Një grua është arrestuar pasi e njëjta dyshohet se kishte kanosur një grua tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 07-12.09.2026 – 12:30-16:30, në rrugën “Ismajl Dumoshi”, Prishtinë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta dyshohet se kishte kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

