By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vendimi në Hagë, ekspertët: Serbia mund të shtojë presionin diplomatik dhe luftën hibride
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vendimi në Hagë, ekspertët: Serbia mund të shtojë presionin diplomatik dhe luftën hibride
Lajme

Vendimi në Hagë, ekspertët: Serbia mund të shtojë presionin diplomatik dhe luftën hibride

Momenti
Published: September 27, 2026

Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar për intensifikim të aktiviteteve diplomatike dhe të luftës hibride pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke vlerësuar se mund të ketë përpjekje për ndikim në stabilitetin e brendshëm të Kosovës dhe nxitje të përçarjeve ndëretnike.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për Ekonomia Online se Serbia, me mbështetjen e Rusisë, mund të intensifikojë aktivitetet diplomatike ndaj shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, por edhe ndaj atyre që e kanë njohur.

“Agresiviteti pas aktgjykimit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, agresiviteti diplomatik i Serbisë tanimë do të duket, sepse Serbia së bashku me Rusinë do të marrin një mision diplomatik për të kërkuar nga shtetet mosnjohëse që të qëndrojnë në raport me këtë situatë, pra mos ta njohin Kosovën dhe ndaj atyre shteteve që kanë njohur Kosovën, t’i bindin që të tërheqin njohjen e cila është bërë në drejtim të Republikës së Kosovës. Prandaj, këto veprime në nivelin diplomatik, ne do të atakohmi edhe në aspektin e luftës hibride, do të atakohemi edhe në aspektin e ndonjë ndërhyrje nga jashtë nga strukturat e shtetit të Serbisë përmes formave të ndryshme apo përmes formave asimetrike për të prolonguar stabilitetin e brendshëm politik, social, shoqëror, por njëkohësisht për të stërzgjatur më pastaj mundësinë e eskalimeve të situatës që tanimë është duke u agravuar në rast se nuk do të kemi ndërhyrje të sektorit politik në raport me kërkesat që vijnë nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Tanimë përmasa e protestave ka ndërmarrë dhe jo vetëm në këtë kryeqytet, por tanimë kemi kaluar në komuna të tjera. Kjo dëshmon faktin për një sensibilizim që tash është duke ndodhur opinionit publik të Republikës së Kosovës. Por, në qoftë se shteti nuk është pranë qytetarëve për t’i adresuar këto çështje, atëherë strukturat e Serbisë mund të tentojnë që të krijojnë situata apo skenarë të caktuar të destabilizimit të sigurisë së brendshme të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Sipas Shalës, institucionet e sigurisë tashmë duhet t’i kenë të identifikuara skenarët e mundshëm dhe planet operative për t’u përballur me ta. Ai ka veçuar si një prej rreziqeve nxitjen e përçarjeve ndëretnike.

“Unë mendoj që tanimë në tavolinën e institucioneve të sigurisë janë skenarët e ndryshëm dhe ndaj këtyre skenarëve tanimë ekzistojnë edhe plani dhe veprime konkrete operative të mekanizmave përkatës. Por një nga veprimet kryesore mbetet çështja e nxitjes dhe përçarjes ndëretnike që mund të ndodhë përmes formave të ndryshme të paguara apo të sponzorizuara nga ana e Beogradit. Mund të kemi raste të goditjes apo sulmeve ndaj komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës, ku më pas do t’i atribuhet dhe veshja komplet protestës së qetë të cilën tanimë qytetarët e Kosovës kanë një vetëdije të lartë demokratike dhe kjo po manifestohet çdo mbrëmje duke mos lejuar fare të ketë eskalim apo incident gjatë këtyre takimeve që po zhvillohen në sheshet e Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka paralajmëruar se Serbia mund ta shfrytëzojë çdo tension të brendshëm për të shtuar aktivitetet ndaj Kosovës, ndërsa ka përmendur edhe propagandën dhe lajmet e rreme si pjesë të luftës hibride.

