By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kamberi prezanton rezolutën që dorëzoi në kuvendin serb për dënimin e krimeve të luftës në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kamberi prezanton rezolutën që dorëzoi në kuvendin serb për dënimin e krimeve të luftës në Kosovë
Lajme

Kamberi prezanton rezolutën që dorëzoi në kuvendin serb për dënimin e krimeve të luftës në Kosovë

Momenti
Published: May 14, 2026

Shaip Kamberi ka prezantuar rezolutën që dorëzoi në Kuvendin e Serbisë, bashkë me deputetët e SDA nga Sanxhaku.

Rezoluta është hartuar për dënimin e krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë gjatë viteve 1998–1999, duke u mbështetur në aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë.

Në tekstin e rezolutës thuhet se institucionet e Serbisë dhe të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë kanë zbatuar një politikë sistematike diskriminimi, represioni dhe dhune ndaj shqiptarëve të Kosovës, sidomos pas heqjes së autonomisë së Kosovës në vitin 1989.

Dokumenti rikujton se gjatë luftës në Kosovë, forcat e ushtrisë jugosllave, Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe formacionet paramilitare kanë kryer “një fushatë sistematike dhune” ndaj popullsisë civile shqiptare, përfshirë vrasje, deportime dhe spastrim etnik.

Rezoluta i referohet drejtpërdrejt aktgjykimeve të Tribunalit të Hagës, ku është konstatuar ekzistimi i një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, me synim ndryshimin me forcë të strukturës etnike të Kosovës përmes terrorit dhe dëbimit masiv të shqiptarëve.

Në dokument përmenden edhe masakrat e kryera në Reçak, Mejë, Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, Suharekë, Izbicë dhe Podujevë, si dhe operacioni për fshehjen e krimeve, i njohur si “asanimi i terrenit”, përmes transportimit të trupave të civilëve shqiptarë në territorin e Serbisë.

Kjo është rezoluta e plotë:

PROPOZIM REZOLUTË

PËR DËNIMIN E KRIMEVE TË REPUBLIKËS SË SERBISË TË KRYERA NË KOSOVË, TË PËRCAKTUARA ME AKTGJYKIMET E TRIBUNALIT NDËRKOMBËTAR PENAL PËR ISH-JUGOSLLAVINË

I. DISPOZITAT HYRËSE

Duke u nisur nga fakti se gjatë periudhës 1989–1999 institucionet e Republikës së Serbisë dhe të Republikës Federale të Jugosllavisë zbatuan një politikë sistematike diskriminimi, represioni dhe dhune ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë;

Duke kujtuar se pas heqjes së autonomisë së Kosovës në vitin 1989 u vendos një sistem apartheidi institucional, represioni dhe përjashtimi të shqiptarëve nga jeta publike;

Të vetëdijshëm se gjatë konfliktit të armatosur të viteve 1998–1999 forcat e Ushtrisë Jugosllave, Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe formacionet paramilitare zbatuan një fushatë sistematike dhune ndaj popullsisë civile shqiptare;

Duke pasur parasysh se Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë, në disa aktgjykime, ka konstatuar ekzistimin e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale, që kishte për qëllim ndryshimin me dhunë të strukturës etnike të Kosovës përmes deportimeve, vrasjeve, përndjekjeve dhe terrorit ndaj civilëve shqiptarë”;

Duke konfirmuar se gjatë vitit 1999 qindra mijëra civilë shqiptarë u dëbuan me forcë nga Kosova, ndërsa mijëra civilë u vranë në masakra anembanë Kosovës;

Duke rikujtuar masakrat në Reçak, Mejë, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Suharekë, Izbicë, Podujevë dhe në shumë vende të tjera;

Duke konfirmuar se trupat e civilëve shqiptarë të vrarë u transportuan fshehurazi në brendësi të Serbisë në kuadër të operacionit për fshehjen e krimeve të njohur si “asanimi i terrenit”;

Duke theksuar se në Batajnicë, Petrovo Selo, Perućac dhe Kiževak janë zbuluar varreza masive me trupat e civilëve shqiptarë nga Kosova;

Duke kujtuar se funksionarët më të lartë politikë, ushtarakë dhe policorë të regjimit të Sllobodan Milosheviq janë dënuar para Tribunalit Ndërkombëtar Penal për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës në Kosovë;

Të bindur se mohimi i krimeve të luftës dhe glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës paraqet pengesë serioze për zhvillimin demokratik të Serbisë dhe pajtimin në rajon;

KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SERBISË:

