Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë vonë, në magjistralen Prishtinë–Podujevë.
Në aksident është përfshirë një motoçiklist i cili ka pësuar lëndime dhe është transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor, shkruan IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.
The post Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë–Podujevë, lëndohet motoristi appeared first on Gazeta Express.

