Një shtetasi të Shqipërisë i është konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 52 fishekë të kalibrit 12 mm në fshatin Dol të Gjakovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njësia policore ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë, të cilin po e drejtonte i dyshuari, shtetas i Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 52 fishekë të kalibrit 12 mm.
“Njësia policore ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollimit brenda në automjet në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë pushkë gjuetie dhe 52 fishekë të kalibrit 12 mm”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetim.

