By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dosja e Prokurorisë: Si u planifikua dhe u zbatua vrasja e Adem Jasharit dhe e civilëve në Prekaz?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dosja e Prokurorisë: Si u planifikua dhe u zbatua vrasja e Adem Jasharit dhe e civilëve në Prekaz?
TOP Momenti

Dosja e Prokurorisë: Si u planifikua dhe u zbatua vrasja e Adem Jasharit dhe e civilëve në Prekaz?

Momenti
Published: September 4, 2026

Në 168 faqe aktakuzë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka dekonspiruar, në aktin e parë penal, ngjarjet në mes 5 dhe 7 marsit 1998 në Prekaz.

Aktakuza e Prokurorisë përfshinë 35 akterë nga strukturat e larta komanduese të ushtrisë, policisë dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Your browser does not support the video tag.

Në krye të operacionit për sulmin në lagjen e Jasharëve në Prekaz, sipas Prokurorisë, ishte i vendosur Jovica Stanishiq, i cili në atë kohë ishte zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe shef i Departamentit të Sigurisë Shtetërore, ndërsa zëvendësi i tij ishte i pandehuri Vlastimir Gjorgjeviq, në cilësinë e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme dhe shefit të Departamentit të Sigurisë Publike.

Plani, sipas PSRK-së, ishte ndihmuar edhe nga Sreten Lukiq, shef i shtabit për Kosovën të MUP-it.

Aktakuza përshkruan se plani i hartuar kishte përfshirë njësitë speciale antiterroriste dhe njësitë e posaçme policore.

Në aktakuzë, Prokuroria tregon se zbatimi i planit kishte nisur shumë ditë më herët para se të shkrepeshin armët e para ndaj Jasharëve.

Në atë kohë, në Skenderaj, sipas aktakuzës, ishte instaluar Njësia për Operacione Speciale, e udhëhequr nga komandanti i saj, i pandehuri Milorad Ulemek, i njohur me nofkën “Legia”. Sipas aktakuzës, ‘Legia’ dhe njësitë e tij qëndruan në fabrikën e municioneve dhe në një vilë afër saj, ndërsa kishin mbajtur të monitoruar me kamera shtëpinë e Jasharëve disa ditë para sulmit.

Në dosje përshkruhet qartë se ‘Legia’ kishte informacione për çdo lëvizje dhe kishte identifikuar edhe bunkerin ku strehohej Adem Jashari. Në planin operativ, aktakuza përshkruan se ai kishte për detyrë të pushtonte shtëpinë e Jasharëve..

Më 3 mars 1998, aktakuza përshkruan se njësitë ishin vendosur në fabrikën e municioneve, ndërsa në ndërkohë ishte hartuar plan i gjerë për të rrethuar fshatin.

Në dëshminë e cila ndodhet në aktakuzë, një pjesëtar i forcave të policisë që kishte marrë pjesë në operacion dëshmon se në rast ishin përfshirë 2 mijë policë nga shumë rajone dhe zona.

Më datë 4 mars zhvillime të tjera do të dokumentohen në afërsi të Jasharëve. Në fabrikën e municioneve do të ndërtohej një qendër e komandës. Aty përgjegjës do të emërohej Goran Radosavleviq, i njohur me nofkën “Guri”, ndërsa pjesë e tij ishin edhe të pandehurit Zhivko Trajkoviq, komandant i të gjitha Njësive Speciale Antiterroriste, Zoran Simoviq, komandant i Njësisë Speciale Antiterroriste në Beograd, Branko Çurçiq, komandant i Njësisë Speciale Antiterroriste në Novi Sad dhe Radisllav Staleviq, komandant i Njësisë Speciale Antiterroriste në Prishtinë.

Prokuroria sqaron edhe planin dhe detyrat konkrete të secilit prej anëtarëve të akuzuar.

Milorad Ulemek – Legia, thuhet në aktakuzë, se kishte kërkuar personalisht të komandonte sulmin ndaj shtëpive të Shaban Jasharit, ndërsa pozicioni i njohur si “Bunkeri” iu kishte caktuar Njësisë Speciale Antiterroriste nga Novi Sadi, nën komandën e të pandehurit Branko Çurçiq, i cili gjatë gjithë kohës së sulmit kishte qëndruar në shtab duke dhënë urdhra dhe koordinuar njësinë e tij, përderisa njësinë në terren e drejtonte i pandehuri Zhelimir Mrdal si zëvendës i tij.

Plani, sipas aktakuzës, ishte i gjerë – edhe në pjesën tjetër të lagjes – duke filluar nga rruga e lagjes Jasharaj nga drejtimi i Skenderajt e tutje, ishte caktuar ta sulmonin Njësia Speciale Antiterroriste nga Beogradi, nën komandën e të pandehurit Zoran Simoviq dhe Njësia Speciale Antiterroriste nga Prishtina, nën komandën e të pandehurit Radisllav Staleviq.

