By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama batuta me kryeministrin estonez: Ejani në Shqipëri edhe në dimër, aty s’ka simpati për Putinin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama batuta me kryeministrin estonez: Ejani në Shqipëri edhe në dimër, aty s’ka simpati për Putinin
Lajme

Rama batuta me kryeministrin estonez: Ejani në Shqipëri edhe në dimër, aty s’ka simpati për Putinin

Momenti
Published: May 15, 2026

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Talin të Estonisë, me kryeministrin e vendit, Kristen Michal.

Në konferencën e përbashkët, Rama nuk i kurseu batutat, duke thënë se ai solli diellin nga Tirana, ndërsa shtoi se ka admirim për mënyrën se si jetohet në Estoni, duke e quajtur si një “laborator të së ardhmes”.

“Së pari më lejoni që të saktësoj pak gjërat. Kur erdhët në Tiranë, ishte ditë me shi. Ishte gjithmonë ngrohtë, por ishte ditë me shi, sepse Keir Starmer e solli nga Londra. Sot është ditë me diell në Talin, sepse e solla nga Tirana.

Më së fundmi më lejohet të vizitoj këtë qytet që gjithmonë e kam imagjinuar si një laborator të së ardhmes. Dua thjesht t’u them qytetarëve estonezë që kemi admirim të plotë për ta, sepse në vend që të vazhdojnë të jetojnë në një muze, ata kanë vendosur të jetojnë në të ardhmen. Kjo e bën Estoninë atë qytet që jeton majë kodrës, sidomos për një vend si Shqipëria, sepse jemi të vegjël dhe kemi nevojë për një shembull të tillë.

Më duhet të them që u befasova shumë kur kuptova që kishte ushqim shumë të mirë këtu. Nuk ishte diçka që e prisja. Faleminderit shumë për bisedën e dobishme dhe si e ndatë me mua si ia dolët me sukses si vend për të bërë atë që ju e quani “Kërcimi i Tigrit” dhe mënyrën se si ju mendoni për ta bërë këtë kërcim të dytë.

Më lini t’ju them, me ju jo vetëm që kërkojmë bashkëpunim, por kërkojmë atë udhërrëfyes estonez. Jam shumë mirënjohës kur më thatë se jeni gati të mirëprisni njerëzit tanë, të mësojnë prej jush dhe nga ajo që ju po bëni në sektorin arsimor, duke nisur nga fëmijët për t’i dhënë atyre instrumentet që ta çojnë vendin në një tjetër nivel.

Ne duam të sigurohemi që edhe rrugëtimi ynë drejt 2030 të shtrohet me të njëjtin novacion që e ka bërë Estoninë një markë globale. Ju përmendët ministren e IA, jemi shumë të lumtur t’ju a prezantojmë. Nga ana tjetër, më drejtë përmendët që Estonia dhe Shqipëria janë shumë të bashkuara, jo vetëm nga NATO, por nga një refuzim i palëkundur për të mos lënë fuqitë e huaja që të minojnë mënyrën tonë të jetesës.

Të vazhdojmë duke nisur që me mbylljen e kapitullit të negociatave. Është kënaqësi të shohësh trefishimin e numrit të estonezëve që vijnë në Shqipëri që nga 2023. Dua t’i them estonezëve që ndërkohë e lini vendin tuaj në errësirë, vini në kohë me diell në Shqipëri. Kështu që mund ta vizitoni Shqipërinë edhe në dimër. Gjithashtu, nuk do të gjeni simpati për Putinin atje, kështu që mund të vini lirisht. Jemi tepër të lumtur që jemi këtu dhe pres me padurim që të bëjmë më shumë së bashku. Prej kohësh keni treguar se të jesh vend i vogël nuk është kufizim. Faleminderit për këtë”, tha Rama. /Tch/

You Might Also Like

Policia thotë se ka gjetur armë, municion, uniforma dhe mjete tjera ilegale në dy lokacione në Veri
Tirana po përgatit rokadë ambasadorësh, Denion Meidani vjen në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup?
Arrestohen dy rusë në Mal të Zi, në banesën e tyre gjendet pasuri me vlerë rreth 1 milion euro
Vuçiq jep dorëheqje nga posti i Presidentit të Serbisë, në stilin e Putin synon të kthehet si Kryeministër
Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë

LEXO GJITHASHTU

Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan
Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan
TOP Momenti
Rrokadë ambasadorësh në Shqipëri, Denion Meidani shkon në Prishtinë – Petrit Malaj në Shkup
Rrokadë ambasadorësh në Shqipëri, Denion Meidani shkon në Prishtinë – Petrit Malaj në Shkup
TOP Momenti
Rruga Tetovë-Prizren, Kasami: Ende nuk kemi projekt të plotë
Rruga Tetovë-Prizren, Kasami: Ende nuk kemi projekt të plotë
TOP Momenti
Shtohen aksidentet e turistëve në zonat malore, problem lëvizja pa udhërrëfyes
Shtohen aksidentet e turistëve në zonat malore, problem lëvizja pa udhërrëfyes
TOP Momenti
Kurti takohet me Hamzën, një ditë para seancës së Kuvendit
Kurti takohet me Hamzën, një ditë para seancës së Kuvendit
TOP Momenti

You Might Also Like

Bedri Hamza takon Kurtin një ditë para seancës, shihet duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë
Lajme

Bedri Hamza takon Kurtin një ditë para seancës, shihet duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë

September 27, 2026
Kosova kthehet me këmbë në tokë, mposhtet në Austri
Lajme

Kosova kthehet me këmbë në tokë, mposhtet në Austri

September 27, 2026
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Mali i Zi anëtar në vitin 2028, Shqipëria në rrugë të mbarë
Lajme

Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Mali i Zi anëtar në vitin 2028, Shqipëria në rrugë të mbarë

September 27, 2026
Dy incidente me të shtëna masive në Afrikën e Jugut lënë 27 të vdekur
Lajme

Dy incidente me të shtëna masive në Afrikën e Jugut lënë 27 të vdekur

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?