Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili është edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, në protestën e organizuar sot para Qeverisë tha se qytetarët kanë nevojë për projekte zhvillimi e jo për pengesa nga Qeveria e vendit.
Ai i bëri thirrje Qeverisë që të ndalë qasjen “diskriminuese” e “selektive” ndaj komunave, duke thënë se ato janë dera e parë ku qytetarët trokasin për nevojat e tyre.
Në fjalimin e tij, Aliu tha se po flet duke përfaqësuar “besimin e mijëra qytetarëve”.
“Mos ia merrni komunave atë që iu takon qytetarëve. Mjaft me qasje selektive, jombështetëse, diskriminuese për komunat. Mjaft më me plagën financiare të komunave pa fajin e komunave e obligimin e tyre që po defunksionalizon e shkatërron qeverisjen lokale si tërësi. Komunat nuk janë të kryetarëve, por të qytetarëve të tyre. Përtej ritmit e hovëve të politikës ditore, përtej një partie që qeveris me akëcilën komunë, qytetarët kanë nevojë për projekte zhvillimi”.
Aliu tha se kjo gjendje duhet ndryshuar dhe shtoi se “bashkë do ta ndryshojmë”.
Kryetarë të disa komunave të Kosovës po protestojnë kundër Qeverisë për ndarjet buxhetore për komunat. /Express/
The post Agim Aliu në protestë: Mjaft më me qasjen selektive e diskriminuese për komunat, qytetarët kanë nevojë për projekte appeared first on Gazeta Express.

