Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë së tij ka folur për projektligjin për Gjykatën Speciale. Hamza ka sqaruar se nisma synon rishikimin e fushëveprimit të Dhomave të Specializuara dhe jo mbylljen e tyre.
Hamza ka thënë se projektligji parasheh që çështjet që nuk lidhen me pretendimet e raportit të Dick Martyt të transferohen në sistemin e drejtësisë në Kosovë, së bashku me dosjet, provat dhe materialet përkatëse.
Ai ka shtuar tutje se nisma propozon edhe mundësinë e monitorimit nga organizata ndërkombëtare profesionale e të pavarura të standardeve të gjykimit të drejtë, kohëzgjatjes së proceseve, kushteve të paraburgimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
Ai sqaroi se propozimi nuk ndërhyn në fazën aktuale të proceseve, të cilat vazhdojnë deri në përfundim të Apelit.
“Tani duhet të veprohet edhe si shtet. Kuvendi duhet ta bëjë pjesën e vet. Qeveria duhet ta bëjë pjesën e vet. Edhe PDK do ta bëjë pjesën e vet”, deklaroi ai./Express/
The post Hamza sqaron Ligjin për Specialen: S’bëhet fjalë për mbyllje, çështjet që s’lidhen me Dick Martyn të transferohen në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

