim mbështetjen e Serbisë për të dhënë ose siguruar llogaridhënie për sulmet e paarsyetueshme të kryera në Kosovë në vitin 2023”, u shpreh Ozkan Ulutash.


source

You Might Also Like

Mbingarkesa e klinikave në QKUK, kërkohet referim më i drejtë
Bllokada politike paralizon institucionet, 24 agjenci funksionojnë me mandate të skaduara ose jo të plota
“65 mijë minoritarë në Shqipëri”/ PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar
Rama paralajmëroi rishikimin e bashkëpunimit me BIRN-in, Kallxo.com sqaron rastin “Lule Gjeli”

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Zbulohet një shpellë me thellësi 70 metra në Parkun e Llogarasë
TOP Momenti

Zbulohet një shpellë me thellësi 70 metra në Parkun e Llogarasë

July 25, 2026
​Mbrojtja e Thaçit–Prokurorisë për rrezikun e arratisjes: Garantues vëllai i tij dhe miqtë e ngushtë
TOP Momenti

​Mbrojtja e Thaçit–Prokurorisë për rrezikun e arratisjes: Garantues vëllai i tij dhe miqtë e ngushtë

July 25, 2026
Krasniqi flet nga Haga: Pavarësisht burgut, jam i qetë sepse kam kryer detyrën ndaj atdheut
TOP Momenti

Krasniqi flet nga Haga: Pavarësisht burgut, jam i qetë sepse kam kryer detyrën ndaj atdheut

July 25, 2026
Boksieri shqiptar përballet me Anthony Joshuan, zbulohet ora dhe televizioni që e transmeton meçin që luhet në Arabinë Saudite
TOP Momenti

Boksieri shqiptar përballet me Anthony Joshuan, zbulohet ora dhe televizioni që e transmeton meçin që luhet në Arabinë Saudite

July 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?