Shpend Ahmeti nga DATA4X, në prezantimin e të dhënave makroekonomike në EURO n’T7, ka thënë se Kosova gjatë një viti eksporton shërbime mbi 4.3 miliardë euro, ndërkohë vetëm brenda periudhës së parë të këtij viti kemi eksportuar 1.7 miliardë euro.
Në bazë të këtyre të dhënave, kjo është kategoria e vetme ku kemi suficit, i cili është 924 milionë euro, për shkak se kemi eksportuar shërbime në vlerë 1.78 miliardë euro, ndërkohë kemi importuar 855 milionë euro.
Të dhënat po ashtu tregojnë se eksporti i shërbimeve është 3.4 herë më i madh se ai i mallrave.
“Kategoria kryesore te shërbimet hynë turizmi, gjithçka që diaspora blen në Kosovë, me bileta të avionit, me hotele, shpenzimet në markete dhe blerjet e tjera të tyre me karta krediti, edhe pjesët e tjera hyjnë pjesë e turizmit. Mund të kemi edhe prej turistëve të huaj, por pjesa më e madhe hyn nga diaspora. 50% e vlerës totale të shërbimeve, që është rreth 4.3 miliardë euro, është e këtyre shërbimeve që vjen nga diaspora jonë, që është shumë e fuqishme. Kjo i bie që përafërsisht diaspora shpenzon në Kosovë brenda një viti më shumë se 2 miliardë euro”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa pjesa tjetër e shërbimeve që eksportohen nga Kosova, rreth 800 milionë euro, hynë në kategorinë e shërbimeve moderne, që janë shërbime të teknologjisë informative, shërbime profesionale si kontabiliteti, auditimi e marketingu digjital.
The post Ahmeti: Diaspora shpenzon mbi 2 miliardë euro në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

