By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nuk i përballoi plagët e marra në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nuk i përballoi plagët e marra në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut
Lajme

Nuk i përballoi plagët e marra në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut

Momenti
Published: August 17, 2026

Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Haxhi (Selatin) Gojnovci, ka vdekur pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në një aksident të rëndë në vendin e punës.

KEK-u ka njoftuar se Gojnovci ndërroi jetë të dielën, më 16 gusht, rreth orës 20:30, pas aksidentit që kishte ndodhur gjatë kryerjes së detyrave të punës në zonën e ekskavatorit.

Your browser does not support the video tag.

Një ditë më parë ishte raportuar se punëtori kishte pësuar lëndime të rënda në këtë aksident.

Sipas njoftimit të KEK-ut, Haxhi Gojnovci, i lindur më 23 prill 1967 në Lismir të Fushë Kosovës, ishte i sistemuar në pozitën “Teknik i Xehtarisë” në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit.

“Më 16.08.2026, gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe derisa po lëvizte në zonën e ekskavatorit, i ndjeri ka pësuar një aksident të rëndë, i cili fatkeqësisht ka rezultuar me humbjen e jetës së tij”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Gojnovci ishte pjesë e KEK-ut që nga 15 nëntori i vitit 1985, duke kontribuar për më shumë se katër dekada në Korporatë.

KEK-u e ka përshkruar atë si punëtor të përkushtuar dhe të përgjegjshëm, duke theksuar korrektësinë dhe raportet e mira kolegiale që kishte ndërtuar ndër vite.

“Familjes Gojnovci, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet më tej në njoftim.

The post Nuk i përballoi plagët e marra në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Policia ndalon mbi 100 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare Dheu i Bardhë
Mot i ndryshueshëm gjatë javës, temperaturat deri në 34 gradë
Trump thotë se SHBA-ja do të reduktojë ndjeshëm stërvitjet ushtarake me Korenë e Jugut
SHBA-ja dhe Irani në një “lojë nervash” pasi humbën afatin për arritjen e marrëveshjes, thotë analisti
PDK-ja bllokon sërish hyrjen e Qeverisë, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet një person në Ferizaj, tentoi të sulmonte seksualisht një grua
Arrestohet një person në Ferizaj, tentoi të sulmonte seksualisht një grua
TOP Momenti
Dhunë në një familje në Drenas, burri i duhur sulmon bashkëshorten dhe dy vajzat e tij
Dhunë në një familje në Drenas, burri i duhur sulmon bashkëshorten dhe dy vajzat e tij
TOP Momenti
RENEA arreston të shumëkërkuarin Ylli Zalla në Krujë, i shmangej drejtësisë prej vitit 2025
RENEA arreston të shumëkërkuarin Ylli Zalla në Krujë, i shmangej drejtësisë prej vitit 2025
TOP Momenti
Policia jep detaje për aksidentin në Malishevë – katër vetura u përplasen, lëndohet rëndë polici
Policia jep detaje për aksidentin në Malishevë – katër vetura u përplasen, lëndohet rëndë polici
TOP Momenti
Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës, dy persona humbin jetën
Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës, dy persona humbin jetën
TOP Momenti

You Might Also Like

Çitaku thirrje Kurtit: Eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues
Lajme

Çitaku thirrje Kurtit: Eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues

August 17, 2026
Mashtrim me pagën minimale në dëm të punëtorëve dhe shtetit gjerman
Lajme

Mashtrim me pagën minimale në dëm të punëtorëve dhe shtetit gjerman

August 17, 2026
Luftërat dhe kriza nuk ia lënë shenjë Zvicrës – rrogat vazhdojnë të rriten
Lajme

Luftërat dhe kriza nuk ia lënë shenjë Zvicrës – rrogat vazhdojnë të rriten

August 17, 2026
PDK-ja vazhdon aksionin para Qeverisë, paralajmëron sërish letër për thirrjen e seancës
Lajme

PDK-ja vazhdon aksionin para Qeverisë, paralajmëron sërish letër për thirrjen e seancës

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?