By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ali Ahmeti i përgjigjet Kurtit pas kritikave për BDI: VLEN’i hyzmeçar, kur Qeveria ime të ftoi në Shkup fole shqip
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ali Ahmeti i përgjigjet Kurtit pas kritikave për BDI: VLEN’i hyzmeçar, kur Qeveria ime të ftoi në Shkup fole shqip
Lajme

Ali Ahmeti i përgjigjet Kurtit pas kritikave për BDI: VLEN’i hyzmeçar, kur Qeveria ime të ftoi në Shkup fole shqip

Momenti
Published: June 1, 2026

 Ali Ahmeti i ka reaguar  kryeministrit në detyrë Albin Kurtit pas kritikave ndaj BDI mbrëmë. Duke komentuar për VLEN që aktualisht është pjesë e qeverisë në Shkup Kurti tha se nëse konstatohet se “VLEN-i nuk ka ide, koncept apo kapacitet, unë s’kam çka diskutoj më tutje, unë besoj që i ka këto”.

Tutje Kurti, duke aluduar në BDI, tha se “ka qenë një parti tjetër me një VMRO shumë ma të keqe kundër shqiptarëve e ajo ka qenë parti e shqiptarëve që ka qenë në koalicion, pse atëherë s’paska qenë problem”. Më tej, Kurti foli edhe për Kryeministrin maqedonas për të cilin tha sa nuk ka vërejtur shenja inferioriteti ndaj Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Your browser does not support the video tag.

Qëndrimi i Kurtit ka nxitur reagimin e Ali Ahmetit, i cili VLEN’in e ka quajtur hyzmeçar

Reagimi i plotë i Ali Ahmetit:

Të nderuar vëllezer e motra, sonte dua para jush të shpreh edhe një shqetësim, jo partiak, por kombëtar.

Ca prej nesh në Shkup, por edhe në Prishtinë dhe Tiranë, me vetëdije ose jo, po ia bejne argatin të së keqës.

Ndoshta nga mungesa e informacionit të mirëfilltë, ndoshta edhe të informuar me qellim gabimisht, ose larg qoftë edhe me agjendë partiake, po i dëmtojmë të arriturat kombëtare.

I dashur Albin,

Marreveshja e Ohrit e vitit 2001 është gurthemeli edhe i planit të Ahtisarit për pavarësinë e Kosovës.

Për këtë marrëveshje, gjak derdhën edhe vëllezërit tanë nga Kosova dhe Shqipëria.

Kjo marrëveshje nuk është ideale sepse është kompromis në kohë lufte, ku të dyja palët dolën barabarësisht të pakënaqura, por zgjodhen paqen dhe bashkëjetesën.

Me këtë marrëveshje, unë e lash këtë vend me gjuhë shqipe

zyrtare, me flamur kombëtar zyrtar, me tre universitete në gjuhën shqipe, me mbi 25.000 administratorë shqiptarë, me Kryeministër shqiptar, me Kryeparlamentar shqiptar e me pafund institucione shtetërore të drejtuara nga shqiptarë.

Unë e lash Presidencën duke fol shqip në çdo komunikimin,

bashkë edhe me Qeverinë, Kuvendin, Komunat, Policinë dhe të gjitha institucionet shtetërore.

Qeveria ime Albin, të ftoi në Shkup për mbledhje të përbashkët ku fole shqip, edhe ti, edhe ministrat e mi, nga fillimi gjer në fund.

Qeveria ime Albin e la të gatshme rrugën Shkup – Bllacë, kufirin e përbashkët me Kosovë, kalimin e kufirit me letërnjohtim, ndërtoi

Korridorin 8, realizoi projektin për rrugën Tetovë – Prizren dhe ta dha ty të gatshëm para 5 viteve, bashkë me 11 marrëveshje tjera bilaterale.

Qeveria ime Albin e njohu pavarësinë e Kosovës e loboi për Kosovën.

Të dashur vëllezër të mi në Kosovë, këto dhe shumë të tjera, i mundësoi Marrëveshja e Ohrit dhe ligji për gjuhët që rrjedh nga kjo Marrëveshje dhe Kushtetuta.

Mbrëmë fole që duhet respektuar vullnetin e popullit.

Pajtohem, por edhe këtu të kanë informuar gabim.

VLEN nuk e ka vullnetin e popullit, nuk e ka legjitimitetin e votës sepse i humbi zgjedhjet dhe hyri në Qeveri si i preferuar i VMRO-së, e jo i shqiptarëve.

E kur nuk e ke vullnetin e popullit për ta përfaqësuar, bëhesh hyzmeçar.

Nuk mundesh me e mbrojt gjuhën se ta heqin siç ta hoqën,

flamurin ta nëpërkëmbin, administratorët ti dëbojnë nga puna, institucionet i mbyllin dyert për shqiptarët, asnjë proekt nuk e realizon dot sepse ke hyrë me përzgjedhjen e VMRO-së e jo me vullnetin e shqiptarëve.

Dhe së fundmi, Serbia ka shkel me dy këmbë në Maqedoni Albin.

Ministër i Marrëveshjes së Ohrit është Ivan Stoilkoviqi, i cili sot

është në Kinë, dje në Rusi, e çdo ditë në Beograd e Banja Llukë.

Ministër të gjakut të dëshmorëve, shqiptarë nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria, e kanë bë argatin e Putinit e Vuçiqit.

The post Ali Ahmeti i përgjigjet Kurtit pas kritikave për BDI: VLEN’i hyzmeçar, kur Qeveria ime të ftoi në Shkup fole shqip appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?