By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tragjedia vazhdon, të dëmtuarit nga tërmeti “bashkëjetesë” me mbetjet toksike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tragjedia vazhdon, të dëmtuarit nga tërmeti “bashkëjetesë” me mbetjet toksike
Lajme

Tragjedia vazhdon, të dëmtuarit nga tërmeti “bashkëjetesë” me mbetjet toksike

Momenti
Published: May 15, 2026

Krejtësisht buzë rrugës, 102 kontejnerë që mbartin 2800 ton mbetje të vërtetuara të rrezikshme toksike, kanë gjetur një hapitat të ri, pranë magazinave ushqimore dhe pallateve të ngritura për banorët e Durrësit, të prekur nga tërmeti tragjik i vitit 2019.

Pas më shumë se një viti qëndrim në fshatin Rinia në Porto Romano, mbetjet u zhvendosën më 29 mars në fshatin Vrinë të Njësisë Administrative Shën Avlash.

“Të hiqen sa më shpejt, nuk janë për vendet e banuara. T’i gjejë një vend bashkia ose ata që i kanë sjellë për t’i vendosur në zona të pabanuara”, thotë për Faktoje.al Bardhyl Zoto

“Të hiqen sa më shpejt, nuk janë për vendet e banuara. T’i gjejë një vend bashkia ose ata që i kanë sjellë për t’i vendosur në zona të pabanuara”, thotë për Faktoje.al Bardhyl Zoto, i cili prej tetë muajsh është vendosur në një apartament të ndërtuar për banorët e prekur nga termeti.

Mbetjet i sheh me sy të lirë, rruga dhe një kanal moçalor e ndan nga kontejnerët që rrezikun e kanë po aty.

Ditë pas ditësh kompleksi i pallateve po popullohet pasi e gjithë faza e ndërtimit ka përfunduar, po ashtu hyrjet janë shpërndarë dhe ajo që do të gjejnë në këtë kompleks të mirëstrukturuar do jenë mbetjet toksike, aty fare pranë, për të bashkëjetuar me kohë të pacaktuar.

Nga fshati Rinia, “xhiro” në Vrinë

Banorët e fshatit ”Rinia” mbajtën disa protesta dhe kërkuan largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe së fundmi që nga marsi i këtij viti mbetjet janë zhvendosur “për siguri”, në një zonë sërish të banuar, buzë rrugës që lidh Shën Avlashin me Porto Romanon dhe Durrësin dhe po aq pranë kompleksit të pallateve që po banojnë dhe pritet të banojnë të gjithë qytetarët që iu shkatërruan banesat nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Materiali në ambalazhet e grumbulluara në ruajtje klasifikohet si shumë helmues (toksik), duhet të largohet sa më parë në vende të sigurta”, thotë Ahmeti

Në një qëndrim të mëparshëm për Faktoje.al, inxhinieri kimist, Ahmet Ahmeti, pohon rrezikshmërinë e mbetjeve dhe sugjeroi largimin e tyre nga zonat e banuara. “Materiali në ambalazhet e grumbulluara në ruajtje klasifikohet si shumë helmues (toksik), duhet të largohet sa më parë në vende të sigurta”, thotë Ahmeti. Ai sugjeron se nevojiten rregulla strikte procesit të largimit të mbetjeve për të shmangur katastrofa të mundshme që rrezikojnë mjedisin, ujrat nëntokësore, tokën, ajrin, shëndetin e njerëzve dhe kafshëve. “Në përbërje të tyre ka zink, kadmium, plumb, bakër, krom, nikel etj, metale të rënda me pasoja të rrezikshëme që shkaktojnë sëmundje në të gjitha indet e organizmit, deri në ato kanceroze dhe gjenetike”, thotë Ahmeti.

Heshtja institucionale

Në një konferencë shtypi më 10 shkurt të këtij viti, Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj tha se për mbetjet toksike do të shihet mundësia për t’i transportuar në vende të tjera që kryejnë përpunimin e tyre, ose do të shihet edhe mundësia që të asgjësohen në vendin tonë, kundrejt protokolleve të asgjësimit të këtyre lloj mbetjesh.

Faktoje.al iu drejtua me kërkesë për informacion Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit se çfarë do të bëhet me mbetjet të vërtetuara toksike dhe a ka kapacitet vendi ynë për asgjësimin e tyre (pa ndikim në mjedis) ose nëse kanë tentativa konkrete për të lidhur kontrata me subjekte të huaja të certifikuara për përpunimin e këtyre mbetjeve?!. Të dyja institucionet refuzuan të përgjigjen, ndërsa pas ankimimit pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, ministria e konsideroi se në këtë rast “e drejta informimit është e kufizuar”, pasi sipas saj, çështja është në hetim dhe procedim gjyqësor.

