By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kryediplomati gjerman pas takimit me Lavrovin: “Është e drejtë që të flasim me njëri-tjetrin”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kryediplomati gjerman pas takimit me Lavrovin: “Është e drejtë që të flasim me njëri-tjetrin”
Lajme

Kryediplomati gjerman pas takimit me Lavrovin: “Është e drejtë që të flasim me njëri-tjetrin”

Momenti
Published: September 27, 2026

Ishte takimi i parë mes dy kryediplomatëve të Gjermanisë dhe Rusisë që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës. Si erdhi deri te takimi me Lavrovin dhe si e vlerëson Wadephul atë?

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, është takuar papritur me homologun e tij rus, Sergej Lavrov, në kuadër të debatit të përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Biseda, që zgjati rreth 20 minuta dhe ishte takimi i parë dypalësh midis ministrave të Jashtëm të të dy vendeve pas disa vitesh, u organizua, sipas Wadephulit, me ndërmjetësimin e palëve të treta.

“Jam kontaktuar nga shumë kolegë të vendeve të tjera dhe më është thënë se Rusia ishte e gatshme për një bisedë”, tha ministri i Jashtëm gjerman në një intervistë për emisionin gjerman të ARD-së, tagesthemen. Sipas tij, shumë prej tyre e këshilluan ta zhvillonte këtë takim dhe madje ia kërkuan një gjë të tillë.

“U kalua një vijë e kuqe”

Përmbajtja e bisedës u përqendrua te pasojat e luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës. Sipas Wadephulit, një nga çështjet kryesore ishte eksporti i drithërave nga Ukraina dhe Rusia. “Një vend si Egjipti ka nevojë urgjente për diçka të tillë. Ekziston rreziku i urisë”, tha ministri gjerman i Jashtëm. Angazhimi për të garantuar këto eksporte është, sipas tij, gjëja e duhur për t’u bërë.

Tema e dytë ishte incidenti me dronin në aeroportin Leipzig/Halle. “Një dron, i cili realisht mund të kishte shkaktuar rrëzimin e avionëve, është vënë në përdorim atje nga duar ruse”, tha Wadephul.

Ai theksoi se ia kishte bërë të qartë Lavrovit se “me këtë është kaluar një vijë e kuqe” dhe se Gjermania pret që një gjë e tillë të mos përsëritet. “Ne jemi gjithmonë të gatshëm të reagojmë”, paralajmëroi ministri gjerman i Jashtëm.

Qeveria federale gjermane e konsideron Rusinë përgjegjëse për incidentin me një dron të pajisur me lëndë shpërthyese që nuk arriti të shpërthejë në aeroportin Leipzig/Halle, një nyje logjistike me rëndësi të madhe për mbështetjen e Ukrainës. Sipas Berlinit zyrtar, droni paraqiste një rrezik serioz për trafikun ajror dhe mund të kishte shkaktuar pasoja të rënda. Autoritetet gjermanee lidhin incidentin me veprime ruse dhe e shohin atë si një përshkallëzim të papranueshëm.

Së treti, Wadephul tha se i kishte bërë të qartë Lavrovit se mbështetja gjermane për Ukrainën mbetet e palëkundur. “Kjo mbështetje është plotësisht e pandërprerë”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, duke shtuar se tani është Rusia ajo që duhet të ulet në tryezën e negociatave. “Nuk ka asnjë justifikim për këtë luftë, e cila po merr jetë të panumërta njerëzish, përfshirë edhe viktima ruse, por mbi të gjitha viktima civile në Ukrainë”, deklaroi Wadephul.

Jo ndryshim i politikës së jashtme gjermane

Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, ndërsa Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën përballë agresionit rus. “Është e drejtë që ne të flasim me njëri-tjetrin”, tha më tej Wadephul. Sipas tij, Rusia aktualisht nuk është e gatshme t’i japë fund luftës kundër Ukrainës. “Megjithatë, unë besoj se është e drejtë që ne të vazhdojmë të bisedojmë me njëri-tjetrin. Kjo është detyra e ministrive të jashtme dhe e diplomacisë”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman.

