By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Agjencia e inteligjencës daneze paralajmëron se Rusia po përgatit “në mënyrë aktive” akte sabotimi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Agjencia e inteligjencës daneze paralajmëron se Rusia po përgatit “në mënyrë aktive” akte sabotimi
TOP Momenti

Agjencia e inteligjencës daneze paralajmëron se Rusia po përgatit “në mënyrë aktive” akte sabotimi

Momenti
Published: September 3, 2026







Bota
September 03, 2026 – 13:51


Your browser does not support the video tag.

Shërbimi danez i inteligjencës ka ngritur alarmin për kërcënimin rus, duke paralajmëruar se Moska po përgatit në mënyrë aktive operacione sabotimi në Danimarkë, me fokus të veçantë tek industria e mbrojtjes.


Shërbimi Danez i Sigurisë dhe Inteligjencës (PET) deklaroi për AFP-në se shërbimet ruse të inteligjencës po përgatisin operacione që synojnë industrinë daneze të mbrojtjes.Sipas PET, agjentët rusë po përpiqen të rekrutojnë edhe qytetarë të zakonshëm danezë përmes rrjeteve sociale, duke u kërkuar atyre të fotografojnë objekte apo ambiente që mund të përdoren më pas për planifikimin e operacioneve të sabotimit.


Emil Graesholm, drejtues i kundërzbulimit në PET, tha se agjencia vendosi të bëjë publike mënyrën e veprimit të shërbimeve ruse pikërisht sepse këto operacione nuk duken domosdoshmërisht si skenarë klasikë spiunazhi.


“Gjërat nuk kanë nevojë të duken si një film me spiunë”, është thelbi i paralajmërimit të tij, transmeton Telegrafi.


Alarmi danez vjen në një moment kur vendet evropiane po përballen me një seri incidentesh që dyshohet se lidhen me luftën hibride ruse, duke përfshirë sabotime, sulme kibernetike dhe operacione të dyshuara me dronë.


Paralajmërimi u bë publik gjithashtu pas incidentit në Gjermani me një dron të pajisur me eksplozivë, rast që zyrtarët evropianë e kanë lidhur me kërcënimin e sabotimit të sponsorizuar nga shteti.


Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, e cilësoi incidentin si një veprim që mbart të gjitha shenjat e “terrorizmit të sponsorizuar nga shteti”, ndërsa ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së diskutuan masat e mundshme kundër Rusisë.


Bashkimi Evropian ka vendosur tashmë rreth dy duzina paketash sanksionesh ndaj Moskës që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duke prekur më shumë se 3.000 individë dhe entitete, përfshirë zyrtarë, oligarkë, banka, kompani energjetike dhe prodhues dronësh.


Danimarka konsiderohet një nga mbështetësit më të fuqishëm evropianë të Ukrainës. Që nga fillimi i pushtimit të plotë rus, Kopenhaga ka ofruar të paktën 10 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe rreth 1 miliard euro ndihmë civile.


Vetëm në qershor, Danimarka njoftoi paketën e 30-të të ndihmës ushtarake për Ukrainën, me vlerë rreth 577 milionë euro, e cila përfshin municione, armë, pajisje dhe trajnime për ushtarët ukrainas.


PET-i kishte paralajmëruar që në vitin 2024 se kërcënimi rus ndaj Danimarkës ishte rritur.


Tani, sipas inteligjencës daneze, rreziku nuk kufizohet më vetëm te lufta tradicionale. Sabotimi i infrastrukturës, mbledhja e informacionit dhe rekrutimi i qytetarëve përmes internetit po shihen si pjesë e një lufte hibride që mund të zhvillohet në heshtje, larg vijës së frontit në Ukrainë.


source

You Might Also Like

Kostadinovski: Duhen hapa radikalë për rikthimin e besimit te drejtësia
​Jashari kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale: Duhet të veprojmë sa më shpejt
Prokuroria kërkon vazhdimin e massës së paraburgimit për personin i cili djegi veturën e Ambasadës bullgare në Shkup
OVL-UÇK të enjten mbledh Këshillin Drejtues, pas vendimit të Speciales
Pas Eulexit, protestuesit nisen sërish drejt Prishtinës

LEXO GJITHASHTU

“Pranojeni vendimin, sepse ka apel”, Çitaku u përgjigjet aleatëve: Thaçin e keni krahasuar edhe me George Washingtonin
“Pranojeni vendimin, sepse ka apel”, Çitaku u përgjigjet aleatëve: Thaçin e keni krahasuar edhe me George Washingtonin
TOP Momenti
VLEN: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ësht i padrejtë dhe i papranueshëm
VLEN: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ësht i padrejtë dhe i papranueshëm
TOP Momenti
Ambasada e Kosovës në Hagë reagon pas aktgjykimit: Qytetarët të ruajnë qetësinë
Ambasada e Kosovës në Hagë reagon pas aktgjykimit: Qytetarët të ruajnë qetësinë
TOP Momenti
Serwer: Specialja kriminalizoi një lëvizje çlirimtare që amerikanët dhe evropianët e mbështetën
Serwer: Specialja kriminalizoi një lëvizje çlirimtare që amerikanët dhe evropianët e mbështetën
TOP Momenti
Nasim Haradinaj nga protesta: I ftojmë nga kryeministri deri te kryeparlamentari të vijnë e të japin përgjigje
Nasim Haradinaj nga protesta: I ftojmë nga kryeministri deri te kryeparlamentari të vijnë e të japin përgjigje
TOP Momenti

You Might Also Like

Pas thyerjes së kordonit të Policisë, Nasim Haradinaj “zbutë” protestuesit – e rikthejnë në vend
TOP Momenti

Pas thyerjes së kordonit të Policisë, Nasim Haradinaj “zbutë” protestuesit – e rikthejnë në vend

September 16, 2026
Reagon Mbretëria e Bashkuar pas vendimit të Speciales: Të mos përdoret për të nxitur tensione
TOP Momenti

Reagon Mbretëria e Bashkuar pas vendimit të Speciales: Të mos përdoret për të nxitur tensione

September 16, 2026
Protesta para objektit të EULEX-it, arrestohet një person – hidhen mjete piroteknike
TOP Momenti

Protesta para objektit të EULEX-it, arrestohet një person – hidhen mjete piroteknike

September 16, 2026
Jakimovski lirohet nga burgu, Gjykata e Lartë kthen rastin në rigjykim
TOP Momenti

Jakimovski lirohet nga burgu, Gjykata e Lartë kthen rastin në rigjykim

September 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?