Rreziku në prag të shtëpisë

Kalvari i 2800 ton mbetjesh toksike nisi në gusht të vitit të kaluar kur BAN Organizata mjedisore ndërkombëtare “Basel Action Netëork”, ngriti shqetësimin se në anijen “Molivia” të nisur nga Shqipëria më 4 korrik 2024 nëpërmjet Portit të Durrësit fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme.

Asnjë shtet nuk pranoi ankorimin në portet e tyre të mbetjeve, duke i rikthyer sërish në Portin e Durrësit me 28 tetor të vitit 2024. Që nga ajo kohë, 102 kontejnerët u vendosën në Porto Romano, pranë fshatit Rinia, jo më larg se 200 metra larg zonave të banuara. Prokuroria e Durrësit pas një hetimi të gjatë njoftoi se nga analizat laboratorike të kryera në Itali u zbulua se, “mbetjet përmbanin elementë toksikë me rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, veçanërisht për ekosistemet ujore”. Pas ekspertimit, Prokuroria Durrës konstatoi se “jemi përpara jo thjesht një fakti penal, por një zinxhiri veprimesh të kundërligjshme që sjellin pasoja të rënda në disa drejtime si në mjedis, shëndet, veprimtarinë doganore, veprimtarinë e autoriteteve për sigurinë dhe cilësinë në mjedis”.

Ajo lëshoi 33 urdhër- arreste, prej të cilëve aktualisht vetëm tetë janë në arrest me burg dhe pjesa tjetër hetim në gjendje të lirë ose detyrim paraqitje. Ndërsa procesi penal po vijon, asnjë zgjidhje nuk është ofruar për 2800 ton mbetje të rrezikshme duke bërë “xhiro” sa në një fshat në një tjetër, gjithnja pranë zonave të banuara. Këtë herë pasojën direkte rrezikojnë ta kenë ata që patën pasoja nga tërmeti i vitit 2019. /faktoje.al/

You Might Also Like

PDK i reagon RTK’së për raportimin se kjo parti kërkon “uljen dënimeve për krerët e UÇK: Fyes, shtrembërim me prapavijë politike
Protesta kundër verdiktit të Speciales në Gjakovë, Gjini: Nëna Ferdonije pasqyra që tregon se kush ishin kriminelët
Protesta në shesh, Hoxhaj: Një popull i bashkuar rreth lirisë së vet nuk mund të mposhtet
OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
Kështu protestoi kundër verdiktit të Speciales Nëna Ferdonije Qerkezi sonte në Gjakovë

LEXO GJITHASHTU

Përfshihet nga flakët banesa, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar në Fier
Përfshihet nga flakët banesa, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar në Fier
TOP Momenti
Prishtina edhe sonte në protestë, qytetarët mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Prishtina edhe sonte në protestë, qytetarët mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti
Bastisje në veri, policia gjen armë, municion dhe uniforma me emblemë serbe
Bastisje në veri, policia gjen armë, municion dhe uniforma me emblemë serbe
TOP Momenti
Demhasaj: Çka po ndodh me PDK-në? Po ta respektonin luftën, nuk do t’i bënin argatin Albin Kurtit
Demhasaj: Çka po ndodh me PDK-në? Po ta respektonin luftën, nuk do t’i bënin argatin Albin Kurtit
TOP Momenti
Nata e 12 e protestës në Prishtinë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-nga Gjykata Speciale
Nata e 12 e protestës në Prishtinë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-nga Gjykata Speciale
Lajme

You Might Also Like

Policia thotë se ka gjetur armë, municion, uniforma dhe mjete tjera ilegale në dy lokacione në Veri
Lajme

Policia thotë se ka gjetur armë, municion, uniforma dhe mjete tjera ilegale në dy lokacione në Veri

September 27, 2026
Tirana po përgatit rokadë ambasadorësh, Denion Meidani vjen në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup?
Lajme

Tirana po përgatit rokadë ambasadorësh, Denion Meidani vjen në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup?

September 27, 2026
Arrestohen dy rusë në Mal të Zi, në banesën e tyre gjendet pasuri me vlerë rreth 1 milion euro
Lajme

Arrestohen dy rusë në Mal të Zi, në banesën e tyre gjendet pasuri me vlerë rreth 1 milion euro

September 27, 2026
Vuçiq jep dorëheqje nga posti i Presidentit të Serbisë, në stilin e Putin synon të kthehet si Kryeministër
Lajme

Vuçiq jep dorëheqje nga posti i Presidentit të Serbisë, në stilin e Putin synon të kthehet si Kryeministër

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?