“Do të kenë impakt në kuptimin e asaj që ata do të shprehen në luftën hibride sikurse thashë, Serbia, edhe gjithandej me përkrahjen e Rusisë. Për këtë arsye ne duhet të jemi të kujdesshëm që ata shkojnë përtej asaj, çdo tension i brendshëm në Serbi do të reflektojë me aktivitet ndaj Kosovës me qëllim që t’i mbulojë ato tensionet e brendshme. Edhe kjo është ajo më e rrezikshmja. Por edhe lufta, apo propaganda serbe që do të jetë jashtëzakonisht aktive në kuptim të përhapjes së lajmeve të rreme, duke shpërfaqur kushedi se në forma të ndryshme edhe nga Gjykata që do të jemi shumë të kujdesshëm në atë drejtim. Që institucionet e sektorit të sigurisë duhet të jenë të ngjashme, sidomos inteligjenca dhe këto që të dalin me qëndrime ngase ata vetëm kanë filluar që pjesërisht të përfolet në mënyra të ndryshme implikimet, edhe rrjetet e tyre të spiunazhit, por edhe të tjera që mund të jenë fabrikim i të pavërtetave. Apo them, propagandës me një qëllim të caktuar si luftë hibride që mund të ngjallë apo të ngrisë përçarje të brendshme”, tha ai për Ekonomia Online.

Ibishi ka kërkuar që institucionet të jenë më të koordinuara, duke e lidhur këtë edhe me fazën e ardhshme të procesit gjyqësor.

“Për këtë arsye ne duhet të jemi të kujdesshëm edhe thërras që nga fillimi sikurse që shumica edhe protestuesve që flasin për një unitet të gjithëmbarshëm edhe koordinim të veprimeve me qëllim që të kalohet situata. Mendoj që është momenti i fundit që kjo të bëhet, nuk duhet pritur më në pakufi që kjo të shkojë me udhëtime jashtë, me kushedi se çfarë, a institucionet mbesin akoma, domethënë jofunksionale apo të pakrijuara. Edhe duhet të kemi një marrëveshje përgjithësisht se si të ecim bashkërisht përpara. Kjo është ajo porosia, edhe normal protestat mendoj që çojnë zë pozitiv në atë drejtim edhe mendoj që kjo është një adresim i saktë, por mbi të gjitha duhet të jemi shumë të përgatitur për mbrojtje për fazën pasuese të apelit që mund të ketë një rrjedhim të pacaktuar”, tha ai.

The post Vendimi në Hagë, ekspertët: Serbia mund të shtojë presionin diplomatik dhe luftën hibride appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd, flasin për “dëbim të serbëve”
Kriza e banimit vazhdon në Zvicër, qiratë pritet të rriten
SHBA-ja thotë se masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme
REL: “200 metrat” që liruan Ante Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim mbeten të paparashikueshme

LEXO GJITHASHTU

Aksident mes trenit dhe një veture në Lutogllavë të Pejës, një person i lënduar
Aksident mes trenit dhe një veture në Lutogllavë të Pejës, një person i lënduar
TOP Momenti
Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia e Veriut e ka futur në “Stop-listë”
Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia e Veriut e ka futur në “Stop-listë”
TOP Momenti
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
TOP Momenti
AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që e kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve
AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që e kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve
TOP Momenti
Protestat pas aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së, mesazhet e matura qetësuan masën
Protestat pas aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së, mesazhet e matura qetësuan masën
TOP Momenti

You Might Also Like

CNN: AfD e Gjermanisë është aq ekstremiste sa po i largon edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme
Lajme

CNN: AfD e Gjermanisë është aq ekstremiste sa po i largon edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme

September 27, 2026
Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energj
Lajme

Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energj

September 27, 2026
Kryediplomati gjerman pas takimit me Lavrovin: “Është e drejtë që të flasim me njëri-tjetrin”
Lajme

Kryediplomati gjerman pas takimit me Lavrovin: “Është e drejtë që të flasim me njëri-tjetrin”

September 27, 2026
Alarm pranë bazës amerikane në Britani, arrestohen disa persona, evakuohen banorët
Lajme

Alarm pranë bazës amerikane në Britani, arrestohen disa persona, evakuohen banorët

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?