Aktakuzë ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në lagjen e Jasharajve në Prekaz

Këta persona, kishin qëndruar në shtab duke drejtuar veprimet e njësive të tyre, përderisa në terren njësitë ishin udhëhequr nga të pandehurit Spasoje Vuleviq dhe Vlado Todoroviq. Ndërsa Njësia e Posaçme e Policisë, e përbërë nga Detashmenti i Uzhicës me komandant, Branko Prljeviq, Detashmenti i Nishit me komandant, Radosllav Mitroviq, Kompania e Leskovcit me komandant, Milivoje Stojillkoviq, Togu i Nishit me komandant, Nenad Stojkoviq, Kompania e Vranjës me komandant, Sërgjan Iliq, Detashmenti i Kosovës me komandant, Bozhidar Filiq, Detashmenti 24 i Prishtinës me komandant, Zharko Brakoviq, Kompania e Mitrovicës me komandant, Çedomir Bozhoviq, njëkohësisht edhe komandant i Togut të Mitrovicës, Togu i Skenderajt me komandant, Zharko Rokviq.

Togu i Leposaviqit me komandant, Dushan Ivanoviq, Togu i Zubin Potokut me komandant, Staleta Mojsilloviq, Togu i Vushtrrisë me komandant, Vuçina Janiçijeviq, Kompania e Ferizajt me komandant, Milan Leçiq, Kompania e Gjakovës me komandant, Radomir Çoliq, Kompania e Prishtinës me komandant, Nenad Milaciq, Kompania e Pejës me komandant, Sërgjan Peroviq dhe Kompania e Prizrenit me komandant, Velko Radenoviq.

Të gjithë të pandehurit, sipas planit kishin formuar rrethin e hekurt në mënyrë që të pamundësojnë hyrje-daljet nga fshati Prekaz i Poshtëm, përkatësisht lagjja Jasharaj dhe njëkohësisht edhe të sulmonin nga pozicionet ku ishin të vendosura.

Aktakuza përshkruan në detaje edhe nisjen e sulmit dhe liston vrasjen e viktimave në itinerar kohor në mes datave 5 dhe 7 mars. Operacioni kishte nisur në 6 të mëngjesit më 5 mars dhe kishte përfunduar më 7 mars.

Në aktakuzë Prokuroria ka renditur një listë të gjatë të provave por më të rëndësishmet janë dëshmitë e dy ish pjesëtareve të njësive speciale të policisë së Serbisë të cilët morën pjesë në aksion.

Dëshmitarët, siç përshkruan Prokuroria, kanë rrëfyer tërë ngjarjen dhe strukturën e njësive të cilat janë përfshirë në aksion.

Siç shkruhet në aktakuzë, dëshmitarët e nacionalitetit serb i kanë identifikuar eprorët e akuzuar dhe kanë dhënë detaje për vendosjen e trupave në zonë.

Në dëshminë e tij njëri nga dëshmitarët ka rrëfyer se ‘Legia’ kishte tentuar të përdorte bomba fosforike ndaj shtëpisë së Adem Jasharit.

Dëshmitari rrëfen se në ditën e dytë të sulmit, ‘Legia’ kishte kërkuar cisterna me benzinë për të djegur llogore në afërsi të shtëpisë së Adem Jasharit.

Pasi, as kësaj radhe nuk kishin pasur sukses, dëshmitari tregon se pjesëtarët e njësisë se “Legias” kishin filluar me sulme edhe nga anët tjera, sepse nuk kishin sulmuar vetëm nga njëra anë.

Aktakuza sqaron që edhe ky sulm nuk kishte pasur sukses dhe “Legia” kishte urdhëruar që prapë të tërhiqet, me arsyetimin se pjesëtaret e tij ishin shumë të stërlodhur dhe duhet të pushonin.

Në dëshminë e tij ish-polici ka përshkruar edhe konfrontime dhe pakënaqësi në mes grupit udhëheqës. Pas dështimit të sulmit të ditës së dytë “Legia” kishte shkuar në shtab, ishte shumë i nervozuar dhe kishte kërkuar nga Goran Radosavljeviq – “Guri”, që për ditën e nesërme t’i siguronte bombat e fosforit, të cilat me minahedhës do t’i gjuante në oborr, me qëllim që t’i helmonte ata njerëz që kishin qenë në shtëpi, sepse, sipas tij ndryshe nuk mund të hynte brenda.

Dëshmitari përshkruan se “Guri” kishte qenë kundër kërkesës se “Legias” për bomba fosforike, dhe për këtë e kishte thirre direkt Jovica Stanishiqin, i cili ishte shef i Departamentit të Sigurimit Shtetërorë për tërë Serbinë (RDB), jo vetëm për Kosovën, i cili personalisht kishte ardhur në shtabin e krijuar në “Vilë” për të sqaruar situatën.

