By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Si është diaspora e Kosovës?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Si është diaspora e Kosovës?
TOP Momenti

Si është diaspora e Kosovës?

Momenti
Published: August 20, 2026

Më së paku është ashtu siç duan ta shohin tregtarët e së vërtetës në Kosovë. Njëkohësisht, shumë mërgimtarë duhet ta kuptojnë se nuk mund të sillen në Kosovë nga një pozicion gjoja moralisht më superior se 1,6 milionë njerëz që jetojnë në Kosovë.

Ditë më parë disa mërgimtarë e vizituan Kuvendin e Kosovës. Gra, burra, fëmijë, nga Gjermania, nga Zvicra, nga vende të tjera. Por s’kishte vetëm mërgimtarë në këtë grup kureshtarësh, kishte edhe disa burra lokalë, të cilët janë më shumë ngatërrestarë. Siç ka ngatërrestarë edhe në mërgatë.

Your browser does not support the video tag.

Tollovia që u shkaktua në parlament, pastaj, me përplasjen primitive mes deputeteve dhe deputetëve, të cilës me dëshirë iu bashkuan edhe disa mysafirë që kishin ardhur gjoja për të parë si funksionon shtëpia e demokracisë, tregoi nivelin e polarizimit politik që ka përfshirë shoqërinë e Kosovës. U dëgjuan lloj-lloj fjalësh në Kuvend dhe jashtë Kuvendit. Një person po mban burg për shkak të përdorimit të gjuhës së palejueshme (nuk është mërgimtar).

Por kjo nuk i shfajëson fare ata mërgimtarë që atë ditë në parlament ishin të interesuar që, duke ngritur gishtin tregues, të mbanin ligjërata nga një pozicion gjoja moralisht më superior se 1,6 milionë njerëz që jetojnë në Kosovë. Mërgimtarët që vërtet ia duan të mirën Kosovës u tërhoqën në heshtje nga Kuvendi ose nuk shkuan fare aty, duke e ditur se momentalisht nuk ka çfarë të mësosh nga Kuvendi i Kosovës përveç një grumbulli fjalësh fyese nga ca burra e gra pa edukatë.

Sa herë që ndodhin këso marrëzirash, ku një rol luan edhe ndonjë individ nga mërgata, dalin në sipërfaqe edhe tregtarët e së vërtetës, të interesuar për akuza paushalle, për përshkrime bardhë e zi, për ndarje shoqërore, për nxitje të urrejtjes. Nga ky këndvështrim diaspora hidhet e tëra në një kazan, nuk ka vend këtu për nuancim. Vetëm kështu funksionon pastaj edhe algoritmi: shihni këta të mërgatës si sillen në Kosovë. Po, ka shembuj të tillë.

Aktualisht nëpër media zvicerane po qarkullon një Mercedes me targa të një kantoni të Zvicrës qendrore. Mercedesi shihet duke lënë rrugën në Kosovë dhe duke lëvizur nëpër trotuar. Në Zvicër, e paimagjinueshme! Një gazetë e Zürichut kishte mobilizuar dy gazetare për ta skandalizuar e komercializuar këtë rast. Pasi e kanë gjetur pronarin e veturës, gazetarët arritën të flasin me gruan e tij. Ajo arsyetohet se në atë skenë veturën nuk e ngiste burri i saj, por vëllai i tij. Përndryshe, vazhdon ajo, në atë rrugë qe tri vjet është një kantier (më shqip: baushtellë) dhe, për pasojë, krijohen kolona.

Nëntoni është ky: ju në Kosovë për tri vite nuk arrini të mbushni as disa gropa në rrugë. Sipas saj, kalimi i kantierit nëpërmjet trotuarit është i lejuar, pra praktikë e zakonshme në atë vend dhe policia e di këtë, e sheh dhe nuk reagon. Siç ndodh në këso raste, ngjarja është bërë virale. Aq virale, saqë një hajvan e ka postuar edhe adresën zvicerane të çiftit kosovar. Që nga atëherë, çifti maltretohet nga njerëz të ndryshëm, të cilët gjuajnë me barut digjital.