Pranimin e një bisede të drejtpërdrejtë me Lavrovin, Wadephul nuk e sheh si një ndryshim të kursit në politikën e jashtme gjermane. Gjermania vazhdon të mbrojë të drejtën ndërkombëtare dhe të qëndrojë në krah të Ukrainës. Këtë qëndrim, tha ai, ia bëri të qartë edhe një herë ministrit të Jashtëm rus gjatë takimit. “E dini, me miqtë nuk negociohet, ndërsa me kundërshtarët duhet të negociohet. Ky është një nga parimet themelore të politikës së jashtme dhe ai vlen edhe në këtë rast”, tha Wadephul.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, e vuri menjëherë në pikëpyetje dobinë e takimit dhe tha se nuk kishte parë asnjë përparim konkret. Në një deklaratë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa, Lavrov u shpreh: “Nëse shihen deklaratat e përditshme publike të Berlinit, nuk kam dëgjuar asgjë ndryshe.”Sipas tij, qëndrimet e paraqitura nga pala gjermane ishin tashmë të njohura dhe nuk sollën asgjë të re. “Mund të më kishin telefonuar thjesht”, shtoi kryediplomati rus. 

Fjalim mbi rreziqet e inteligjencës artificiale

Wadephul kishte udhëtuar në Nju Jork si përfaqësues i kancelarit federal Friedrich Merz. Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai u përqendrua te rreziqet që vijnë nga zhvillimi jashtëzakonisht i shpejtë i inteligjencës artificiale.

Ministri i Jashtëm gjerman paralajmëroi se përparimi i vrullshëm i teknologjive të inteligjencës artificiale sjell jo vetëm mundësi të mëdha, por edhe sfida serioze për sigurinë, stabilitetin dhe rendin ndërkombëtar. Së bashku, vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara duhet të sigurojnë që inteligjenca artificiale “t’i shërbejë dinjitetit njerëzor”, theksoi Wadephul në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. /REL

The post Kryediplomati gjerman pas takimit me Lavrovin: “Është e drejtë që të flasim me njëri-tjetrin” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vendimi në Hagë, ekspertët: Serbia mund të shtojë presionin diplomatik dhe luftën hibride
Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energj
Alarm pranë bazës amerikane në Britani, arrestohen disa persona, evakuohen banorët
Zvicra vendos për neutralitetin: Votimi që mund të ndryshojë politikën e saj të jashtme
Arifi: Kosova rrezikon izolim më të madh pas vendimit të Hagës, duhet mobilizim institucional

LEXO GJITHASHTU

​Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim
​Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim
TOP Momenti
Sot në Shkup mbahet marshi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Sot në Shkup mbahet marshi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti
LAMM apelon shoferët: Kujdes nëpër rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut
LAMM apelon shoferët: Kujdes nëpër rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut
TOP Momenti
E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore
E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore
TOP Momenti
Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e kamionit në Han të Elezit
Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e kamionit në Han të Elezit
TOP Momenti

You Might Also Like

Rasti “Grupi i intelektualëve”, operacion i hershëm në Zubin Potok – 9 të arrestuar
Lajme

Rasti “Grupi i intelektualëve”, operacion i hershëm në Zubin Potok – 9 të arrestuar

September 27, 2026
Kolgeci: Rastet e kancerit të gjirit me tendencë në rritje, këtë vit u operuan 191 raste në QKUK
Lajme

Kolgeci: Rastet e kancerit të gjirit me tendencë në rritje, këtë vit u operuan 191 raste në QKUK

September 27, 2026
Mërgimtarët ngrihen në këmbë, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët – Sonte Prishtina për të 12-tën natë
Lajme

Mërgimtarët ngrihen në këmbë, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët – Sonte Prishtina për të 12-tën natë

September 27, 2026
Sulmohet fizikisht një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë
Lajme

Sulmohet fizikisht një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?