Nga diskutimet e asaj kohe, dëshmitari rrëfen se të gjithë kishin qenë të pakënaqur për shkak se planifikimet për operacionin ishin që ai të zgjaste vetëm disa orë.

Në diskutimet për bombat fosforike dhe në pamundësinë për të depërtuar me armët në posedim, ‘Legia’ kishte kërcënuar komandën se do e braktiste operacionin.

Siç shkruhet në aktakuzë “Legia” kishte thënë fjalë për fjalë, se nëse nuk i lejohen tanket, ai me pjesëtaret e tij do të tërhiqej për në Banjskë, pasi edhe komandantët e tjerë në shtab kishin qenë të shqetësuar se si “Legia” për tre ditë nuk e kishte kryer aksionin,

Në këto momente, sipas aktakuzës Jovica Stanishiq kishte pranuar që t’i përdorë tanket, duke i thënë se mund ta përdorësh tërë arsenalin e armatimit që kishte qenë aty përfshirë edhe tanket në ditën e tretë të aksionit në mënyrë që të përfundonte ky aksion.

Aktakuza përshkruan në detaje për armatimet e përdorura dhe për momentet kur në radiolidhje ishte lajmëruar vdekja e Adem Jasharit. Siç përshkruhet në aktakuzë, në ditën e tretë, me datë 7 mars 1998, në mëngjes kishte vazhduar sulmi. Atë ditë, për dallim nga dy ditët paraprake janë përdorur dy tanke pragat dhe tanke të kalibrit të ulët.

Dëshmitari, ish pjesëtar i policisë ka rrëfyer në prokurori se tanket e kalibrit më të ulët ishin hyrë direkt duke kaluar përtej murit në shtëpinë e Adem Jasharit dhe vetëm pas kësaj, dëshmitari tregon se “Legia” përmes radiolidhjes kishte komunikuar me Millorad Ulemek “Gurin”, të cilit i kishte thënë që ta njoftoj “Rubin 1” (Shtabi i Prishtinës), konkretisht Streten Lukiqin, se aksioni ishte kryer me sukses dhe se të gjitha objektet ishin në kontroll.

Ky mesazh llogaritet se ishte fundi i aksionit.

Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Tani është gjykata ajo që do ta vlerësojë aktakuzën dhe provat e paraqitura nga Prokuroria, teksa një tjetër element i rëndësishëm është se, sipas Prokurorisë Speciale, të 35 të pandehurit janë ende gjallë./Kallxo.com

You Might Also Like

“Çdo lidhje i ka krisjet”, Elijona pranon problemet në marrëdhënien me Klodin
Takimi i Stambollit, bashkimi i dështuar – hidhërimi i Jusuf Gërvallës me Kadri Zekën
Gjakovë: Gjendet pa shenja jete një 49-vjeçar
​Kamberi: Kujt dhe pse po i pengojnë policët shqiptarë në Luginën e Preshevës?
Propozimi i Sejdiut, Veliu: Duket se konsensusi Kurti-Osmani-Abdixhiku ka nisur shumë më herët

LEXO GJITHASHTU

BIA shfrytëzon edhe agjentët e fshehët për të siguruar vota për Vuçicin!
BIA shfrytëzon edhe agjentët e fshehët për të siguruar vota për Vuçicin!
Lajme
Lushtaku i përgjigjet Abdixhikut: Mos ma përdor emrin, zgjidhi problemet në LDK – Kur dojnë me u bo interesant m’ përmendin mu
Lushtaku i përgjigjet Abdixhikut: Mos ma përdor emrin, zgjidhi problemet në LDK – Kur dojnë me u bo interesant m’ përmendin mu
Lajme
6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik
6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik
Lajme
Raportohet për përleshje fizike mes disa punëtorëve grevistë me punëtorët e rinj të angazhuar në shkolla
Raportohet për përleshje fizike mes disa punëtorëve grevistë me punëtorët e rinj të angazhuar në shkolla
Lajme
Katër kandidatura për kryetar të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit
Katër kandidatura për kryetar të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti kritikon Serbinë: Kur nderohet Mlladiqi, s’mund të flitet për përballje me të kaluarën
TOP Momenti

Kurti kritikon Serbinë: Kur nderohet Mlladiqi, s’mund të flitet për përballje me të kaluarën

September 4, 2026
Përplasja në Vlorë, dyshohet për një të plagosur
TOP Momenti

Përplasja në Vlorë, dyshohet për një të plagosur

September 4, 2026
Përplasja mes dy biznesmenëve në Vlorë, Rama: Konfliktet brutale në zonat turistike s’do tolerohen
TOP Momenti

Përplasja mes dy biznesmenëve në Vlorë, Rama: Konfliktet brutale në zonat turistike s’do tolerohen

September 4, 2026
Sekuestrohen rreth 1.1 milionë euro në Strumicë
TOP Momenti

Sekuestrohen rreth 1.1 milionë euro në Strumicë

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?