Dardan Krasniqi, ish-kandidat për deputet nga Aleanca, ka folur në emisionin “Kosova Live” për problemet me të cilat po përballet arsimi në Kosovë.
Krasniqi ka përmendur mungesën e librave shkollorë, kushtet jo të përshtatshme nëpër shkolla dhe probleme të tjera që, sipas tij, vazhdojnë ta përcjellin sistemin arsimor në vend.
Ai ka bërë një krahasim mes këtyre problemeve dhe familjeve të udhëheqësve politikë, duke pretenduar se me sfida të tilla nuk përballen kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ish-presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi, sipas tij, fëmijët e tyre ndjekin mësimin në shkolla private.
Për më shumë nga deklarata e Krasniqit për gjendjen në arsimin e Kosovës, ndiqeni videon në vazhdim:
The post Krasniqi: “Me problemet e arsimit nuk përballen Kurti, Osmani e Abdixhiku, ata si thojnë fëmijëve s’kena mujte me ti marr librat” appeared first on Gazeta Express.

