By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: A është Kosova vërtet aq e varfër sa thuhet?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
A është Kosova vërtet aq e varfër sa thuhet?
TOP Momenti

A është Kosova vërtet aq e varfër sa thuhet?

Momenti
Published: May 23, 2026

Në mesin e dhjetë shteteve të Evropës, Kosova u rendit si vendi i dytë më i varfër, nga platforma World Atlas, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kosova nuk ka arritur ritmin e zhvillimit që do të duhej për ta përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve, prandaj vazhdon të konsiderohet “një ekonomi e vogël dhe e varfër”, thotë Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv i Institutit GAP.

Your browser does not support the video tag.

“Ne jemi diku tek 30% i mesatares së Bashkimit Evropian, sa i përket Bruto Produktit Vendor për kokë banori. Kjo tregon që nuk kemi arritur ta kemi një zhvillim më të përshpejtuar ekonomik”, shprehet Hasaj në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, matjet makroekonomike nuk e pasqyrojnë gjithmonë tërësisht realitetin social në vend, pasi brenda mesatareve ekzistojnë pabarazi të mëdha ekonomike.

“Këto të dhëna janë makro dhe tregojnë një mesatare, por brenda tyre ka shumë pabarazi. Mjafton që disa persona të kenë paga shumë të larta, dhe mesatarja e pagës që del krijon përshtypjen se situata është më e mirë sesa është realisht”, tregon Hasaj.

Duke folur për vendimin e Qeverisë në detyrë për të ndarë nga 100 euro për kategori të ndryshme, Hasaj kritikon mënyrën se si zbatohet ky program, sidomos gjatë periudhave zgjedhore.

“Këto janë zgjidhje ad hoc. Nuk po bëhen programe të strukturuara dhe të targetuara mirë. Për më tepër, është problematike që paratë publike të shpërndahen në kohë zgjedhjesh”, shprehet ai.

Hasaj thotë se inflacioni dhe rritja e çmimeve të produkteve bazike kanë rënduar jetën e qytetarëve, veçanërisht të familjeve me të ardhura të ulëta dhe punëtorëve të sektorit privat.

“Ekonomia e Kosovës vazhdon të karakterizohet nga paga të ulëta. Sidomos në sektorin privat, paga që mbizotëron është afër nivelit të pagës minimale”, shprehet ai.

Hasaj flet edhe për perceptimin publik se, megjithëse statistikat e rendisin Kosovën ndër vendet më të varfra në Evropë, dyqanet dhe kafenetë vazhdojnë të jenë të mbushura.

Ai thotë se një pjesë e këtij perceptimi lidhet me ndikimin e madh të diasporës në ekonomi.

“Modeli ynë ekonomik është shumë i varur nga diaspora. Vetëm remitancat janë mbi 1.35 miliard euro, dhe shumica e tyre shkojnë në konsum”, tregon Hasaj.

Sipas tij, një ndër problemet më të mëdha strukturore mbetet papunësia dhe mosaktivizimi i grave në tregun e punës.

“Kosova e ka shkallën më të lartë të grave joaktive në Evropë. Ky është problem serioz edhe për ekonominë”, shprehet ai, duke shtuar se investimi në çerdhe, në shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe përfshirja më e madhe e grave në tregun e punës do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në uljen e varfërisë.

Hasaj vlerëson se pa reforma strukturore dhe pa investime të qëndrueshme në ekonomi, Kosova do ta ketë të vështirë të afrohet me standardin jetësor të vendeve të Bashkimit Evropian./Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane

LEXO GJITHASHTU

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Lajme
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Lajme
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Lajme
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Lajme
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Lajme

You Might Also Like

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
TOP Momenti

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër

August 7, 2026
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
TOP Momenti

​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot

August 7, 2026
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
TOP Momenti

Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup

August 7, 2026
Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës
TOP Momenti

Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?