By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ndalet rryma në Trepçë, 18 punëtorë bllokohen në minierë: Pritet të evakuohen në mënyrë të sigurt
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ndalet rryma në Trepçë, 18 punëtorë bllokohen në minierë: Pritet të evakuohen në mënyrë të sigurt
Lajme

Ndalet rryma në Trepçë, 18 punëtorë bllokohen në minierë: Pritet të evakuohen në mënyrë të sigurt

Momenti
Published: May 14, 2026

Trepça ka njoftuar se, mëngjesin e hershem të ditës së sotme, ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg, ku, sipas informatave nga terreni, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar izolatorët përcjellës, duke shkaktuar djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike.

Në njoftim shtohet edhe se, në momentin e paraqitjes së defektit, në minierë kanë qenë të angazhuar gjithsej 47 punëtorë të ndërrimit të tretë, nga të cilët 29 punëtorë kanë dalë nga miniera, ndërsa 18 punëtorë ndodhen ende në minierë, përcjell Gazeta Express.

Your browser does not support the video tag.

‘’ Pjesa e mbetur e punëtorëve pritet të evakuohet në mënyrë të sigurt brenda një intervali kohor prej rreth dy orësh’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Njoftim për Opinionin Publik

Trepça Sh.A. njofton opinionin publik se më datë 14.05.2026, rreth orës 01:30, ka ndodhur ndërprerje e furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg.

Sipas informatave nga terreni, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar izolatorët përcjellës, duke shkaktuar djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike. Po ashtu janë evidentuar dëmtime edhe në stabilimentet tjera përcjellëse në trafostacion.

Në momentin e paraqitjes së defektit, në minierë kanë qenë të angazhuar gjithsej 47 punëtorë të ndërrimit të tretë, të cilët kanë hyrë në punë më datë 13.05.2026 në ora 23:00:

🔹 29 punëtorë kanë dalë nga miniera

🔹 18 punëtorë ndodhen ende në minierë

Pjesa e mbetur e punëtorëve pritet të evakuohet në mënyrë të sigurt brenda një intervali kohor prej rreth dy orësh.

Të gjithë punëtorët janë në gjendje të sigurt, ndërsa ekipet teknike dhe skuadrat e shpëtimit janë mobilizuar dhe ndodhen në terren për sanimin e gjendjes dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur.

Trepça Sh.A. do të vazhdojë të mbajë të informuar opinionin lidhur me zhvillimet e mëtejshme.

The post Ndalet rryma në Trepçë, 18 punëtorë bllokohen në minierë: Pritet të evakuohen në mënyrë të sigurt appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Parashikimi i motit për vikend, IHMK: Temperaturat mbesin të larta, pritet të arrijnë deri në 34 gradë
Ndizet ‘Zjarri i Lirisë’ tek Shtabi i Përgjithshëm në Likofc, Lushtaku: Në nderim të dëshmorëve, drejtësi për çlirimtarët tanë
Seanca e 9 shtatorit, si u shkel edhe afati i “caktuar” nga VV për konstituimin e Kuvendit
Sulmi serb ndaj Jasharëve, zbardhet aktakuza që u ngrit sot nga PSRK– detaje për planifikimin, urdhrat dhe zinxhirin komandues
Ahmeti: Diaspora shpenzon mbi 2 miliardë euro në Kosovë

LEXO GJITHASHTU

Përplasja në Vlorë, dyshohet për një të plagosur
Përplasja në Vlorë, dyshohet për një të plagosur
TOP Momenti
Përplasja mes dy biznesmenëve në Vlorë, Rama: Konfliktet brutale në zonat turistike s’do tolerohen
Përplasja mes dy biznesmenëve në Vlorë, Rama: Konfliktet brutale në zonat turistike s’do tolerohen
TOP Momenti
Sekuestrohen rreth 1.1 milionë euro në Strumicë
Sekuestrohen rreth 1.1 milionë euro në Strumicë
TOP Momenti
Dosja e Prokurorisë: Si u planifikua dhe u zbatua vrasja e Adem Jasharit dhe e civilëve në Prekaz?
Dosja e Prokurorisë: Si u planifikua dhe u zbatua vrasja e Adem Jasharit dhe e civilëve në Prekaz?
TOP Momenti
Takimi i Ulutas me ambasadorin e ri të BE’së, KFOR jep detaje: U diskutua situata e sigurisë dhe forcimi i koordinimit
Takimi i Ulutas me ambasadorin e ri të BE’së, KFOR jep detaje: U diskutua situata e sigurisë dhe forcimi i koordinimit
Lajme

You Might Also Like

Seanca e 9 shtatorit, Hamiti: VV’ja nuk u përmbahet as ligjeve as fjalëve të veta- Afati kushtetues për konstituim ka mbaruar më 7 gusht
Lajme

Seanca e 9 shtatorit, Hamiti: VV’ja nuk u përmbahet as ligjeve as fjalëve të veta- Afati kushtetues për konstituim ka mbaruar më 7 gusht

September 4, 2026
Zbardhet aktakuza për sulmin ndaj Jasharëve – Dalin detaje për planifikimin, urdhrat dhe zinxhirin komandues
Lajme

Zbardhet aktakuza për sulmin ndaj Jasharëve – Dalin detaje për planifikimin, urdhrat dhe zinxhirin komandues

September 4, 2026
Krasniqi: “Me problemet e arsimit nuk përballen Kurti, Osmani e Abdixhiku, ata si thojnë fëmijëve s’kena mujte me ti marr librat”
Lajme

Krasniqi: “Me problemet e arsimit nuk përballen Kurti, Osmani e Abdixhiku, ata si thojnë fëmijëve s’kena mujte me ti marr librat”

September 4, 2026
Ahmeti: Për 6 muaj bizneset qarkulluan afër 11 miliardë euro
Lajme

Ahmeti: Për 6 muaj bizneset qarkulluan afër 11 miliardë euro

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?