Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të premte në Tiranë te Zogu i Zi, ku për pasojë ka mbetur një person i plagosur.
Sipas raportimeve, i plagosuri është një shtetas kosovar, i cili ka marrë plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri me autorin janë konfliktuar në rrugë, në zonën e Zogut të Zi, më pas, plagosja ka ndodhur në një lokal pranë Kryqit të Kuq.
Ndërkohë, Policia po verifikon një person i cili dyshohet se është autori i ngjarjes. /Euronews.al/

