By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia e Veriut e ka futur në “Stop-listë”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia e Veriut e ka futur në “Stop-listë”
TOP Momenti

Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia e Veriut e ka futur në “Stop-listë”

Momenti
Published: September 27, 2026

Ish-deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Azgan Haklaj, po mbahet nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar Bllatë, në Dibër.

Sipas informacioneve me të cilët disponon gazeta KOHA, emri i Haklajt është futur në të ashtuquajturën “Stop-listë” masë që zakonisht arsyetohet nga autoritetet me çështje që lidhen me sigurinë publike ose kombëtare.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga institucionet kompetente të Maqedonisë së Veriut lidhur me arsyen konkrete të ndalimit dhe kohëzgjatjen e procedurës.

Haklaj udhëtonte i shoqëruar nga gazetari i njohur shqiptar Ferdinand Samarxhiu, i cili gjithashtu ndodhet në vendkalimin kufitar, ndërsa janë nisur për në Shkup, ku sot do të mbahet Marshi Protestues kundër Vendimit të Gjykatës Speciale kundër krerëve të UÇK-së.

Azgan Haklaj është ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe një emër i njohur i jetës politike, kulturore dhe kombëtare shqiptare. Ai vjen nga Tropoja dhe prej vitesh është angazhuar në promovimin e historisë, traditave dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Haklaj njihet edhe si drejtues i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar dhe është vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Gjatë veprimtarisë së tij publike, Haklaj është shquar për qëndrimet e tij në mbështetje të çështjes kombëtare, të luftës çlirimtare të Kosovës, të UÇK-së në Maqedoni dhe të figurave historike që kontribuuan për lirinë dhe bashkimin shpirtëror të shqiptarëve.(koha.mk)

You Might Also Like

Aksident mes trenit dhe një veture në Lutogllavë të Pejës, një person i lënduar
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që e kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve
Protestat pas aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së, mesazhet e matura qetësuan masën
​Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim

LEXO GJITHASHTU

Shtetësia zvicerane, ndër më të vështirat në Evropë
Shtetësia zvicerane, ndër më të vështirat në Evropë
Lajme
Komuna dënon sulmin ndaj infermieres: Nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë
Komuna dënon sulmin ndaj infermieres: Nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë
Lajme
Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd, flasin për “dëbim të serbëve”
Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd, flasin për “dëbim të serbëve”
Lajme
Kriza e banimit vazhdon në Zvicër, qiratë pritet të rriten
Kriza e banimit vazhdon në Zvicër, qiratë pritet të rriten
Lajme
SHBA-ja thotë se masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme
SHBA-ja thotë se masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme
Lajme

You Might Also Like

Sot në Shkup mbahet marshi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

Sot në Shkup mbahet marshi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 27, 2026
LAMM apelon shoferët: Kujdes nëpër rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut
TOP Momenti

LAMM apelon shoferët: Kujdes nëpër rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut

September 27, 2026
E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore
TOP Momenti

E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore

September 27, 2026
Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e kamionit në Han të Elezit
TOP Momenti

Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e kamionit në Han të Elezit

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?