Mërgata nuk dallon nga Kosova. Ka njerëz të përgjegjshëm, jo aq të përgjegjshëm dhe aspak të përgjegjshëm. Ka zëra edhe kritikë. Madje shumë. Së fundi lexova në rrjetin LinkedIn një postim të një shqiptari nga Kosova me banim në Zvicër, i cili zemërohej mbi sjelljen e disa kosovarëve mërgimtarë kur vijnë për pushime në Kosovë. Ai shkruante: “Pjesa më e madhe e diasporës sonë sillet me edukatë, respekt dhe në mënyrë korrekte. Por janë ata të tjerët. Sapo mbërrijnë atje poshtë (në Kosovë), çdo gjë shndërrohet në shfaqje. Vetura duhet të bjerë në sy. Muzika duhet të jetë me zë të lartë. Gjithkush duhet të shohë se çfarë ke. Dhe më e keqja nga të gjitha sipas meje: Ngasja e shpejtë e veturës. Pse? Pse duhet të provosh në rrugët e Kosovës se sa e shpejtë është AMG-ja? Pse duhet të tejkalosh, të shtyhesh e të ngasësh sikur rruga të përket ty? Thjesht që dikush të shohë se çfarë veture po drejton? Çdo vit njerëzit humbin jetën në këto rrugë. Prindër. Fëmijë. Vëllezër. Motra. Dhe për çfarë? Për pak sekonda vëmendje?” Pyetje dhe kritikë me vend. Vlen edhe për shoferët e Kosovës.

Megjithatë, tregtarët e së vërtetës në Kosovë janë të prirur për t’i thjeshtësuar gjërat kur bëhet fjalë për mërgatën. “Ne” dhe “ata”. Si është kjo mërgatë? Për shembull: shfleton një gazetë të një fshati të Luzernit dhe mëson se në shkollën e fshatit sapo ia ka filluar punës mësuesja Venera Kafexholli. Ajo thotë se si fëmijë ëndërronte të bëhej astronaute. Tash është mësuese, e diplomuar në Fakultetin e Edukimit në Luzern. Profesionin e saj të ëndrrave e ka shndërruar në moto të klasës.

Kur mbaron orari i punës në shkollë, mësuese Venera ushtron hendboll. Ajo është hendbolliste e ekipit Spono Nottwil. Dhe portiere e kombëtares së Kosovës në hendboll. Edhe ky është realiteti i diasporës kosovare. Dhe kjo shtresë e diasporës, dalëngadalë, me punë, angazhim, përkushtim, është bërë shumicë. Por kjo anë tregtarëve të së vërtetës nuk u intereson.

S’funksionon aq me algoritëm. Duhet urrejtje. Siç u duhet edhe disa huliganëve të diasporës, të cilët në Kosovë lavdërohen që janë “zviceranë” (sepse kanë marrë pasaportën e këtij vendi), por kur kthehen në shtëpi, pas pushimeve verore në Kosovë, gjëja e parë që bëjnë është të hedhin në shportë të bërllokut fletëvotimet e një referendumi të rëndësishëm në Zvicër. /Telegrafi/

You Might Also Like

320 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve, 20 nga aksidentet në trafik
Nura: Fitorja në zgjedhje nuk është licencë për ta mbajtur shtetin peng
QMK: Kamerat inteligjente alarmuan në kohë për zjarrin pranë fshatit Nikushtak
Arrestohet një person për posedim të narkotikëve në Brezovicë [foto]
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, i dyshuari: Maskat i përdor për Halloween

LEXO GJITHASHTU

Frangu zviceran forcohet ndjeshëm pas njoftimit nga SHBA-ja
Frangu zviceran forcohet ndjeshëm pas njoftimit nga SHBA-ja
Lajme
I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA
I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA
Lajme
Si mund ta ndihmojë teknologjia satelitore Evropën në luftën kundër zjarreve
Si mund ta ndihmojë teknologjia satelitore Evropën në luftën kundër zjarreve
Lajme
41 milionë emra në një monument, Washingtoni nderon brezat e ushtarakëve amerikanë
41 milionë emra në një monument, Washingtoni nderon brezat e ushtarakëve amerikanë
Lajme
Turqia i bën thirrje Izraelit t’i japë fund “sulmeve të pamatura” në Siri
Turqia i bën thirrje Izraelit t’i japë fund “sulmeve të pamatura” në Siri
Lajme

You Might Also Like

Deliu-Kodra: Republika e Kosovës, shumë më e madhe sesa egoja personale e Albin Kurtit
TOP Momenti

Deliu-Kodra: Republika e Kosovës, shumë më e madhe sesa egoja personale e Albin Kurtit

August 20, 2026
Dyshohet se sulmoi me armë tre persona për hakmarrje në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
TOP Momenti

Dyshohet se sulmoi me armë tre persona për hakmarrje në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi

August 20, 2026
Mbi 1 kilogram marihuanë kapet në dy vila në Brezovicë, arrestohet 27-vjeçari
TOP Momenti

Mbi 1 kilogram marihuanë kapet në dy vila në Brezovicë, arrestohet 27-vjeçari

August 20, 2026
Ramadani: Thirrja e SHBA-së dhe BE-së duhet të jetë vetëdijesuese për partinë që bllokoi Kuvendin
TOP Momenti

Ramadani: Thirrja e SHBA-së dhe BE-së duhet të jetë vetëdijesuese për partinë që bllokoi Kuvendin

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?