Një person është sulmuar fizikisht nga tre të tjerë të panjohur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00 në rrugën “Hys Popova”, në Prishtinë.
Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar.
“Rr. Hys Popova, Prishtinë / 13.09.2026 – 19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar nga tre të dyshuar të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

