By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Apeli obligon Policinë ta pranojë kandidatin për polic dhe t’ia kompensojë pagat që nga viti 2019
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Apeli obligon Policinë ta pranojë kandidatin për polic dhe t’ia kompensojë pagat që nga viti 2019
TOP Momenti

Apeli obligon Policinë ta pranojë kandidatin për polic dhe t’ia kompensojë pagat që nga viti 2019

Momenti
Published: May 29, 2026

Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar ankesën e një kandidati për zyrtar policor, duke e ndryshuar në tërësi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe duke i dhënë të drejtë paditësit në kontestin ndaj Policisë së Kosovës.

Sipas aktgjykimit AC.nr.5618/2023, të datës 11.03.2026, i marrë nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Civil i Gjykatës së Apelit, me kolegjin e kryesuar nga gjyqtari Dr.sc. Rafet Haxhaj, si dhe me anëtarët Besnik Bislimaj dhe Liridon Maloku, është konstatuar se raporti i verifikimit të së kaluarës i Drejtorisë për Hetime të Brendshme dhe vendimi i Komisionit Përzgjedhës të Policisë së Kosovës kanë qenë të kundërligjshme.

Your browser does not support the video tag.

Me këtë vendim, Gjykata e Apelit ka anuluar si të paligjshëm raportin e verifikimit të së kaluarës dhe vendimin e komisionit përzgjedhës, ndërsa ka obliguar Policinë e Kosovës që paditësin ta përfshijë në listën e kandidatëve të përzgjedhur për zyrtar policor dhe të vazhdojë procedurën e punësimit brenda shtatë (7) ditësh, nën kërcënim të përmbarimit me detyrim.

Tri arsyet kyçe juridike të Apelit

Arsyetimi i Gjykatës së Apelit është ndërtuar mbi tri shtylla kryesore:

Përdorimi i të dhënave nga periudha e të miturit Gjykata ka vlerësuar se të dhënat mbi të cilat ishte bazuar diskualifikimi i kandidatit i përkisnin kohës kur ai kishte qenë i mitur, dhe se këto të dhëna janë konfidenciale sipas nenit 18 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, duke theksuar se institucioni i paditur nuk kishte të drejtë ligjore t’i aksesojë.

Kundërvajtjet para vitit 2015 nuk prodhojnë pasoja të mëtejme Sipas gjykatës, kundërvajtjet e kryera para vitit 2015 konsiderohen të përfunduara me vendim të formës së prerë dhe si të tilla nuk mund të prodhojnë pasoja juridike të mëtejme ndaj qytetarëve.

Shkelje e të drejtës në privatësi dhe mungesë proporcionaliteti Gjykata e Apelit ka konstatuar shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenit 36 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke vlerësuar se as Policia e Kosovës dhe as shkalla e parë nuk kanë bërë vlerësim individual dhe proporcional të rrethanave konkrete të rastit.

“Nuk mund të diskualifikohet askush mbi baza të dhënash të fshira ose konfidenciale”

Në aktgjykim theksohet se askush nuk mund të diskualifikohet mbi bazën e evidencave që, sipas ligjit, konsiderohen të fshira ose konfidenciale, dhe se vendimet administrative nuk mund të mbështeten në prova të siguruara në kundërshtim me ligjin.

Precedent me rëndësi dhe referim në praktikën e GJEDNJ

Gjykata e Apelit e Kosovës ka theksuar se ky rast ka rëndësi të veçantë si precedent, pasi iu është referuar edhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përfshirë rastin Manjani kundër Shqipërisë (2026). Sipas gjykatës, rehabilitimi ligjor i personave për veprime të kryera në moshë të mitur duhet të respektohet plotësisht, ndërsa kufizimet profesionale duhet të jenë të individualizuara dhe proporcionale.

Në këtë kontekst, Apeli ka rikujtuar se asnjë vendim administrativ apo gjyqësor nuk mund të mbështetet në prova të siguruara në kundërshtim me ligjin, dhe se institucionet publike duhet të respektojnë standardet e privatësisë dhe të drejtave themelore gjatë proceseve të vlerësimit dhe rekrutimit.

You Might Also Like

Paraburgim për të dyshuarin në Prizren, që lëshoi diploma profesionale pa trajnime
Si është diaspora e Kosovës?
Kadrijaj: Askush nuk është mbi ligjin, as Albin Kurti, i cili po mendon se është shefi
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi bashkëshorten
Dinamo synon rezultat pozitiv përballë qipriotëve të Pafosit

LEXO GJITHASHTU

Deliu: Presim masovizim të protestës sonë deri në kthim të ligjshmërisë
Deliu: Presim masovizim të protestës sonë deri në kthim të ligjshmërisë
Lajme
BDI e Ali Ahmetit kërkon zgjedhje të reja në Maqedoninë e Veriut: “Le të shpërndahet Kuvendi”
BDI e Ali Ahmetit kërkon zgjedhje të reja në Maqedoninë e Veriut: “Le të shpërndahet Kuvendi”
Lajme
Rashiti: Thëngjilli po shitet për një çmim që nuk i mbulon as dëmet minimale të shëndetit dhe ambientit
Rashiti: Thëngjilli po shitet për një çmim që nuk i mbulon as dëmet minimale të shëndetit dhe ambientit
Lajme
Katër punëtorë vdesin pasi u përplasën nga treni në Japoni
Katër punëtorë vdesin pasi u përplasën nga treni në Japoni
Lajme
Në pritje të verdiktit të Hagës, Çitaku publikon fotografi të Thaçit mes mbështetësve: Edhe 26 ditë
Në pritje të verdiktit të Hagës, Çitaku publikon fotografi të Thaçit mes mbështetësve: Edhe 26 ditë
Lajme

You Might Also Like

Egnatia, gati për një tjetër mbrëmje historike
TOP Momenti

Egnatia, gati për një tjetër mbrëmje historike

August 20, 2026
Voziti në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident, ndalohet një person nga rrethina e Berovës
TOP Momenti

Voziti në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident, ndalohet një person nga rrethina e Berovës

August 20, 2026
U kafshua nga gjarpri teksa eksploronte e vetme Valbonën, rrëfimi i turistes australiane: Spitali nuk kishte as letër higjienike
TOP Momenti

U kafshua nga gjarpri teksa eksploronte e vetme Valbonën, rrëfimi i turistes australiane: Spitali nuk kishte as letër higjienike

August 20, 2026
Ngriten 74 aktakuza kundër 104 personave për vepra të ndryshme penale brenda 24 orëve
TOP Momenti

Ngriten 74 aktakuza kundër 104 personave për vepra të ndryshme penale brenda 24 orëve

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?