Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, tha për Gazetën Express se reth orës 18:30 është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor.
Sipas Krasniqit, në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Deri më tani janë raportuar shtatë persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor”, tha ajo.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin.
The post Aksidenti në rrugën Gjakovë-Klinë, 7 persona janë lënduar appeared first on Gazeta Express.

