Partia në pushtet, OBRM-PDUKM po vazhdon të komentojë përplasjet në LSDM. Sipas deputetit Brane Petrushevski Maqedonisë i duhet një opozitë e fortë, dhe jo një LSDM siç është tani, një parti së cilës OBRM-PDUKM-ja i është fajtore për gjithçka.
Petrushevski akuzon liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, se po përhap panik dhe histeri, duke deklaruar se Mickoski është mbështetës i platformës së përbërë nga ish-funksionarë dhe funksionarë aktualë të partisë së tyre.
“Për Filipçen, OBRM-PDUKM-ja është fajtore për gjithçka, madje edhe për zhvillimet brenda partisë së tij. Nëse për Filipçen mënyra e vetme e veprimit është histeria që po përhap, nëse është përcaktuar vetëm për kritika dhe sulme ndaj gjithçka dhe çdokujt, madje edhe ndaj ish-bashkëpartiakëve, anëtarëve dhe ish-funksionarëve të partisë, atëherë vërtet është duke ndjekur një rrugë të gabuar. OBRM-PDUKM-ja, si parti që tani udhëheq Qeverinë, mund të vazhdojë vetëm të kujdeset për qytetarët, ndërsa Filipçen, me qëllim të mirë, e këshillojmë që dëshpërimin dhe sulmet t’i lërë mënjanë. Maqedonisë i duhet një opozitë e fortë, dhe jo një LSDM siç është tani, një parti së cilës OBRM-PDUKM-ja i është fajtore për gjithçka”, tha Brane Petrushevski.

