By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Protestat pas aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së, mesazhet e matura qetësuan masën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Protestat pas aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së, mesazhet e matura qetësuan masën
TOP Momenti

Protestat pas aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së, mesazhet e matura qetësuan masën

Momenti
Published: September 27, 2026

Protestat u paralajmëruan të jenë më tensionuese në rast se aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të ishte dënues.

Më 16 shtator në Hagë u dha një i tillë, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi u dënuan më 81 vjet burgim.

Në atë ditë, reagimet e qytetarëve ishin më të ashpra ku cak kishin misionin e EULEX-it në Prishtinë. Por, në çdo ditë pas saj, deri në ditën e 11-të të tyre, ato ishin të qeta.

Kundër këtij vendimi u organizuan protesta nga studentë, OVL-UÇK e grupe të ndryshme, por ajo që po vazhdon ende është protesta e qytetarëve, e cila po jehon çdo natë, në orën 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Gjatë gjithë kësaj kohe, akterët politikë në pozitë e opozitë bënë thirrje që revolta të shprehet në formë të qetë dhe pa shkaktuar dëme materiale.

​Mërgimtarët ngrihen në këmbë, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët – sonte Prishtina për të 12-tën natë

E deklaratat publike të politikanëve në situata të tilla i ndihmojnë shumë Policisë së Kosovës në menaxhimin e tyre.

Kështu thotë për KosovaPress ish-drejtori i Policisë, Reshat Maliqi, i cili shtoi se deklaratat e tilla qetësojnë masën dhe lehtësojnë të gjithë procesin.

“Deri më tani mund të thellë që janë deklarata të mira, janë deklarata të qeta që dërgojnë mesazhe të mira, që i qetësojnë, i qetësojnë protestuesit…një deklaratë e mirë, një deklaratë e matur me një mesazh të mirë e ndihmon jashtëzakonisht policinë sepse e qetëson situatën, e qetëson masën dhe vërtet ne kemi nevojë tash. Nuk pajtohemi, të gjithë besoj se nuk ka njeri i cili pajtohet tash me vendimin e gjykatës për katërshen që e dhanë, por atë mospajtuershmëri duhet ta shfaqim në forma të qeta, në forma më të matura, e jo tash të sulmojmë institucionet, jo të sulmojmë individët”, tha Maliqi.

Madje ai shprehet optimist se në këso ngjarje ka edhe persona të infiltruar nga Serbia që paguajnë të tjerë të shkaktohen incidente në dëm të Kosovës.

“Unë nga prizmi i sigurisë mund të them se ne nuk është për të thënë se kemi edhe aq shumë miq. Kemi armiq që na rrethojnë në kufijtë tanë, të cilët janë të interesuar që përmes këtyre protestave të dalin shumëçka dhe të derdhet gjaku përsëri. Unë besoj se ka persona të infiltruar që i paguajnë ndoshta shërbimet e huaja, sidomos shërbimi i Serbisë, që aty të ndodhë tash ndonjë incident, të ndodhë ndonjë problem që ata t’i jenë tashmë që ata t’i sulmojnë institucionet e Kosovës, institucionet ndërkombëtare, që ato nuk janë favorizuese, nuk i ndihmojnë Kosovës, e nuk i ndihmojnë as Katërshes që është në Hagë”, shtoi ai.

Ndërsa një nga politikanët që deklaronte se reagimet si shenjë revolte do të ishin më tensionuese është dhe Nait Hasani nga radhët e PDK-së.

Hasani për KosovaPress tashmë deklaron se nuk kanë reaguar në mënyrë agresive asnjëherë ndaj askujt, vetëm kanë kërkuar unitet në mbrojtje të vlerave kombëtare.

“Ne asnjëherë nuk kemi reaguar në mënyrë agresive ndaj askujt. Ne kemi kërkuar dhe po kërkohet unitet në mbrojtjen e vlerave tona, prandaj qytetarët i përgëzoj dhe u bëj ftesë në vazhdimësi të dalin në mbrojtjen e vlerave tona, sepse ato janë vlera të cilat e kanë bërë Kosovën shtet. Prandaj si shtet duhet të dalim në mbrojtje të vlerave tona të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të krerëve të saj të cilët janë në Hagë”, tha Hasani.

Nga vendimi për katërshen e UÇK-së te reagimet dhe protestat në Kosovë – gjithçka që ndodhi pas 16 shtatorit

Deputeti kërkon nga organizatorët e protestave të bëjnë thirrje për masë më të madhe të të pranishmëve në këto organizime. E sipas tij, kushdo që mendon ndryshe, ka humbur orientimin politik të kohës.

“Unë mendoj që organizuesit e protestave duhet të kërkojnë përmes rrjeteve sociale të mbledhin njerëz, të bëjnë njerëz, të japin mbështetje, të mblidhen sa më shumë njerëz që t’i tregojmë botës se të gjithë e kemi një qëllim. Të gjithë ata që shkruajnë ndryshe, ndryshe, janë pakicë, janë njerëz që e kanë humbur orientimin politik të kohës”, shtoi ai.

Në vazhdën e tubimeve që kundërshtojnë verdiktin e Hagës është dhe marshi protestues gjithëpopullor “Jo në emrin tim” që është paralajmëruar të mbahet më 1 Tetor, ditë e enjte, në orën 16:00.

Mw 16 shtator, Gjykata Speciale shpalli fajtor ish-presidentin Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakp Krasniqi me 25 vjet burgim, ish-kryetarin e PDK-së Kadri Veseli me 18 vjet burgim dhe ish-deputetin Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. /kp/

You Might Also Like

AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që e kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve
​Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim
Sot në Shkup mbahet marshi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
LAMM apelon shoferët: Kujdes nëpër rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut
E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore

LEXO GJITHASHTU

Kriza e banimit vazhdon në Zvicër, qiratë pritet të rriten
Kriza e banimit vazhdon në Zvicër, qiratë pritet të rriten
Lajme
SHBA-ja thotë se masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme
SHBA-ja thotë se masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme
Lajme
REL: “200 metrat” që liruan Ante Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
REL: “200 metrat” që liruan Ante Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
Lajme
Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim mbeten të paparashikueshme
Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim mbeten të paparashikueshme
Lajme
CNN: AfD e Gjermanisë është aq ekstremiste sa po i largon edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme
CNN: AfD e Gjermanisë është aq ekstremiste sa po i largon edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme
Lajme

You Might Also Like

Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e kamionit në Han të Elezit
TOP Momenti

Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e kamionit në Han të Elezit

September 27, 2026
Vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë
TOP Momenti

Vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë

September 27, 2026
Nëntë të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte, rasti lidhet me “Grupin e intelektualëve”
TOP Momenti

Nëntë të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte, rasti lidhet me “Grupin e intelektualëve”

September 27, 2026
Zjarr në Livoç të Ulët, digjet garazha dhe një veturë “Audi”
TOP Momenti

Zjarr në Livoç të Ulët, digjet garazha dhe një veturë “Audi”

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?