Një grua 45-vjeçare nga fshati Vrapçishte i Gostivarit është sjellë mbrëmë në Qendrën e Urgjencës në Gostivar pa shenja jete.
Policia njofton se rasti është raportuar në orën 21:45 në DPB të Gostivarit. Një mjek ka konfirmuar vdekjen, ndërsa në trup nuk ka pasur shenja të dukshme dhune.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/

