By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama në New York: Joe Biden tradhëtoi Hashim Thaçin “Xhorxh Washingtonin e Prishtinës”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama në New York: Joe Biden tradhëtoi Hashim Thaçin “Xhorxh Washingtonin e Prishtinës”
TOP Momenti

Rama në New York: Joe Biden tradhëtoi Hashim Thaçin “Xhorxh Washingtonin e Prishtinës”

Momenti
Published: September 25, 2026

Në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij me tone të ashpra për dënimin e bujshëm të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Veçanërisht, për privimin e lirisë së ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ai nuk është me ne sot këtu dhe ai nuk mund të jetë sot me ne këtu, sepse ky vend e tradhtoi! Joe Biden-i që e emërtoi George Washingtoni i Kosovës, e tradhtoi! Sepse edhe pse gjenerali Clark dhe disa miq të shkëlqyer amerikanë bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin, George Washingtoni-n e Kosovës. Kjo s’më bën të ndihem mirë dhe dua ta ndaj.

Dua të ndalem këtu sepse nuk dua të them më shumë…

Askush nuk duhet të me keqkuptojë, kur them tradhtuar, e kam fjalën se ne jemi të gjithë shumë të vegjël. Edhe së bashku nuk jemi të mëdhenj, por ne kemi kremtuar e do të kremtojmë gjithmonë faktin se si shqiptarë jemi miq me më të mëdhenjtë e më të fortët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndaj, ndihem i tradhtuar! Jam i sigurt që ky vend mund të kishte bërë më shumë. Së pari e mbi të gjitha, duke mos lejuar që kjo farsë të niste”, deklaroi Rama për Thaçin, të cilin thuajse çdo herë e ka quajtur vëlla.

“Shqipëria i përket Zotit dhe mikut”, tha Rama më tej, duke shtuar se nuk duhen fajësuar të huajt që investojnë në Shqipëri.

Numri një i kabinetit e cilësoi ndikimin e rrjeteve sociale dhe manipulimin e mendjeve të të rinjve si një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen sot shoqëritë, duke paralajmëruar për keqpërdorimin e lirisë së shprehjes dhe përhapjen e dezinformimit.

“Armiqtë nuk ka nevojë të na ndjekin me raketa, por duke u përzier me trurin e të rinjve tanë çdo orë përmes telefonit celular. Nëse Amendamenti i Parë ka për qëllim të lejojë çdo lloj mbeturine e plehre, ndjesë se po hani, nuk po jetojmë në civilizim, por barbari! Nuk bëjmë dot të njëjtën gjë me armiqtë tanë, ata kanë vënë mburojë për njerëzit e tyre. Ne nuk përzihemi dot me mendjen e fëmijëve kinezë, sepse janë të mbrojtur, nuk jam avokat për mbylljen e rrjeteve sociale, apo të ndikojmë te liria e shprehjes, por e vërteta nuk ka qenë kurrë më e abuzuar dhe konsumuar në emër të gënjeshtrës, manipulimit dhe të së keqes“, përfundoi Rama./Tv Klan

You Might Also Like

Gërvalla: Ligjin Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
PDK-ja miraton deklaratë politike me tri pika
​Hamza kërkon veprim urgjent shtetëror: Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të jetë prioritet
Deponitë ilegale në Shkup: Gjoba deri në 20.000 euro dhe dënime me burg
Moti për fundjavë në Maqedoninë e Veriut

LEXO GJITHASHTU

Moti gjatë vikendit, s’parashihen reshje shiu, IHMK: Temperaturat arrijnë deri në 19 gradë
Moti gjatë vikendit, s’parashihen reshje shiu, IHMK: Temperaturat arrijnë deri në 19 gradë
Lajme
‘’Me deklaratën e saj, Gërvalla ka fyer çdo dëshmor’’, Musmurati i reagon ministres, thotë se UÇK’ s’është temë ditore
‘’Me deklaratën e saj, Gërvalla ka fyer çdo dëshmor’’, Musmurati i reagon ministres, thotë se UÇK’ s’është temë ditore
Lajme
Lushtaku: Unë dhe qytetarët duam të shohim vendime konkrete nga Qeveria
Lushtaku: Unë dhe qytetarët duam të shohim vendime konkrete nga Qeveria
Lajme
‘‘Stoik në shi’’, Liria ka Emër ndan foto nga protesta në Ferizaj kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së: Jo në emrin tim
‘‘Stoik në shi’’, Liria ka Emër ndan foto nga protesta në Ferizaj kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së: Jo në emrin tim
Lajme
‘‘Çdo herë e më shumë po rritet masa’’, Musmurati për ish-krerët e UÇK’së: Kanë prodhuar gjithmonë diçka pozitive për Kosovën
‘‘Çdo herë e më shumë po rritet masa’’, Musmurati për ish-krerët e UÇK’së: Kanë prodhuar gjithmonë diçka pozitive për Kosovën
Lajme

You Might Also Like

MPB: Një burrë nga Koçani paguan 18.000 euro për heqjen e magjisë së zezë, policia në kërkim të mashtruesve
TOP Momenti

MPB: Një burrë nga Koçani paguan 18.000 euro për heqjen e magjisë së zezë, policia në kërkim të mashtruesve

September 25, 2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar
TOP Momenti

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar

September 25, 2026
Kuvendi voton të hënën deklaratën për Specialen, në rend dite edhe zgjedhja e nënkryetarit
TOP Momenti

Kuvendi voton të hënën deklaratën për Specialen, në rend dite edhe zgjedhja e nënkryetarit

September 25, 2026
Durmishi: Maqedonia e Veriut është platformë prodhuese dhe eksportuese për tregjet evropiane dhe rajonale
TOP Momenti

Durmishi: Maqedonia e Veriut është platformë prodhuese dhe eksportuese për tregjet evropiane dhe rajonale

September 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?