  1. DËNON krimet sistematike, përndjekjet, vrasjet, deportimet dhe spastrimin etnik të popullsisë shqiptare të Kosovës, të kryera gjatë viteve 1998–1999 nga forcat e Ushtrisë Jugosllave, Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe formacionet paramilitare;
  2. KONSTATON se me aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë janë vërtetuar krime kundër njerëzimit, përfshirë deportimet, zhvendosjet me forcë, vrasjet, përndjekjet dhe dëbimet e detyruara të civilëve shqiptarë në Kosovë;
  3. KONSTATON se ka ekzistuar një ndërmarrje e përbashkët kriminale, që kishte për qëllim ndryshimin me dhunë të strukturës etnike të Kosovës përmes terrorit dhe dëbimit masiv të popullsisë shqiptare;
  4. DËNON fshehjen e krimeve përmes largimit të fshehtë të trupave të civilëve të vrarë dhe varrosjes së tyre në varreza masive në territorin e Serbisë;
  5. RIKUJTON se në Batajnicë, Petrovo Selo, Perućac dhe Kiževak janë gjetur varreza masive me trupat e shqiptarëve të Kosovës;
  6. DËNON çdo mohim të krimeve të luftës, relativizim të aktgjykimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe glorifikim të kriminelëve të dënuar të luftës;
  7. KËRKON nga organet kompetente shtetërore të Republikës së Serbisë hapjen e plotë të arkivave ushtarake, policore dhe shtetërore relevante për krimet e luftës, zhdukjet me forcë dhe varrezat masive të lidhura me konfliktin në Kosovë;
  8. KËRKON vazhdimin e hetimeve për të gjitha varrezat masive, gjetjen e mbetjeve mortore të personave të zhdukur dhe zbardhjen e plotë të fatit të civilëve të zhdukur;
  9. KËRKON që familjeve të viktimave t’u sigurohet e drejta për të vërtetën, drejtësinë dhe njohjen institucionale të vuajtjeve;
  10. FTON institucionet e Republikës së Serbisë që të distancohen qartë nga politikat e viteve nëntëdhjetë dhe të pranojnë faktet e përcaktuara nga aktgjykimet e gjykatave ndërkombëtare;
  11. THEKSON se ballafaqimi me të kaluarën paraqet obligim moral, juridik dhe qytetërues të çdo shoqërie demokratike;
  12. THEKSON se paqja e qëndrueshme dhe pajtimi në rajon nuk janë të mundshme pa njohjen e të gjitha viktimave dhe pa pranimin e së vërtetës për krimet e kryera;
  13. DËNON dhunën seksuale dhe përdhunimet e luftës të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë konfliktit në Kosovë, duke i njohur ato si shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të dinjitetit të viktimave;
  14. FTON institucionet kompetente të Republikës së Serbisë për bashkëpunim të plotë me mekanizmat ndërkombëtarë dhe rajonalë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe identifikimin e strukturave dhe individëve përgjegjës;
  15. FTON për miratimin e masave arsimore, institucionale dhe shoqërore që do të kontribuojnë në parandalimin e mohimit të krimeve, gjuhës së urrejtjes dhe përsëritjes së politikave të dhunës të viteve nëntëdhjetë;
  16. KONSTATON se pranimi i fakteve të përcaktuara para gjykatave ndërkombëtare paraqet parakusht të rëndësishëm për zhvillimin demokratik, besimin rajonal dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, si dhe për paqen e qëndrueshme ndërmjet popullit shqiptar dhe atij serb;
  17. THEKSON se pranimi dhe dënimi i krimeve nuk paraqet dënim të qytetarëve të Serbisë, por dënim të politikave, strukturave dhe individëve përgjegjës për krimet e përcaktuara nga aktgjykimet e gjykatave ndërkombëtare.

The post Kamberi prezanton rezolutën që dorëzoi në kuvendin serb për dënimin e krimeve të luftës në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd, flasin për “dëbim të serbëve”
Kriza e banimit vazhdon në Zvicër, qiratë pritet të rriten
SHBA-ja thotë se masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme
REL: “200 metrat” që liruan Ante Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim mbeten të paparashikueshme

LEXO GJITHASHTU

Aksident mes trenit dhe një veture në Lutogllavë të Pejës, një person i lënduar
Aksident mes trenit dhe një veture në Lutogllavë të Pejës, një person i lënduar
TOP Momenti
Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia e Veriut e ka futur në “Stop-listë”
Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia e Veriut e ka futur në “Stop-listë”
TOP Momenti
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
TOP Momenti
AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që e kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve
AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që e kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve
TOP Momenti
Protestat pas aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së, mesazhet e matura qetësuan masën
Protestat pas aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së, mesazhet e matura qetësuan masën
TOP Momenti

You Might Also Like

CNN: AfD e Gjermanisë është aq ekstremiste sa po i largon edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme
Lajme

CNN: AfD e Gjermanisë është aq ekstremiste sa po i largon edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme

September 27, 2026
Vendimi në Hagë, ekspertët: Serbia mund të shtojë presionin diplomatik dhe luftën hibride
Lajme

Vendimi në Hagë, ekspertët: Serbia mund të shtojë presionin diplomatik dhe luftën hibride

September 27, 2026
Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energj
Lajme

Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energj

September 27, 2026
Kryediplomati gjerman pas takimit me Lavrovin: “Është e drejtë që të flasim me njëri-tjetrin”
Lajme

Kryediplomati gjerman pas takimit me Lavrovin: “Është e drejtë që të flasim me njëri-tjetrin”

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?